AKTUALITET

Përndiqte vajzën prej 3 vitesh, arrestohet maniaku i dënuar më herët për përdhunim

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Maj 2023, 21:43
Përndiqte vajzën prej 3 vitesh, arrestohet maniaku i dënuar
Foto ilustruese

Historia e denoncuar në emisionin “Piranja” ka të bëjë me një adoleshente nga një qytet jugor i Shqipërisë. Prej 3 vitesh në makth ajo tregon kalvarin e torturës psikologjike nga ish i dashuri i saj virtual. Kërcënime që bëheshin rregullisht nëpërmjet chateve që i dërgonte. Duke qenë ende e mitur asokohe, vajza nuk guxonte të fliste me njeri, dhe mbyllej edhe më shumë në vetvete duke kaluar në kokë edhe veprime ekstreme. Përndjekësi vazhdon ta shantazhojë pa u ndalur aspak nga lutjet e saj.

Vajza kërkon dëshpërimisht ta harroje sa më parë këtë histori të tmerrshme që ka përjetuar, por ky maniak 27 vjeçar duket se nuk ka aspak në mend ta lërë të qetë.

Për ta kuptuar më mire se me kë kemi të bëjmë, shkuam të takojmë vajzën e cila ishte në gjendje tepër të rënduar psikologjike. Ajo na tregoi me detaje gjithë çfarë ka ndodhur në këto tre vite, që nga momenti i parë i njohjes në Instagram me të riun.

Siç ndodh shpesh, në këtë kohë kur rrjetet sociale janë si një pike takimi mes te rinjve, vajza ka nisur të ketë një lloj pëlqimi për të riun, dhjetë vite më të rritur. Pa menduar aspak për pasojat që do të vinin me pas.

Sepse fatkeqësisht shumë meshkuj mendojnë se nëse një femër pranon të hyjë në një ambient të mbyllur, atëherë i lind e drejta të abuzojë me të.

Duhet kuptuar gjendja psikologjike e një të miture menjëherë pas abuzimit, mes tmerrit të përjetuar dhe dilemave për të ardhmen. Dhe pikërisht këtu, dhunuesi përfiton. Ai bëhet më i ngrohte dhe i dashur, duke e futur në grackën e një raporti, që për vajzën, në fillim duket si afektiv. Por që në realitet është vazhdimi i abuzimit të sapo nisur. Fatkeqësisht vajza nuk e kupton duke rënë në të tjera gabime...

Dhe këtu, më në fund, vajza e kupton se me çfarë personi ka të bëjë. Pasi e ka përdhunuar, ai kërkon edhe ta mbaje nen kontroll te vazhdueshëm, duke e shantazhuar me video intime.

Por videot janë vetëm një pjese e vogël e presioneve qe ai i bënte vajzës. Kohe pas kohe ai e kërcënonte se do ti bënte keq të afërmve të saj.

Vajza e ka takuar disa herë, nën kërcënime dhe presione qe ai ia bënte në çdo orë të ditës. Gjë që shihet edhe në chatet që i dërgon. Ndoshta ky është momenti kur vajza nis të mendojë seriozisht për veten e saj, dhe bindet që t’i japë fund njëherë e mire makthit tre vjeçar. Dhe disa minuta pas kësaj bisede, vajza, merr guximin që ta takoje personin qe i ka nxirë jetën.

Përdhunuesi tregohet i ftohte dhe thuajse indiferent ndaj shpërthimit të vajzës. Duket sikur diçka ka kuptuar. Kjo bindje na shtohet edhe nga mënyra se si kërkon të largohet sa me shpejt, duke shikuar anash, dhe duke vënë dhe kapuçin në kokë. Është momenti që të ndërhyjmë përpara se sa ta humbim nga sytë.

Ndërkohë që në së bashku me vajzën, na mbetet ti drejtohemi policisë, për të denoncuar të gjithë abuzimet e këtij personi, i cili i ka hequr 3 vite nga jeta një te mitur, duke i shkatërruar asaj vitet më të bukura.

Disa ore pas denoncimit të bërë, vajzës i mbërrin ky mesazh në celular. Nga sa shkruan duket një tjetër person, i cili i përgjërohet, duke i numëruar një sërë problemesh qe ka me jetën e tij. Ai lutet që gjithçka te mbyllet aty.

Sepse ndërkohë, policia ka kryer arrestimin e tij, nën akuzën e përndjekjes. Por fatkeqësisht ky nuk është rasti i parë, pasi vetëm një vit më parë, ai ka përdhunuar një tjetër 15 vjeçare. Tre ditë më vonë, Gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për përdhunuesin, i cili shpresojmë se këtë radhë nuk do ta kalojë me disa jave burg si herën e parë./Syri

piranjat

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë