AKTUALITET

Planifikon të krijojë një shtet Bektashi brenda Shqipërisë/ Baba Mondi: Nuk do të ketë as polici, as ushtri, as taksa, do të jetë shpirtëror

M.B. Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2025, 21:00

Planifikon të krijojë një shtet Bektashi brenda

TIRANA- Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i njohur si Baba Mondi ka dhënë një intervistë për AFP ku ka folur për idenë e krijimit të një shteti "Bektashi". Baba Mondi thotë se shteti në fjalë do të jetë një shtet vërtet i vogël shpirtëror dhe administrativ, por me zemër të madh. Ai thotë se ky shtet nuk do të ketë as polici, as ushtri, as taksa, por do të jetë shpirtëror. 

Baba Mondi shton se e gjithë bota do të mund të shohë dritën e bektashinjve. Sipas tij, kudo ku janë, bektashinjtë kanë shprehur gjithmonë dashuri, bujari dhe respekt për njerëzit si krijesat më të përsosura në këtë botë. Baba Mondi thotë se janë kundër konflikteve të shkaktuara nga ekstremistët, dhe janë për paqen dhe dashurinë.

Artikulli:

Vitin e kaluar kryeministri Edi Rama hodhi idenë për krijimin e një “shteti bektashi”. Madje kryeministri tha se ky shtet do të shtrihet brenda kufinjve të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, e cila numëron rreth 100 mijë anëtarë. Baba Mondi gjithashtu parashikon një shtet të ngjashëm me Vatikanin, në një copë toke të vogël që do të shërbente si një model për dashurinë dhe tolerancën.

“Shteti ynë do të jetë një shtet vërtet i vogël shpirtëror dhe administrativ, por me zemër të madhe,” i tha lideri bektashian, i veshur me një tunikë të bardhë dhe me një xhaketë dhe kapele jeshile për AFP në Tiranë.

Në vijim ai shtoi “e gjithë bota do të mund të shohë dritën e bektashinjve”.

Krijimi i një shteti fetar në Shqipëri ishte i paimagjinueshëm gjatë diktaturës komuniste të Enver Hoxhës, i cili ndaloi plotësisht fenë dhe persekutoi klerikët dhe priftërinjtë. Qindra klerikë nga të gjitha besimet u ekzekutuan, u burgosën, internuan, ndërsa vendet e adhurimit u shkatërruan. Por që nga rënia e komunizmit në fillim të viteve 1990, ka pasur një vërshim të shprehjes fetare në të gjithë Shqipërinë. Bektashinjtë renditen si komuniteti i katërt më i madh fetar në Shqipëri, pas myslimanëve sunitë, të krishterëve ortodoksë dhe katolikëve. Dhe ndërsa detajet burokratike të funksionimit janë në diskutimet e fundit, së bashku me një datë zyrtare për nisjen e tij, Baba Mondi ka plane ambicioze për shtetin e tij të ardhshëm.

“Ky shtet nuk do të ketë as polici, as ushtri, as taksa, do të jetë shpirtëror”, tha kreu i bektashinjve, duke theksuar se qëllimi i tij do të jetë organizimi dhe mbrojtja e bektashinjve në mbarë botën.

Sipas Baba Mondit, shteti bektashi do të avokonte gjithashtu për anëtarët e persekutuar që jetojnë në vende ku ata nuk kanë të drejtë të praktikojnë fenë e tyre “si në Turqi apo Iran”. Shteti i ardhshëm do të vendoset në tokën ku tashmë ndodhet një tempull bektashian në Tiranë dhe do të zërë vetëm 0.11 kilometër katror – duke e bërë atë shtetin më të vogël në tokë. Vatikani aktualisht mban titullin me vetëm 0,44 kilometra katrorë territor.

“Ne jemi për paqen dhe dashurinë”.

