AKTUALITET

Përzienin produkte të dëmshme dhe i shisnin si vaj ulliri, shpallet në kërkim çifti nga Berati

b.z Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2025, 11:11
Përzienin produkte të dëmshme dhe i shisnin si vaj ulliri,
Foto ilustruese

BERAT - Një çift bashkëshortësh është shpallur në kërkim nga Policia në Berat pasi akuzohen se mashtronin qyterarët për shitjen e produktit të vajit të ullirit.

Policia sqaron se në kërkim janë shpallur E. B., 50 vjeç dhe V. B., 43 vjeçe, pasi përienin lëndë të ndryshme të dëmshme dhe më pas i shitnin nëpërmjet mashtrimit, si vaj ulliri në qytetin e Shkodrës.

Nga kontrollet e policisë në një ambjent të marrë me qera nga çifti janë gjetur dhe sekuestruar 300 litra vaj (përzierje lëndësh të panjohura dhe të dëmshme) dhe automjeti me të cilin shitej vaji në qytetin e Shkodrës.

Çifti i bashkëhsortëve është shpallur në kërkim, ndërkohë ka nisur procedim penal ndaj pronares që u kishte dhënë ambientet me qira në qytetin verior.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Berat. Përzienin produkte të dëmshme, të cilat më pas i shitnin nëpërmjet mashtrimit, si vaj ulliri, shpallen në kërkim 2 shtetas (bashkëshortë), banues në Dimal.

Çifti i bashkëshortëve kishte marrë 2 ambiente me qira në Shkodër, ku kryenin këtë veprimtari. Procedohet penalisht shtetasja që kishte dhënë me qira ambientet.

Nga të dyja ambientet, sekuestrohen 300 litra vaj (përzierje lëndësh të panjohura dhe të dëmshme) dhe automjeti me të cilin shitej vaji në qytetin e Shkodrës.

Menjëherë pas kallëzimit të përfaqësuesve të emisionit investigativ "Stop", për një rast të mashtrimit me produktet ushqimore (vaj ulliri), specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Berat, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Shkodër, kanë ndërhyrë për të nxjerrë përpara përgjegjësisë ligjore, përgjegjësit për këtë rast.

Në vijim janë kryer kontrolle në 2 magazina në Shkodër, në pronësi të shtetases J. M., 40 vjeçe, të dhëna me qira, bashkëshortëve E. B., 50 vjeç dhe V. B., 43 vjeçe, banues në Dimal. Në këto ambiente janë gjetur 300 litra përzierje lëndësh të panjohura dhe të dëmshme, të cilat shiteshin në qytetin e Shkodrës, nëpërmjet mashtrimit, si vaj ulliri.

Për këtë rast, u shpallën në kërkim shtetasit E. B. dhe V. B., për kapjen e të cilëve, vijojnë kontrollet. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për 40-vjeçaren. Drejtoria Vendore e Policisë Berat falënderon gazetarët e emisionit investigativ "Stop", për referimin dhe bashkëpunimin në lidhje me këtë rast. Gjithashtu, fton mediat dhe qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie. Reagimi i Policisë do të jetë i menjëhershëm dhe konform ligjit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprat “Fshehja e të ardhurave”, "Mashtrimi me produktet ushqimore", "Mospagim i taksave dhe tatimeve", "Moslëshimi i kuponit tatimor" dhe "Ushtrimi i aktivitetit të palicencuar ose i paregjistruar në organet tatimore".

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë