
TIRANË- Ndonëse kthimi i Shqipërisë në destinacion turistik e ka shtuar në mënyrë të pashmangshme vëmendjen për Tiranën, çmimet e qirasë ditore në kryeqytet mbeten ndër më të ulëtat në krahasim me homologët e rajonit, që tërheqin flukse të larta turistësh.
Tirana është në nivele të ngjashme, ose pak më e shtrenjtë se Prishtina, Shkupi, apo Podgorica, por mbetet shumë më poshtë se Beogradi, Lubjana, apo Zagrebi. Shtimi i stokut të njësive që jepen me qira nuk ka mundësuar që rritja e kërkesës nga turistët për net-qëndrime të shoqërohet me shtrenjtim të çmimeve.
Të dhënat e AirDNA, njësia analitike e platformës së qiradhënies Airbnb, të bëra të disponueshme për “Monitor”, tregojnë se mesatarja e thjeshtë e çmimit ditor në Tiranë në 2024 ishte 46 euro dhe fitimi neto 25 euro.
Në Prishtinë, mesatarja e çmimit është 39 euro, por kthimi neto zbret në 16 euro/ditë për shkak të kërkesës më të ulët që bën që apartamentet të jenë të zëna në vetëm 40% të kohës, përkundrejt 53% në Tiranë.
I lirë mbetet dhe Shkupi, me çmim ditor 39 euro dhe kthim neto 18 euro. Në Podgoricë, mesatarja është pothuajse sa Tirana (44 euro), por fitimi neto është 20 euro, teksa vëmendja në Mal të Zi është kryesisht në zonat bregdetare që janë larg nga kryeqyteti.
Në rajon, më i shtrenjti është Beogradi, me një mesatare ditore prej 65 euro në 2024 dhe fitim neto 35 euro. pas tij renditet Sarajeva me përkatësisht 58 dhe 28 euro. Qiratë ditore më të larta janë në Lubjanë e Athinë, duke i kaluar 100 euro. Më pas renditet Zagrebi me rreth 80 euro.
Edhe bregdeti është më i lirë
Bregdeti është më i shtrenjtë se Tirana, sidomos gjatë muajve të verës dhe është rritur me shpejtësi vitet e fundit për shkak të kërkesës së lartë, duke u bërë madje shkak për anulimin e shumë prenotimeve në verën e fundit, kryesisht nga pushuesit italianë.
Në korrik e gusht, një njësi banimi mund të jepet mesatarisht me 80-95 euro në ditë në Vlorë e Sarandë dhe deri në 85 euro në Durrës. Banesa është e zënë për mbi 60% të muajit dhe e ardhura neto varion nga 50-60 euro në ditë.
Pavarësisht rritjes, bregdeti shqiptar mbetet më i liri në rajon, duke qenë ende tërheqës për turistët. Në Mal të Zi, qiraja ditore mesatare në Kotor arriti në 135 euro, me një të ardhur neto prej 105 euro dhe në Budva përkatësisht 120 dhe 84 euro.
Bregdeti më i shtrenjtë është në Kroaci dhe Greqi. Në Split dhe Dubrovnik, njësitë e banimet janë të zëna pothuajse gjatë gjithë muajit gusht (80-90%). Në Dubrovnik, një njësi me qira ditore e gjen me gati 200 euro dhe në Split me 170 euro.
Bregdeti grek ka një ndërthurje mes luksit dhe ofertës për pushuesit e tjerë. Në plazhet luksoze të Greqisë, si Santorini, qiraja ditore në verë në njësitë e banimit varion nga 390-400 euro/ditë, me një të ardhur neto prej mbi 200 euro. në Mykonos, çmimi luhatet përgjatë gjithë vitit nga 430-1500 euro/ditë, sipas të dhënave të AirDNA.
Në Parga, një destinacion i preferuar për shqiptarët, qiraja zbret në 170 euro/ditë, ndërsa Korfuzi është pak më i shtrenjtë, në 220 euro.
Ndonëse me çmime më të larta se në jug, këto vendet preferohen nga turistët shqiptarë për shkak të hapësirave më të gjera dhe komode që ofrojnë. Në bregdetin e Amalfit në Itali, qiraja ditore në gusht arrin në 350-380 euro/ditë, ndërsa aty afër në Positano, çmimi luhatet në 700-780 euro/ditë në gusht e korrik./ Monitor
Artikuj te sugjeruar
n.f
AKTUALITET
8 Shkurt07:17
Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot
TIRANË- Qarkullimi anticiklonar dhe ndikimi i masave ajrore relativisht të thata me origjinë veriperëndimore që ka përfshirë...
n.f
AKTUALITET
7 Shkurt22:54
Ndarja nga jeta e 12-vjeçares në Durrës/ Policia nis hetimet, e mitura shfaqi probleme gjatë orës së dytë të mësimit, u dërgua në spital nga mësuesit
DURRËS- Policia e Durrësit ka nisur hetimet në lidhje me ndajrjen nga jeta ditën e sotme të një 12-vjeçareje në Durr...
n.f
AKTUALITET
7 Shkurt22:53
Shaktërrohet banda e drogës në Angli, dënohen me burg 8 anëtarët e grupit, mes tyre edhe 3 shqiptarë (EMRAT)
ANGLI- Autoritetet britanike kanë dënuar me burg tetë anëtarët e një bande kriminale. Banda u kap pasi u zbuluan teksa po trafik...
n.f
AKTUALITET
7 Shkurt22:53
U paraqit në spital me kriza epileptike, ndërron jetë 12-vjeçarja në Durrës, shkak dyshohet hemoragjia cerebrale
DURRËS- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës. Mësohet se një vajzë n&e...
r.ll
AKTUALITET
7 Shkurt22:37
Dokumentat/ Kallëzoi grup kriminal, shtetasi amerikan shantazhohet brenda GJKKO
foto ilustruese
TIRANË- Një shtetas amerikan, A.H., po provon mbi shpinën e tij se drejtësia e re në Shqipëri, madje edhe &ld...
r.ll
AKTUALITET
7 Shkurt19:01
Shqipëria mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale kundër sanksioneve të Trump
foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria iu bashkua të premten një deklarate ndërkombëtare në të cilën shprehet &ldq...
n.f
AKTUALITET
7 Shkurt18:59
Aksident në Gjirokastër, ambulanca përplaset me një makinë, plagoset pacientja
GJIROKASTËR- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Gjirokastër. Mësohet se një ambulancë ësht&e...
n.f
AKTUALITET
7 Shkurt18:59
Aksident në aksin Cërrik-Gjyralë, makina humb kontrollin dhe del nga rruga, përplaset me portën e një banese
GRAMSH- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në segmentin rrugor Cërrik-Gjyralë. Mësohet se një makin&...
r.ll
AKTUALITET
7 Shkurt18:04
EMRI/ "Më sulmuan dy persona me kapuç", çfarë deklaroi 29-vjeçari i plagosur me thikë në Korçë
foto ilustruese
KORÇË- Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë. 29-vjeçari, Kostika Ruko ...
r.ll
AKTUALITET
7 Shkurt17:59
Rasti i tretë brenda katër ditëve/ Një 29-vjeçar në Korçë paraqitet në spital i plagosur, dy persona të paidentifikuar e qëlluan me thikë
foto ilustruese
KORÇË- Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë. Sipas informacioneve policore, n...