AKTUALITET

Përcillet sot në banesën e fundit, DW: Ismail Kadare, shkrimtari që gjente magjiken te realiteti!

n.f Përditësimi i fundit 3 Korrik 2024, 09:51
Përcillet sot në banesën e fundit, DW: Ismail Kadare, shkrimtari
Kadare

GJERMANI- Ismail Kadare, një nga shkrimtarët më të mëdhenj shqiptarë, jetoi dhe krijoi nën një nga regjimet më shtypëse në histori. Kritikët gjermanë vlerësojnë veprat e tij dhe analizojnë kompleksitetin e figurës së tij. Shtypi gjerman i ka kushtuar vëmendje shkrimtarit të famshëm shqiptar, Ismail Kadare, që u nda nga jeta më 1 korrik 2024.

Martin Ebel në Süddeutsche Zeitung vlerëson Kadarenë si një shkrimtar që, megjithëse jetoi nën një nga regjimet më shtypëse totalitare në botë, arriti të krijonte letërsi botërore. Për Ebel "Kadare nuk është as realist, e as socialist." Kadareja nuk iu nënshtrua kurrë direktivave të komunizmit, shkruan Ebel, duke argumentuar se në veprat e tij "nuk ka kolektiv të bindur në fitore, por individë që dyshojnë, nuk ka të vërteta, por variante." 

Tek "Ura me tri harqe" Ebel e gjen më së miri stilin unik të Kadaresë, por nuk harron të falënderojë edhe përkthyesin Joachim Röhm, i cili i bëri veprat e Kadaresë të lexueshme për publikun gjerman.

Sa i përket pozitës së Kadaresë në periudhën e diktaturës, Ebel tërheq një paralele me Shostakoviçin: "Fati i Kadaresë dhe dënimi që i bëhet atij me lehtësi në Perëndim, na kujtojnë kompozitorin Shostakoviç: i nderuar dhe i përndjekur njëkohësisht nga Stalini. Të dy, si Shostakoviç dhe Kadareja, donin të mbijetonin dhe të punonin. Të dy ia dolën."

Ambivalenca nuk e zbeh intensitetin letrar

Andreas Platthaus në 'Frankfurter Allgemeine Zeitung' përqendrohet pikërisht në ambivalencën e figurës së Kadaresë si shkrimtar i njohur në Perëndim që gëzonte mbrojtjen e diktatorit. Ai spekulon se ky qëndrim i Kadaresë në periudhën e diktaturës, por edhe "nacionalizmi i tij i pakontestueshëm që shpesh përmbante dhe elemente islamofobe", do të jetë bërë shkak se përse Kadaresë nuk iu dha kurrë Çmimi Nobel.

Gjithsesi, as Platthaus nuk e vë në dyshim, se Kadareja ka një vend të padiskutueshëm në letërsinë botërore dhe arrin në përfundimin se personaliteti i tij ambivalent nuk e zbeh aspak as intensitetin letrar të veprave të tij dhe as famën pas vdekjes në Shqipëri dhe në gjithë botën: "Çfarë do të ishte letërsia pa këta njerëz ambivalentë? Në rastin e Ismail Kadaresë tani do ta mësojmë, fatkeqësisht."

Magjikja pjesë e realitetit

Karl Markus Gauß, në një artikull për të përditshmen zvicerane 'Neue Zürcher Zeitung', vlerëson romanin "Kronikë në gur" si një nga veprat më të bukura të Kadaresë. "Romani tregon në mënyrë bindëse se si autori nuk i mbulon me magji realitetet si një metodë të veçantë letrare, por e gjen mrekullinë te vetë realiteti, sepse magjikja për të është pjesë e së përditshmes njerëzore", shkruan Gauß. Edhe ai lëvdon përkthyesin Joachim Röhm, duke e quajtur "një fat për Kadarenë që kishte gjetur një përkthyes besnik e me fuqi gjuhësore dhe njohës të vendit." 

Kritik është Gauß për përpjekjen e Kadaresë pas rënies së sistemit stalinist për t'u stilizuar si disident, në librin "Pranvera shqiptare". Por artikullshkruesi distancohet nga një gjykim përgjithësues.

"Përfshirja e këtij artisti të rëndësishëm në aparatin totalitar të pushtetit mund të dënohet edhe përtej vdekjes nga ata që vetëkënaqen duke drejtuar gishtin ndaj të gjithëve që kanë jetuar në kushte shumë më të vështira dhe më të rrezikshme – dhe donin të shkruanin. Ismail Kadare ishte padyshim një tregimtar epokal, i cili me atdheun e tij të mallkuar dhe të dashur, Shqipërinë, la gjurmë të pashlyeshme në letërsinë botërore që për ne ishte Terra incognita."/ DW

ismail kadare

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë