Foto ilustruese
FIER- Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier ditën e sotme ka përfunduar hetimet për Bashkim Plakan. Gjykata dërgoi për gjykim Plakan pasi ai akuzohet se plagosi me thikë djalin e tij, Nari Plaka.
Plagosja u regjistrua më 28 maj të këtij viti. Ndaj 69-vjeçarit rëndojnë akuzat “Plagosje e rëndë” dhe Dhunë në familje”.
“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshem, Fier, përfundoi hetimet për procedimin penal nr.792/2024 dhe dërgoi për gjykim shtetasin B.P. për veprat penale ‘Plagosje e rëndë’ dhe ‘Dhunë në familje’ parashikuar nga nenet 88/1 dhe 130/a/1 të Kodit Penal.
Në bashkëpunim me policinë gjyqësore, kjo prokurori bëri të mundur dokumentimin ligjor lidhur me ngjarjen e datës 28.05.2024, ku shtetasi B.P. goditi me thikë në pjesën e barkut shtetasin N.P., me banim në fshatin Gjazë, Lushnjë. Për shkak të dëmtimeve të marra shtetasi N.P. ju nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin e Lushnjës. Pas hetimeve të kryera, ka rezultuar se shtetasi B.P ka kryer edhe veprën penale të dhunës në familje në dëm të bashkëshortes.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale të dhunës në familje, me qëllim parandalimin e ngjarjeve më të rënda në të ardhëm”, thuhet në njoftim.
bashkim plaka prokuroria e fierit
Artikuj te sugjeruar
r.ll
AKTUALITET
16 Shtator17:04
Skandali te Onkologjiku, mjeku Edmond Gashi kërkesë në Apelin e GJKKO-së: Më hiqni arrestin shtëpiak
edmond gashi
TIRANË- Në Apelin e GJKKO-së, Edmond Gashi dhe të dyshuarit e tjerë të përfshirë në skandalin e O...
r.ll
AKTUALITET
16 Shtator16:42
Kryeministri i Britanisë takim me homologen e tij italiane, shpreh interesimin mbi marrëveshjen Shqipëri-Itali për pritjen e emigrantëve
keir starmer dhe giorgia meloni
ITALI- Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer ka zhvilluar ditën e sotme një takim me homolog...
S.B
AKTUALITET
16 Shtator15:38
Punëtori humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike, arrestohet pronari i cili po ndërtonte një kapanon pa leje
ROSKOVEC- Një 47-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Roskovec. Arrestimi lidhet me vdekjen e 42-vjeçarit S.B, ...
r.ll
AKTUALITET
16 Shtator15:34
Shqipëria dhe Kosova kryesojnë në Ballkan për numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së
foto ilustruese
TIRANË- Shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova kryesojnë me një diferencë të dukshme krahasuar me vendet e tjera ...
S.B
AKTUALITET
16 Shtator13:57
E rëndë në Durrës/ U rrëzua nga shkallët e anijes, humb jetën pjesëtari i ekuipazhit në Porto Romano
DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës. Mësohet se 22-vjeçari Y.B, i cili ishte...
M.B.
AKTUALITET
16 Shtator13:54
Vrasja e Arben Lleshit në burgun e Peqinit, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve: Arma hyri kontrabandë, po hetohen disa punonjës
TIRANA- Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve të Shqipërisë, Klevis Qose ka raportuar sot në Komisionin e Sigurisë. Qose ...
M.B.
AKTUALITET
16 Shtator13:06
EMRI/ Shpërndante kokainë për klientët VIP dhe punonte si menaxher lokali në ish-Bllok, arrestohet ish-konkurrenti i Big Brother
Armand Haderllari
TIRANA- Një nga personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Tempulli 4” është edhe Arm...
I.A
AKTUALITET
16 Shtator12:07
Marrëveshje e re Angli-Shqipëri për emigrantët?/ Sekretarja britanike: Do shqyrtojmë skemën e Italisë
Yvette Cooper
ANGLI- Sekretarja e Brendshme britanike Yvette Cooper ka hedhur poshtë qasjen e konservatorëve për të punuar me vendet ev...