Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...

Vrasja e Elisit e cila u krye nga persona të maskuar të cilët iu afruan me një makinë dhe qëlluan me breshëri plumbash. Makinë Benz C Class ngjyrë gri të cilën më pas ata dyshohet se e çmontuan në bazën e tyre në përpjekje për të humbur gjurmët. Ku tashmë grupi hetues kishte dyshime të arsyeshme se Voltan Xhani ishte organizatori dhe financuesi i atentatit ndaj Rroshkodolit. Rroshkodoli që thuhej se njihej edhe për miqësinë me grupin e Bajrave në Shkodër. Ku dyshimet më të forta të grupi hetues janë se vrasja e Elis Rroshkodolit në Shkodër më datë 30 Gusht 2024 kishte ardhur për shkak të përplasjeve të grupeve të trafikut të kokainës.
Vetëm një javë nga krimi, ku Elis Rroshkodoli mori 14 plumba në trup duke gjetur vdekjen e menjëhershme, policia vendosi në pranga fillimisht shtetasin Xhulio Malo nga Gjirokastra. Kjo pasi në garazhin e tyre në fshatin Mullet në Tiranë, u gjet edhe makina e përdorur në krimin ndaj Elis Rroshkodolit.
Operacioni i koduar ‘Enigma’ ku vëllezërit Xhani u arrestuan ndërsa drekonin në një restorant në Gjirin e Lalzit, me disa personazhe të njohur të botës së krimit. Ndërkohë që për ta në muajin shtator 2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër kishte caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale ‘Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje’.
Kjo në funksion të hetimeve për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vrasjes me armë zjarri të shtetasit Elis Rroshkodoli, ndodhur në Shkodër. Kjo pasi si Voltan Xhani ashtu dhe viktima Elis Rroshkodoli ishin të skeduar në trafikun e drogërave të forta. Gjë që nëna e tij e hedh poshtë si version. Teksa ngulmon se djali i saj Elisi nuk ishte i përfshirë në aktivitete që kishin të bënte me lëndët narkotike.
Ndërsa ajo vazhdon të besojë se vrasja e djalit të saj, ka lidhje me plagosjen që ai bëri në Belgjikë.
“Nuk kishte lidhje. Këta janë vrasës me pagesë. Këta të jugut vijnë në veri, këta të veriut vijnë në jug. Unë pyes shokët. Ore i njihni? Po jo moj më thonë.
Në Durrës që u kapën dy vetë, ai Plaku, ata janë marrë me drogë, por jo Elisi, as nuk i njihte. Janë ngatërruar gjërat. Policia me dashje, pa dashje, i ka ngatërruar gjërat. Ja pra për atë plagosjen në Belgjikë. Dhe ai tha nuk e fal. Po hajd shikojmë gjendjen financiare të familjes sime. Ku i çoi më thuaj, të lutem. Unë dhe në Francë ku ishte djali i çoja para. Biles edhe dëmshpërblimin e djalit të vogël, të gjitha atij ia ruajta. Unë vetëm dyert e shtëpisë kam vënë. E kam pas shtëpinë pa dyer, vetëm me perde. Punoja në Velipojë gjithë verën, vetëm t’i çoja para Elisit”, thotë Lindita, nëna e Elis Rroshkodolit.
Por përse nëna e Elisit vazhdon të besojë se djali është vrarë për shkak të plagosjes që ai bëri në Bëlgjikë dhe jo për përfshirje në aktivitetin e drogës. Ku e mbështet ajo këtë besim?
Çfarë di ajo për shokët me të cilët Elisi shoqërohej? A janë marrë ata në pyetje? Dhe a ka elementë prove që mund të dëshmojnë implikimin e familjes së hasmit të tij, që mund të ndryshojnë rrjedhën e hetimit? A është nxjerrë në pritë Elisi ditën e ngjarjes? Dhe nëse po, nga kush?
Çfarë kanë zbuluar hetimet e deritanishme të prokurorisë lidhur me atentatin mafioz ndaj Elis Roshkodol. Kush janë personat e dyshuar për vrasjen e tij dhe cila është pista kryesore e hetimit? Dhe pse Dritan Milani, vëllai i personit të plagosur nga Elisi në Belgjikë është një nga personat e dyshuar të interesuar për të kryer këtë vrasje. Ku sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër’, Dritan Milani është ndihmuar për këtë kryer këtë krim nga Xhulio Malo dhe Voltan Xhani. Ky i pari që u pyet mbi këtë krim ishin pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, i cili tregoi fillimisht se Elisi kishte disa ditë që frekuentonte barin e tij. Dhe konsumonte vetëm kafe ose ujë.
“Kur dola jashtë pashë që shoku i viktimës ishte në këmbë, ndërsa djali tjetër ishte i shtrirë në tokë”, mësohet të kjetë thënë pronari i lokalit, pasi është pyetur në polici.
Emisioni “Në Shënjestër” nga Klodiana Lala, transmetoi këtë të martë, dëshminë e nënës s&eu...
Një valë e re e motit të keq pritet të godasë Shqipërinë në ditët e para të tetorit me rënie të nd...
Kontrata e qeverisë me kompanitë Excelerate Energy dhe ExxonMobil u nënshkrua pas një gare të paracaktuar. Përveç angazhimi...
Kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë i është vendosur lëndë plasëse në automjet, në parking...
SPAK ka marrë të pandehur kryetaren e komanduar të Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj, si dhe biznesmenin Rrok Gega. Të dy akuzohen ...
Erion Alibej, një nga të penduarit e drejtësisë në dosjen “Plumbi i artë” pretendoi në seancën e t&e...
Një sinjalizim për të shtëna me armë zjarri ka mbërritur në policinë e Tiranës ditën e sotme. Raportohet se ...
Shefja e kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga, ka dhënë dorëheqjen nga posti që ka mbajtur prej shumë vitesh pranë ...
Apeli me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë ka dënuar me 12 vite burg biznesmenin italian Francesco Bechetti, të cilit, ...
Majlinda Taga, gruaja e biznesmenit italian që u vra tre ditë më parë në fshatin Salari të Tepelenës, është shpre...