VIDEO/ Protesta e dhunshme, policia shpërndahet në disa zona të Tiranës, shoqërohen disa persona
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Një incident është regjistruar në zonën pas stadiumit "Dinamo" në Tiranë, gjatë një aksioni të forcave "Shqi...
Policia ka ndërhyrë në lulishten pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, duke nisur shoqërimet e protestuesve. Gjat&...
Prej orës 14:30 të kësaj të shtune (24 tetor) vijon përleshja mes protestuesve dhe policisë në rrugët e Tiranës. S...
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiran...
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...
Situata e protestës në Tiranë është tensionuar sërish, teksa një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbet...
Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar l...
Ashtu siç pritej, me të mbërritur te kryeministria, ka nisur përplasja mes policisë dhe protestuesve. Kanë qenë kë...

Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik ka lëshuar një apel për qytetarët, duke i paralajmëruar për raste të fundit mashtrimi përmes mesazheve SMS dhe lidhjeve të rreme, të cilat imitojnë faqen zyrtare të Policisë së Shtetit dhe synojnë përfitime financiare të paligjshme.
NJOFTIMI
Apel për kujdes nga faqe mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit dhe kërkojnë pagesa të rreme për gjoba automjetesh.
Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik informon qytetarët se së fundi është konstatuar qarkullimi i mesazheve mashtruese (SMS) dhe lidhjeve të rreme (linke), të cilat imitojnë faqen zyrtare të Policisë së Shtetit dhe synojnë mashtrimin e qytetarëve, nëpërmjet kërkesave për pagesa të pretenduara të gjobave të automjeteve.
Lidhjet e dërguara çojnë drejt një faqeje të rreme, e cila në pamje të parë paraqitet si faqe zyrtare e Policisë së Shtetit, duke përdorur stemën institucionale, imazhe të ndërtesës së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe elemente grafike që imitojnë shërbimet emergjente. Në hapin e parë, qytetarëve iu kërkohet të konfirmojnë identitetin, duke vendosur numrin e telefonit celular. Në hapin vijues, faqja kërkon numrin e targës së automjetit, ndërsa në fazën e fundit iu kërkohet plotësimi i të dhënave bankare, me pretendimin për kryerjen e pagesës së gjobës.
Policia e Shtetit sqaron se kjo faqe nuk është faqe zyrtare, pasi përdor një adresë interneti të rreme (domain: aspalgov.cyou), e cila nuk i përket asnjë institucioni shtetëror.
Ky rast përbën një tentativë mashtrimi kibernetik (phishing), me qëllim përfitimin e paautorizuar të të dhënave personale, numrave të telefonit, të dhënave të automjeteve, të dhënave bankare, PIN-eve dhe kodeve të aksesit në llogari online, duke i ekspozuar qytetarët ndaj rrezikut të humbjeve financiare dhe abuzimit me identitetin e tyre.
Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik apelon për qytetarët:
-Të mos klikojnë në lidhje të dyshimta të dërguara përmes SMS-ve, email-eve apo rrjeteve sociale;
-Të mos vendosin numra telefoni, të dhëna personale apo bankare në faqe jozyrtare;
-Të kenë parasysh se Policia e Shtetit nuk kërkon konfirmim identiteti apo pagesa gjobash përmes linkeve të dërguara me SMS;
-Të verifikojnë çdo informacion vetëm përmes kanaleve zyrtare të Policisë së Shtetit;
-Në rast dyshimi apo mashtrimi, të raportojnë menjëherë pranë Policisë së Shtetit ose Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik.
Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për parandalimin, identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve të këtyre veprave, në hapësirën digjitale, si dhe fton qytetarët, që të tregojnë kujdes maksimal për mbrojtjen e të dhënave të tyre personale dhe financiare.
Një aksident me vdekje është regjistruar sot në fshatin Rrenas të Belshit. 20-vjeçari K. I ka aksidentuar me automjetin ...
Si ka mundësi që gjysmë ton kokainë braziliane të përfundojë te fabrika e Nespresso-s në Romont të Zvicrës? Kj...
Policia ka arrestuar një vietnameze 51-vjeçare me iniciale Th. H., e cila akuzohet për ushtrim prostitucioni në një apartament t&eu...
Qeveria ka miratuar aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën. Mësohet se nesër do të zhvillohet seanca plena...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar këtë të mërkurë, rekursin e Gjon Shkëmbit (i përfshirë në vrasjen e gjyqtari...
Një vlerësim i ri mbi gjendjen e lumenjve në Ballkan gjeti se e ashtuquajtura “zemra blu” e Europës po tkurret me ritme të...
Një ngjarje e rëndë dhe e dhimbshme ka goditur një familje shqiptare që jeton në Francë. Vetëm dy ditë më pa...
Një prej tre të arrestuarve në Tufinë, pjesë e një grupi që shiste armë zjarri, është edhe Ilir Zyberi, i nj...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksin Librazhd-Prrenjas, pranë zonë...
Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi akuzohet për shpërndarje droge. Pas hekurave r...