Qeveria ka dërguar për shqyrtim në Kuvend projektligjin “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet dhe përmbytjet”, i cili parashikon krijimin e një mekanizmi të ri financiar publik për përballimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore.
Në qendër të këtij sistemi qëndron Fondi Kombëtar i Sigurimit të Detyrueshëm nga Tërmetet dhe Përmbytjet, i cili do të administrojë të gjithë skemën e sigurimit të banesave në nivel kombëtar.
Fondi do të jetë person juridik publik, i organizuar në formë shoqërie aksionare, me funksion financiar dhe administrativ. Ai do të grumbullojë primet e sigurimit të detyrueshëm që do të paguhen nga pronarët e banesave dhe do t’i përdorë këto të ardhura për dëmshpërblimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmetet dhe përmbytjet.
Sipas projektligjit, çmimi i sigurimit nuk do të përcaktohet nga tregu, por do të miratohet nga Këshilli i Ministrave, mbi bazën e riskut, zonës gjeografike dhe tipologjisë së ndërtesës. Metodologjia e llogaritjes së primit do të mbështetet në modele aktuariale të zhvilluara për kushtet e Shqipërisë.
Në këtë skemë, kompanitë private të sigurimit nuk do të mbajnë riskun financiar, por do të veprojnë si agjentë për shpërndarjen e kontratave, mbledhjen e primeve dhe administrimin teknik të procesit. Të ardhurat e mbledhura do të transferohen në Fond, i cili do të jetë institucioni përgjegjës për pagesën e dëmeve.
Në rast të një fatkeqësie natyrore, dëmet do të vlerësohen nga ekspertë të licencuar, ndërsa pagesa e dëmshpërblimit do të kryhet nga Fondi, brenda afateve të përcaktuara. Dëmshpërblimi do të mbulojë dëmet materiale të banesës dhe të sendeve brenda saj, por jo humbje të aktivitetit ekonomik apo fitime të munguar.
Projektligji parashikon gjithashtu që Fondi të krijojë rezerva financiare, përmes administrimit dhe investimit të të ardhurave, me qëllim përballimin e ngjarjeve me ndikim të madh financiar. Fondi nuk i nënshtrohet procedurave të falimentimit apo likuidimit, duke synuar garantimin e vazhdimësisë së tij në çdo situatë.
Struktura drejtuese e Fondit përbëhet nga Asambleja e Përgjithshme, Këshilli Mbikëqyrës dhe Administratori. Këshilli Mbikëqyrës ka rol kyç në miratimin e politikave të investimit, rregulloreve dhe drejtimit strategjik të Fondit, shkruan Scan.
Me këtë skemë të re, shteti synon të zhvendosë menaxhimin e riskut nga ndërhyrjet emergjente pas fatkeqësive, drejt një sistemi të parashikueshëm sigurimi, duke reduktuar ekspozimin e drejtpërdrejtë të buxhetit të shtetit dhe duke krijuar një mekanizëm të qëndrueshëm financiar për mbrojtjen e banesave./
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
2 Shkurt21:35
Atentati në berberhane në Lezhë, kush janë autorët e shpallur në kërkim nga fisi i njohur (Emrat)
Katër persona shpalli në kërkim policie e Lezhës mbrëmjen e sotme në lidhje me atentatin me armë zjarri në një berb...
AKTUALITET
2 Shkurt20:52
Policia zbardh atentatin me armë zjarri në Lezhë, shpallen në kërkim katër persona
Një ditë pas atentatit me armë zjarri në Lezhës, policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka shpallur në kërkim katër persona.
...
AKTUALITET
2 Shkurt20:39
Supermarketet ALDI me superfuqi, kthen verën e bardhë në të kuqe
Në redaksinë e Piranjave ka mbërritur një denoncim shqetësues nga një qytetar lidhur me një produkt që tregtohet n&eum...
AKTUALITET
2 Shkurt20:19
Aksident Pukë / Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë. Detajet e para
Një aksident ka ndodhur në segmentin rrugor Pukë-Qelëz, në afërsi të kthesës së Qerretit të Vogël.
M&eum...
AKTUALITET
2 Shkurt19:59
EMRI/ ‘Më detyroi burri”, Si shqiptarja hajdute shmangu deportimin nga Britania
Një shtetase shqiptare i ka shpëtuar deportimit, pasi një gjykatë pranoi se bashkëshorti i saj ishte përgjegjës p&e...
AKTUALITET
2 Shkurt19:37
Një nga personat më të kërkuar/ Kapet në Kolumbi bosi që koordinonte dërgesat e kokainës për mafien shqiptare
Në një operacion të përbashkët, të udhëhequr nga Guardia di Finanza e Venezia-s dhe me mbështetjen e Skuadrës Detar...
AKTUALITET
2 Shkurt19:24
“U kundërpërgjigja që të shmangia tragjedinë”/ Atentati në Lezhë, ndalohet efektivi
Me urdhër të prokurorisë është ndalur efektivi i Patrullës së Përgjithshme Besart Kovaçi, në lidhje me atent...
AKTUALITET
2 Shkurt19:10
Gjyqi ndaj Franc Çopjas, avokatët: S'janë kriminelë të zakonshëm, por ushtarët e një lufte private
“Ju nuk po gjykoni kriminelë të zakonshëm, por ushtarët e një lufte private”, deklaruan të hënën dy av...
AKTUALITET
2 Shkurt19:04
Vrasja e vitit 2016 në Bruksel, kush është shqiptari i dënuar që arrestohet pas 10 vite arrati (Emri)
Personi i dënuar për vrasjen e përgjakshme të ndodhur në vitin 2016 në lokalin Café & Taverne 54, në rrugën L...