Nga Adriatik Zotkaj, Erion Isai, Majlinda Bufi e Josif Gorrea, aferat dhe pasurimit dyshimtë I kryebashkiakëve
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...

Posti i Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare do të jetë vakant duke filluar nga muaji tetor, pas përfundimit të mandatit të titullarit ekzistues, Mimoza Kaçi.
Mimoza Kaçi u emërua për herë të dytë në Bordin e AMF-së, në vitin 2020, në detyrën e Nëndrejtorit Ekzekutiv. Më pas, në fund të vitit 2023, ajo u emërua Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive, për të përfunduar mandatin e ish-anëtarit, Ervin Mete.
Për Mimoza Kaçin, mandati aktual ishte i dyti në Bordin e AMF-së. Ligji “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare” parashikon që anëtarët e Bordit të AMF-së kanë të drejtë rizgjedhjeje vetëm njëherë.
Ligji i lejon anëtarit të Bordit të qëndrojë në detyrë deri në tre muaj pas përfundimit të mandatit. Me përfundimin e afatit tremujor, anëtari që i ka përfunduar mandati nuk mund të qëndrojë më në detyrë. Në rastin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv, kompetencat i kalojnë përkohësisht Nëndrejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv. Aktualisht, ky pozicion mbahet nga Merita Gurabardhi.
Sipas ligjit, kandidatura për anëtarin e Bordit që mban detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të AMF-së miratohet nga Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave. Kryeministria bëri në muajin korrik shpalljen publike për aplikim për kandidatët e interesuar. Afati për paraqitjen e aplikimeve ishte data 29 gusht, por deri tani Këshilli i Ministrave nuk ka miratuar zyrtarisht një kandidaturë për t’ia propozuar Kuvendit të Shqipërisë.
Ligji kërkon që kandidati për Anëtar i Bordit të AMF-së të ketë përfunduar ciklin e plotë të studimeve universitare në fushat ekonomike, juridike ose të lidhur me shkencën e aktuarëve dhe të ketë përvojë profesionale të paktën 7-vjeçare, nga të cilat, të paktën 5 vjet në financë-kontabilitet, administrim i shoqërive tregtare, këshillim ligjor i shoqërive tregtare, hartim legjislacioni, shkencë e aktuarëve ose sigurime shoqërore dhe pensione.
Parashikimet e ligjit organik të AMF e kufizojnë ndjeshëm spektrin e kandidatëve potencialë që mund të jenë anëtarë Bordi të AMF, duke përfshirë edhe pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv. Sipas ligjit, nuk mund të jenë anëtarë të Bordit të Autoritetit persona, të cilët në tre vitet e fundit kanë qenë ortakë, aksionarë, apo anëtarë të organeve drejtuese të subjekteve të mbikëqyrura; kanë lidhje familjare me personat e parashikuar në shkronjën “a” të këtij paragrafi; në tre vitet e fundit kanë qenë punonjës me kohë të pjesshme apo të plotë në subjektet e mbikëqyrura./Monitor
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Qafë Mali–Fierzë&...
Shqipëria do të përjetojë kushte atmosferike të qëndrueshme ditën e enjte, më 9 tetor 2025. Sipas metereologëve, ...
Klodian Rado, ish-gjyqtar dhe sot pedagog në Kanada, ka renditur sipas gjykimit të tij arsyet që çuan në tragjedinë në Gjyk...
Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në segmentin rrugor Qafë Mali-Fierzë. Një automjet ka dalë ng...
Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Qafë Mali-Fierzë ku një automjet ka dalë nga rru...
Një konflikt i çastit mes dy miqve nga Tropoja por që ishin vendosur me banim në Kamëz, është kthyer në një tra...
Kjo është një nga fotot e bujshme, që u zbulua në dosjen hetimore të aferës së inceneratorëve. Në foto shfaqen...
Pra, të kesh në dorë menaxhimin e fondeve që BE jep për bujqësinë shqiptare, duket se nuk është fitimprurëse v...
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, brenda sallës së gjyqit sapo dha vendimin, ka tronditur opinion publik dhe ka ngritur pikëpyetje për sig...
Në emisionin e kaluar Plug zbardhi skemën se si u abuzua me 35 milionë euro nga fondet e IPARD, që në vend që të shkonin n&eu...