Rendi Bektashi u themelua në shekullin e 13-të në Perandorinë Osmane dhe konsiderohet si një degë tolerante, mistike e Islamit e hapur ndaj feve dhe filozofive të tjera. Disa udhëheqës kryesorë u zhvendosën në Shqipëri pasi u ndaluan në Turqi nga babai themelues i shtetit modern Mustafa Kemal Ataturk në fillim të shekullit të 20-të. Ndryshe nga besimet më konservatore të Islamit, besimtarët bektashi – burra dhe gra – adhurojnë së bashku dhe konsumimi i alkoolit lejohet.

“Kudo ku janë, bektashinjtë kanë shprehur gjithmonë dashuri, bujari dhe respekt për njerëzit si krijesat më të përsosura në këtë botë”, shprehet Baba Mondi.

Dhe në vijim ai shton “ne jemi kundër konflikteve të shkaktuara nga ekstremistët, ne jemi për paqen dhe dashurinë”.

“Ne duhet të kujdesemi për këtë thesar që është toleranca fetare, që të mund ta ruajmë dhe ta promovojmë atë”, tha kryeministri Rama gjatë një fjalimi në janar, në shënimin e 95-vjetorit të transferimit të selisë së shenjtë bektashiane nga Turqia në Shqipëri.

Ai ende nuk ka zbuluar një afat kohor për krijimin e shtetit. Por për Baba Mondin dhe ndjekësit e tij sufi, e ardhmja është e mbushur me mundësi.

“Bektashizmi ka qenë dhe do të mbetet një urë lidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit”, tha Baba Mondi, duke shtuar “ne kemi qenë gjithmonë një rrugë e mesme në këtë botë për të treguar se mund të jetojmë me dashuri, paqe dhe mirësi.”

baba mondi

video

Çfarë rri në mendjen e një Piranje në mënyrë të përhershme?

Çfarë rri në mendjen e një Piranje në mënyrë të përhershme?

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 18

Industritë e rënda dhe ndotja e lumenjve

Një 'lapsus' i qëllimshëm

Historia e një 'arkitekti' profesionist

Makinat 'private' të bashkisë Tiranë

Aferat korruptive pas skandalit të Gramshit

'Landfilli' abuziv i bashkisë së Krujës

Kush i dogji plehrat e Shijakut

Mirësia

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 17

'Lufta' e TikTok-ut dhe edukata morale

Papërgjegjshmëria apo paaftësi

Sekti i bordit të mbikqyrjes publike

Bashkia Tiranë zhvat bizneset

Beteja për pastrimin e Prishtinës

Fëmijët që nuk i lexon më as algoritmi

Shkeljet ligjore në koncertin e Noizy-t

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 16

Prapaskenat në kurriz të një mësueseje

Prishtina dy javë mes mbeturinash

Mashtrimi perfekt i Klea Ramës

Universiteti i arteve si 'fabrikë' titujsh

'Lufta' e TikTok-ut dhe edukata morale

Shkatërrimi i parkut qokë për Noizyn

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 15

A duhet të kontrollohen dyqanet e kafshëve

Ndarja e një çifti dhe vajza mes tyre

Kur kushërira të premton 'Parajsën'

Shteti i paligjshmërisë mund qytetarët

Mashtrimi perfekt i Klea Ramës

Konflikt interesi apo korrupsion

Fjalimi i fitores i Edi Rames.

Kaçaniku, qyteti i ekstremistëve

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 14

Kursimet e një jete dhe mashtrimi me pronat

Rama, gënjeshtra me taksimin

Masakra mjedisore që po shkatërron Tiranën

Ku ka përfunduar bursa e 17 vjeçares

Aksidenti i Burrelit dhe indiferenca e autoriteteve

Kur shteti ndërton pa lejen e shtetit

Demokracia

Dy kryebashkiakë dhe 'malet' me plera

Drejtori i ardhshëm i administratës.

Premtimet e Edi Ramës në Berat

Thonë se tragjedia dhe komedia ecin bashkë: Rilindja nisi si humor i zi, po mbaron si dramë mavi.

Një studim shkencor ka vërtetuar se tallavaja është muzika qe rrit sasine e qumështit tek delet.

Premtimet e Edi Ramës në Tepelenë.

Premtimet e Edi Ramës për Memaliaj.

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 13