
KORÇË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e djeshme me thikë të 29-vjeçarit, Kostika Ruko në Korçe. Sipas njoftimit të policisë, Ruko është vetëplagosur me thikë, pas një sherri me bashkëshorten dhe vjehrrin e tij.
Policia theksohet se i riu ka qenë në gjendje të dehur kur ka kryer aktin. Ruko dje ka deklaruar se dy persona të maskuar me kapuç e kanë sulmuar pranë Liceut në lagjen nr.2. Ai u paraqit në spital me plagë në bark dhe krahë.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku shtetasi R. K., 29 vjeç, shkoi i dëmtuar me mjet prerës thikë, në spital, ju informojmë se: Nga e hetimet e kryera nga Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. R., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se në gjendje të dehur pas një konflikti me bashkëshorten dhe vjehrrin e tij, ky shtetas është vetëdëmtuar me mjet prerës thikë dhe aktualisht po merr ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.
plagosja e 29-vjeçarit në korçë
Artikuj te sugjeruar
n.f
AKTUALITET
8 Shkurt11:49
Dogji të gjallë 12-vjeçaren në Greqi pasi tentoi ta përdhunonte, 63-vjeçari shqiptar Adrian Zeko del para gjykatës 14 vite pas krimit të rëndë
GREQI- Shqiptari Adrian Zeko, i akuzuar për vrasjen e 12-vjeçares Zenaida Selimajt, e cila u dogj e gjallë në 23 shtator 2011 në sh...
E.D
AKTUALITET
8 Shkurt09:42
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Bashkimi Europian kërkon ruajtjen e standardeve
KOSOVË- Në zgjedhjet parlamentare garojnë 28 subjekte politike, prej të cilave 20 parti politike, pesë koalicione, dy lista qytetare ...
E.D
AKTUALITET
8 Shkurt09:25
Zgjedhjet parlamentare/ Nis votimi i diasporës në përfaqësitë diplomatike të Kosovës
KOSOVË- Qytetarët e Kosovës që jetojnë në diasporë kanë nisur votimin në përfaqësitë diplomatike p...
E.D
AKTUALITET
8 Shkurt08:54
Zgjedhjet parlamentare/ Emigrantët e Kosovës votojnë për herë të parë në vendet ku jetojnë
KOSOVË- Mërgata e Kosovës do të votojë në përfaqësitë diplomatike në vendet ku jeton të shtunë...
n.f
AKTUALITET
8 Shkurt07:18
21 mijë banesa siguruan 85 mln euro nga Airbnb në 2024, a ia vlen të japësh shtëpinë me qira ditore?
TIRANË- Rreth 21 mijë apartamente e njësi të tjera banimi ishin të disponueshme për t’u dhënë me qira në fu...
n.f
AKTUALITET
8 Shkurt07:18
Konkurrenca me hotelet dhe informaliteti deri në 50%
TIRANË- Turizmi mbetet një nga sektorët më informalë në vend. Deri në vitin 2022, kur janë të disponueshme të...
n.f
AKTUALITET
8 Shkurt07:17
Tirana dhe bregdeti, ndër më të lirat në rajon për qiratë ditore
TIRANË- Ndonëse kthimi i Shqipërisë në destinacion turistik e ka shtuar në mënyrë të pashmangshme vëmendjen ...
n.f
AKTUALITET
8 Shkurt07:17
Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot
TIRANË- Qarkullimi anticiklonar dhe ndikimi i masave ajrore relativisht të thata me origjinë veriperëndimore që ka përfshirë...