AKTUALITET

Pa të gjithë atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoji, flet dëshmitari: Kur hymë në autostradë filluan të na qëllojnë

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Shtator 2025, 15:18

Pa të gjithë atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoji, flet

Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit ndaj Plerent Dervishajt dhe Julian Meçës për dosjen e atentatit ndaj Arjan Ndojit dhe Aleksandër Lahos. Në seancë kanë dëshmuar disa dëshmitarë, siç bën me dije gazetarja e Topp Channel Anila Hoxha, mes të cilëve edhe Stiven Meziu, i cili ka qenë me një makinë pas ish-prokurorit në momentin që mjeti i këtij të fundit është goditur me plumba.

“Unë gjatë 2019 kam jetuar në Sukth, në atë kohë kam qenë i punësuar tek ujësjellësi i Durrësit. Aleksandër Lahon ka kohë që e njoh, jam shoqëruar me të gjatë 2019. Në 1 nëntor të 2019 kam qenë me Aleksandër Lahon, kemi lëvizur atë ditë me një makinë Benc, që ishte në pronësi të dikujt tjetër.

Në u takuam në Sukth. Kemi shkuar në Durrës, kemi pirë kafe, jemi kthyer prapë në Sukth, pasdite kemi shkuar edhe njëherë në Durrës kemi pirë kafe në plazh, tek korali. Unë, Andi Maloku, Pëllumb Muharrem dhe prokurori Arjan Ndonj. Tek lokali ka ardhur makina e prokurorit, kemi qëndruar rreth 1 ore e ca, unë dhe i ndjeri kemi qenë tek kafja ngjit. Pasi kanë dal nga lokali prokurori dhe Pëllumbi, unë po prisja që ta merrja dhe ata hipën në makinë të Arjanit dhe jemi nisur për në Sukth. Para ka qenë makina e Arjanit pas atij kam qenë unë me makinën që lëvizja me Pëllumbin.

Sa kemi hyrë ne autostrade, kemi bërë një pjesë rruge, aty kanë filluar të gjuajnë makinën e prokurorit. Kam parë makinën, benz gri që më ka parakaluar në krah të kundërt, me xhama të zinj sterr. Nuk kam dëgjuar zhurmë se isha me xhama mbyllur, kam parë plumbat që kanë dal edhe armët. Kanë nisur të qëllojnë sapo ka dal paralel me makinën e makinës.

Pastaj nuk kam parë asgjë sepse kam ndaluar për të dhënë ndihmën e parë. Të dëmtuar ishin të tre bashkë, Andi ishte shofer, Arjani ne vend të parë dhe Pëllumbi mbrapa. Se di sa ka qenë dëmtimi që kanë marrë por unë u dhashë ndihmën e parë. Jam takuar me Pëllumb Muharremin, pas ngjarjes, por ai nuk më ka thënë asgjë, pse ka ndodhur kjo ngjarje, sepse ai s’ka pasur konflikte. Për autorët, nuk dimë asgjë, vetëm nëpërmjet mediave.

Me Pëllumb Muharremin kam filluar të shoqërohem pas 2018-ës. Me të kam pasur raport shoqëror, herë kam punuar shofer, herë punë të tjera. Unë e kam shoqëruar si shok, nuk i njoh Plarent Dervishajn dhe as Julian Mecen vetëm nëpërmjet medias. Nuk i kam dëgjuar emrat e tyre, nga Pëllumb Muharremi. Nuk e mbaj mënd numrin që kam pasur në atë kohë, tani kam numër tjetër.

Pas kësaj dëshmia ka ndërhyrë avokati Ilia Ilia: A ke konstatuar që Pëllumb Muharremi përdorte, telefon të enkriptuar?

“Jo se kam idenë. Shoqërimi im ka qenë thjesht shoqëror. Nuk kam asnjë lloj dijenie për atentatin e 20 qershorit 2019 në Koxhas të Shijakut, ndaj këtyre personave. Sot nuk kam asnjë lloj raporti me Pëllumb Muharremin, nuk e kam idenë se ku është. Nuk kam asnjë lloj dijenie, për problemin e tokave në Hamallaj dhe rrushkull”, tha ai.

“A keni dijeni për vrasjen e ish-gjyqtarit Skerdilajt Konomi? Kur je njohur me Pellumbin?”, ishte pyetja tjetër e avokatit.

“ Nuk kam asnjë lloj dijenie, në lidhje me ketë çështje… Nga 2018-2019, e kam njohur s’kam pasur asnjë lloj pune, kam qenë thjesht lidhje shoqërore. Nuk më ka përmend asnjë emër konkret. Edhe pas ngjarjes kur unë e kam taku. Nuk e kam taku sepse ai nuk është këtu”, tha dëshmitari.

Avokati Ilia Ilia: Kur kanë filluar të gjuajnë në drejtim të makinës, në çfarë pozicioni ishte benzi?

“Ka nisur të gjuaj që kur ishte paralel me mua, s’jam në gjendje të them nëse mund të më kishte vrarë edhe mua apo jo”, iu përgjigj ai.

Në këtë seancë po ashtu ka dëshmuar edhe Altin Gupi.

“Unë kam një biznes që nga 2005, biznes makinash. Gjatë 2019-ës kam pasur edhe biznesin e futra-perimeve. Shtetasi Arben Aliaj ka sjelle një Honda, ngjyrë gri. Unë ja lash Ariol Halilajt këtë automjet pasi donte ta blinte. Vajtëm tek noteri qe ta blinte makinën por Arben Aliaj nuk ishte në Shqipëri dhe nuk u realizua aktshitja. Këtë makine e mbajti Arioli, disa ditë dhe më pas e ktheu, nuk e mbaj mend fiks, 1 javë, 10 ditë, më pas e ktheu. Ai ishte me banim në Shkozet, Shkallnur se di si quhet ajo zonë. Di që ka ndodhur një atentat. Por s’kam asnjë informacion tjetër”, pohoi ai para trupës gjykuese.

Një tjetër dëshmitar ishte edhe Dorjan Shaba.

“Gjatë 2019-ës kam qenë në Shijak, kam pasur makinë në pronësi, e njoh shtetasin Genti Ndërjaku, e kam pasur shok fëmijërie. Enver Shabën e kam xhaxha. Nuk kam pasur komunikim me shtetasin Pëllumb Muharremi, nuk e njoh. Arjan Ndoj e njoh nga xhaxhai, si avokat. Nuk njoh askënd nga personat që ju përmendni”, tha ai.

 

 

Artikuj te sugjeruar

AKTUALITET 19 Shtator12:36

SPAK me mungesë të theksuar stafi

Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani vuri në dukje se prokurorët ...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë