AKTUALITET

Piranjat - Thirrja e dëshpëruar e gruas për të rimarrë djalin e saj 13-vjeçar

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Maj 2023, 22:12
Piranjat - Thirrja e dëshpëruar e gruas për të rimarrë

Thirrja e dëshpëruar e kësaj gruaje për të rimarrë djalin e saj 13 vjeçar, u bë publike një javë më parë në Piranjat. Pas nje divorci aspak miqësor, rrugët e saj me ish bashkëshortin u ndanë. Ai qëndroi në Tiranë, ndërsa ajo u kthye në Librazhd pranë familjes, duke marrë me vete edhe djalin e mitur që kishte nga kjo martesë e dështuar. Por shumë shpejt i vogli nisi të shfaqte problem komunikimi me nënën.

Por sjellja e femijes ndaj saj, ishte e keqja me e vogel, pasi problemet do te thelloheshin dhe do te perfshinin edhe te tjere persona.

Por edhe në Polici, përgjigjia që ajo donte, dhe kthimi i djalit në shtëpi nuk ndodh. Drejtuesit e komisariatit të Librazhdit e përcjellin duke e lënë zgjidhjen në dorë të prokurorisë dhe gjykatës.

Për të kuptuar më mirë se kush ka të drejtë në këtë situatë kaq delicate, ku në mes është një femijë,kërkuam opinionin e një avokati, I cili e konsideron si abuzim ndaj zonjës.

Pra, avokati është i qarte se kemi të bëjmë me një paligjshmëri, njëlloj si vetë zonja që vijonte e revoltuar të kërkonte të drejtën e saj.
Në këto kushte mendojme se gjëja më e mirë është të takohemi vetë me ish-bashkeshortin e zonjës, dhe për këtë u kthyem në Tiranë, me dyshimin që mund të kishim përballë një baba manipulator, i cili pasi ka arritur në forma aspak të ligjshme të marrë të voglin në shtëpine e tij, tani po përpiqet ta mbajë atë me forcë. Dhe ai paraqitet në takim bashkë me të voglin.

Por ne përballemi me një realitet disi të ndryshëm nga çfare na ishte treguar.

Babai: Fëmija nuk ka vajtur në shkollë gati dy javë. Nuk shkonte, dhe mësuesja kujdestare ka qenë gjithë kohës me të drejtën e saj e tensionuar. Fëmija nuk vjen në shkollë, çfarë do bësh me djalin… flisja me çunin, dhe më gënjente. Më thoshte, nuk shkoj, jam sëmurë, derisa vajti piku që shkoi deri 30 mungesa. E kam marrë për pushimet e  Vitit të Ri dhe e kam çuar prapë në Librazhd më datë 3 Janar.
Kjo qe thote babai i femijes, eshte diçka krejt e ndryshme nga version qe na dha zonja. E ndersa duam te kuptojme me shume se cilit nga te dy i duhet besuar, ai vazhdon me tej.
Nga fjalet e babait, duket se i mituri ishte jashtë çdo kontrolli, dhe nëna e painteresuar për djalin e saj. Këtë e përforcon edhe kjo nderhyrje e të miturit e cila na shokon.
“Nuk shkonim në shkollë. Rrinim në telefon gjithë ditën,pinim cigare edhe hashash”,pohon i mituri.
Kjo situatë që bën të reflektojë këdo, pasi degjon një pohim të tillë nga goja e një të mituri. Dhe imagjinoni sikur ky i mitur, të jetë femija juaj, i cili jeton në një ambient ku mungon komunikimi. Babai u detyrua të marrë djalin në Tiranë duke ndjekur të gjitha rrugët ligjore të cilat nëna nuk na i vuri në dijeni edhe pse ishte koshiente për çdo gjë. Pasi nisi jetën me djalin, babai hapi proçes gjyqësor për të marrë edhe kujdestarinë ligjore. Një muaj më vonë kur mendonte se gjerat po shkonin mirë dhe femija po rikthehej ne normalitet, një ditë vere në plazh, babai merr nje telefonate nga komisariati i Policise se Librazhdit, nga ku e lajmerojnë se ka një denoncim ndaj tij. Ndërkaq fëmija na pohon vazhdimisht se do të jetojë me babain e tij pasi nëna nuk kujdesej për të.
Kjo ishte ana tjetër e kësaj medaljeje.

Pak ditë pas kësaj bisede, me bindjen e plotë se e mira e këtij fëmije është të qëndrojë aty ku ndjehet më i qetë dhe pranë njerëzve që i japin më shumë ngrohtësi, udhetojmë drejt Librazhdit për të takuar edhe njëherë nënën. Me qëllimin që ta bindim se sa rëndësi ka gjendja shpirtërore e të birit, pas situatave që ka kaluar.
Dhe ajo që na ngroh, e na lehtëson, është se e gjejmë krejt të ndryshuar nga sa e kishim lënë pas takimit tonë të parë.
“Kam folur me djalin, kam rregulluar punët edhe me ish-bashkëshortin.
Jam qetësuar goxha. Nuk kam ndërmend ta vazhdoj gjyqin. Për mua e rëndësishme është të komunikoj me të, gjithçka për të mirën e fëmijës”, pohon nëna e të miturit. Ndoshta kjo ishte zgjidhja më e mirë që kjo nënë mund të bënte për djalin e saj. Duke ia lënë gjithçka kohës, në pritje se një ditë do të jenë bashkë si dikur.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë