AKTUALITET

Pjeshkat toksike me nikel, ekspertët do të hetojnë nëse metali i rëndë ka si shkak ujin e Devollit dhe të Shkumbinit

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Shtator 2025, 15:49

Pjeshkat toksike me nikel, ekspertët do të hetojnë nëse

Pjeshka e Divjakës e kontaminuar me nikel është asgjësuar në Kroaci dhe nuk u kthye në vendin e origjinës. Kështu njofton ministria e Bujqësisë në një komunikatë zyrtare datë 22 gusht.

“Subjekti disponon sistem gjurmueshmërie, ku u verifikua se produkti është dërguar i gjithi për eksport dhe nuk është shpërndarë në tregun vendas. Sasia prej 5,562 kg pjeshkë u dërgua drejt Kroacisë, ku edhe u asgjësua”.

 Përmbajtja e nikelit mbi normat e lejuara bëri që Kroacia të asgjësojë menjëherë pjeshkën, pasi ky metal i rëndë mund të shkaktojë sëmundje kancerogjene dhe të rrezikojë shëndetin e njeriut.

Ekspert i sigurisë ushqimore, Kapllan Sulaj thotë: “Nikeli është një metal shumë i rrezikshëm, nxit sëmundjet alergjike dhe bllokon aparatin e frymëmarrjes, madje është tepër kancerogjen, prandaj është në listën e metaleve më të rrezikshme.” Edhe pse AKU thekson se ky produkt nuk ka hyrë në tregun vendas dhe nuk është konsumuar nga shqiptarët, ministria nuk ka sqaruar se si ky metal i rëndë arriti të gjendej në produkt. Ekspertët e sigurisë ushqimore tregojnë se pjeshka mund të jetë kontaminuar nga spërkatja me pesticide që përmbajnë metale të rënda.

“Pesticidet e reja kanë në përbërje të tyre metale të rënda, siç është nikeli. Ato mund të jenë spërkatur mbi bimë për të eliminuar insektet, sepse nikeli bllokon frymëmarrjen e gjallesave”, thotë Sulaj.

Por kjo nuk është rruga e vetme e mundshme, pasi tokat bujqësore të Divjakës ku është kultivuar pjeshka mund të jenë furnizuar me ujë nga lumenjtë që përmbajnë nikel.

Shpend Ahahini, ekspert i sigurisë ushqimore: “Pjeshka me nikel mund të ketë rezultuar nga vaditja e tokës me ujë nga lumenjtë Devoll ose Shkumbin, të cilët përmbajnë metale të rënda. Por para se të flasim, duhet të bëhen analiza.”

Sistemi i gjurmueshmërisë nuk duhet të garantojë vetëm lokacionin e produktit, por mbi të gjitha duhet të japë përgjigje përse ky metal u gjend në pjeshkë, nëse fajin e ka fermeri, toka apo uji./tch

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë