Ambasadori gjerman shuplakë Ramës: Lufta ndaj korrupsionit në nivele të larta parakusht i panegociueshëm për në BE
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner i kujton kryeministrit Rama se në rrugën për integrimin në B...
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner i kujton kryeministrit Rama se në rrugën për integrimin në B...
Gjykata e Apelit në Bolonjë ka ulur nga 17 në 15 vjet dënimin për të riun, i cili në kohën e ngjarjes ishte 15 vje&ccedi...
George Desmond Kamurasi mund të kalojë së shpejti nga dorezat e portierit te një kurorë mbretërore. Kapiteni 36-vjeçar i ...
Turgutluspor ka bërë histori në futbollin turk. Klubi ka emëruar Zeynep Mestan si trajneren e re të skuadrës së parë t...
Autoritetet ukrainase kundër korrupsionit, NABU dhe SAPO, kanë nisur një aksion ndaj zyrtarëve të Prokurorisë së Përgj...
Pas paraqitjes së fjalës përfundimtare nga kryeprokurorja Kimberly West dhe prokurori i rastit, Prokuroria e Specializuar në Hagë ka ...
Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, Jorida Tabaku, zhvilloi n&e...
Gjyqtarët e Republikës kërkojnë zbatimin e menjëhershëm të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pagat e magj...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, ka reag...
Dy email-e të dërguara nga biznesmeni Alban Eftimi në adresë të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku janë bërë pjes&eu...

Në seancën e radhës në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka dëshmuar Leonard Selimi, i afërm i biznesmenit Çajup Selimi, i cili u vra më 1 qershor 2021.
Për këtë ngjarje ka rrëfyer më herët i penduari i drejtësisë, Artan Tafani, i cili ka deklaruar se është paguar 25 mijë euro nga Laert Haxhiu për ekzekutimin e Selimit.
Sipas dëshmisë së Tafanit, në momentin e vrasjes, viktima e kishte parë në sy teksa qëllohej, pa e kuptuar se ku po e kapnin plumbat.
Ndërkohë, Leonard Selimi ka dëshmuar se autorin nuk e ka parë dhe nuk ka dëgjuar të shtëna, por në banesën e tij ka gjetur një plumb, në kokën krevatit.
“Nuk dëgjova krisma armësh. Gjeta plumbin brenda në shtëpi, te koka e krevatit. Ia dhashë të nesërmen policisë. Atë natë nuk kisha parë asgjë. Pashë vetëm vrimën në derë”, ka dëshmuar ai.
Selimi ka treguar se Çajup Selimin e njihte si djalë punëtor dhe se para se të vritej, nuk dinte asgjë për të.
“Pasi u vra, morëm vesh që kishte probleme. Kishte sherre me disa çuna nga fshati Veliqot i Tepelenës, emrat nuk i di, por si fytyra i njoh. Janë tre çuna, kanë bërë një ose dy sherre. Ishin rregulluar pastaj dhe erdhën te varrimi. Ishte mbyllur sherri. Për ndonjë sherr tjetër të hapur nuk di gjë. Nuk i jap dot shpjegim vrasjes”, ka dëshmuar ai në GJKKO.
“Kur ndodhi vrasja, unë isha në shtëpi. Poshtë katit tim, ishte data 1 qershor, rreth orës 21:00. Nuk dëgjova zhurmë dhe as nuk e pashë autorin. Hapa derën sepse më ra plumbi te dera. Nuk dëgjova krisma armësh. Gjeta plumbin brenda në shtëpi, te koka e krevatit. Ia dhashë të nesërmen policisë. Atë natë nuk kisha parë asgjë. Pashë vetëm vrimën në derë.
Kur dola te dera pashë gjak. U mundova t’i jap ndihmën e parë. I dilte gjak nga goja, nuk kishte reagim nga ana e tij. Doli nusja e tij, pastaj dikush nga kati i parë dhe të gjithë të tjerët. E mora vesh nga televizioni.
E njihja si djalë punëtor, djalë të qetë. Po të doje një numër telefoni, ta gjente. Shiste çimento, kishte magazinë. Në kafe ai nuk ulej kurrë me ne, por bisedonim gjëra të rinjsh.
Para se të vritej, nuk dinim asgjë për të. Pasi u vra, morëm vesh që kishte probleme. Kishte sherre me disa çuna nga fshati Veliqot i Tepelenës, emrat nuk i di, por si fytyra i njoh. Janë tre çuna, kanë bërë një ose dy sherre. Ishin rregulluar pastaj dhe erdhën te varrimi. Ishte mbyllur sherri. Për ndonjë sherr tjetër të hapur nuk di gjë. Nuk i jap dot shpjegim vrasjes.”
Në emisionin me “Zemër të Hapur”u trajtua historia e dhunës mes një ish-çifti. Sipas deklarimit të gruas...
Ka patur sërish përplasje mes banorëve të Rrjollit dhe policisë, në kantierin e ndërtimit ku po ndërtohet një res...
Teksa juglindja është izoluar si pasojë e shembjes së aksit nacional Librazhd-Pogradec, me sa duket shembjet e rrugëve nuk janë ...
Efektivi i policisë së Komisariatit nr. 5 në Tiranë, Aurel Kaziu, i arrestuar një ditë më parë në pikën kufi...
Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për 93-vjeçarin e përfshire ne ngjarjen e ndod...
Një studim i ri i Bankës Botërore mbi financat publike të Shqipërisë ngre shqetësime të forta për mënyrë...
Seanca gjyqsore për procesin e veçuar ndaj Bledar Polovinës dhe Amar Shkëmbit, të përfshirë në atenta...
Një operacion i befasishëm është zhvilluar në burgun e Burgun e Domokos nga oficerët e Drejtorisë greke për Luftimin e...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Sektorin e Qarkullimit Rrugor, bazuar në informacionet e sigurua...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) nisur hetimin disiplinor ndaj magjistrates Irena Gjoka, gjyqtare pranë Gjykata e Posaçm...