AKTUALITET

Përplasjet e përgjakshme në Shkodër/ Si i favorizoi prokurori njerëzit e botës së krimit. 50 mijë euro një dorë për...

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Shtator 2025, 21:51
Përplasjet e përgjakshme në Shkodër/ Si i favorizoi

Ngjarja e rëndë që ndodhi në Shkodër më 8 shtator 2025, u realizua nga Ragip Gila, i cili paraditen e 11 shtatorit u njoh me masën e sigurisë në Gjykatën e Shkodrës, që vendosi ta lërë në burg. Fakti që Gila, ndonëse kishte si objektiv Erogen Vason, ekzekutoi 2 persona të tjerë, tregon se në fakt ai nuk ishte një vrasës profesionist. Megjithatë rezulton një person me të shkuar kriminale, që duhej të ishte pas hekurave, nëse drejtësia nuk do i kishte krijuar lehtësirat që e liruan nga burgu. Në fakt ky nuk është rasti i parë që gjykatat me vendimet e tyre i hapin rrugë personave që janë në shërbim të grupeve kriminale, duke u bërë shkak për krime të rënda që ndodhin më pas.

Në bisedat e përftuara  nga aplikacionet “EncroChat” dhe “SKY”, ish-prokurori i Shkodrës dhe Kukësit, Xhevahit Lita, pjesë e dosjes “Metamorfoza”, së bashku me 2 oficerë Policie rezultojnë se favorizojnë Eljon Haton, Shkëlzen Xhenjen dhe Arsad Bashlin për të mos u marrë të pandehur për ngjarjen e vitit 2021 ku Endri Mustafa u largua nga shtëpia dhe u gjet i vrarë dy ditë më pas në zonën e Livadheve në Shkodër. Madje, prokurori dhe 2 punonjësit e policisë do shpërbleheshin për “punën” e bërë me 55 mijë euro, 50 mijë euro për Litën dhe 5 mijë euro për efektivët. Në dosje del në dritë fakti se 2 oficerët kanë hequr nga fashikulli i çështjes hetimore të atentatit ndaj Taulant Pepës dhe Kolec Markut një përgjim të Pepës, që përmend Bardhyl Mavrajn, i cili është vëllai i Safet Bajrit.

Pra, duket ashtu si grupi “Bajri” edhe rivalët e tyre “Lictë”, kanë lidhjet e tyre në struktura të caktuara, qoftë edhe në ato të drejtësisë, që herë pas here krijojnë lehtësira, duke u vënë në një farë formë në shërbim të tyre.

Autori i vrasjes së dyfishtë në Shkodër dhe plagosjes së dy të tjerëve, Ragip Gila kishte vetëm 6 muaj që kishte lenë qelinë. Sipas vendimit të marrë më 4 mars 2025 nga gjyqtari Albert Keraj, Gila është dënuar për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, me 5 vite burgim pasi në banesën e tij gjatë një kontrolli të policisë u gjet një sasi prej 1.3 kilogramë kanabis.

Gjatë kontrollit u gjetën edhe municione si dhe disa jelekë antiplumb, maska silikoni, etj, por në fund Gila u shpall fajtor vetëm për trafikim të lëndëve narkotike, por për shkak se 29-vjeçarit iu pranua gjykimi i shkurtuar ai u dënua me 3 vite e 4 muaj heqje lirie dhe këtë dënim Gjykata ia pezulloi për ta vendosur në 5 vite shërbim prove me kushtin që gjatë kësaj periudhe të mos shoqërohet me persona me precedentë penale dhe te mos kryejë asnjë vepre penale.

Sipas vendimit të Gjykatës autori ka pranuar fajësinë dhe ka shfaqur pendesë përballë trupit gjykues dhe në të njëjtën kohë rezulton person pa precedent të mëparshëm penal. Po kështu përmes avokatit të tij mbrojtës ai ka dorëzuar një raport mjekoligjor ku i duhej të kujdesej për babanë e tij që vuan nga diabeti dhe qëndron në regjim shtrati. Për këtë gjykata urdhëroi pezullimin e dënimit me burg dhe lirimin nga qelia të Gilës.

Favoret ndaj eksponentëve të ndryshëm të krimit ndodh që sjellin krime të rënda. Ashtu siç ishte “masakra e Dobraçit”, e ndodhur më 30 tetor 2024 e që duket se u pasua me një tjetër masakër, si ajo e 8 shtatorit 2025.

Pas arrestimit të Safet Bajrit më 21 shkurt 2025, për të cilin tashmë ka një akuzë zyrtare për vrasjen e Fatbardh Licit, rivaliteti mes dy familjeve duket se është vulosur një herë e mirë. Sfida e drejtësisë tashmë është arrestimi i Ibrahim Licit, që të paktën pas “masakrës së Dobraçit” u konfirmua prezenca e tij, në Shkodër, edhe pse askush nuk e tha zyrtarisht. Madje duket se i gjithë organizimi i 30 tetorit 2024, ishte për të realizuar vrasjen e tij.

E për aq kohë sa një krim nuk ndëshkohet, krimet e tjera që e pasojën duket se janë të pritshme. Shkodra ka qenë e gjunjëzuar para këtyre personazheve që për vite me radhë kanë sfiduar institucionet e drejtësisë e Policisë, herë me para, herë me presione e herë me lidhjet që ata kishin. Qytetarët mund të marrin frymë lirisht vetëm atëherë kur “lufta” mes dy fiseve që kanë dominuar Shkodrën të marrë fund një herë e mirë. E kjo është vetëm në dorën e drejtësisë. Pasi vetë ata, duket se asnjëherë nuk e kanë menduar paqen. E kjo u dëshmua edhe një herë tjetër më 8 shtator 2025 në zemër të qytetit. /Gjerat tona/

 

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë