Një ditë pas atentatit me armë zjarri në Lezhës, policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka shpallur në kërkim katër persona.
Njoftimi:
Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur në Rrilë.
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 01.02.2026, rreth orës 21:00, në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll, bashkia Lezhë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një shtetas, Grupi i Posaçëm Hetimor i DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë, ka vijuar intensivisht hetimet me qëllim zbardhjen e ngjarjes, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në vijim të veprimeve u ekzekutua urdhri i ndalimit, i lëshuar nga Prokurori, për shtetasin B. K., 24 vjeç, banues në fshatin Dragushë, Njësia Administrative Dajç, Bashkia Lezhë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Nga tërësia e veprimeve hetimore e procedurale, ka rezultuar se si të dyshuar në këtë ngjarje janë përfshirë shtetasit G. N., E. N., K. N. dhe M. N., të cilët janë shpallur në kërkim.
Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Për shkak të hetimeve, nuk jepen të dhëna të tjera. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, në ngarkim të shtetasve G. N., E. N., K. N. dhe M. N., të dyshuar për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit dhe lëndëve shpërthyese”, si dhe në ngarkim të shtetasit B. K., i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
2 Shkurt20:39
Supermarketet ALDI me superfuqi, kthen verën e bardhë në të kuqe
Në redaksinë e Piranjave ka mbërritur një denoncim shqetësues nga një qytetar lidhur me një produkt që tregtohet n&eum...
AKTUALITET
2 Shkurt20:19
Aksident Pukë / Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë. Detajet e para
Një aksident ka ndodhur në segmentin rrugor Pukë-Qelëz, në afërsi të kthesës së Qerretit të Vogël.
M&eum...
AKTUALITET
2 Shkurt19:59
EMRI/ ‘Më detyroi burri”, Si shqiptarja hajdute shmangu deportimin nga Britania
Një shtetase shqiptare i ka shpëtuar deportimit, pasi një gjykatë pranoi se bashkëshorti i saj ishte përgjegjës p&e...
AKTUALITET
2 Shkurt19:37
Një nga personat më të kërkuar/ Kapet në Kolumbi bosi që koordinonte dërgesat e kokainës për mafien shqiptare
Në një operacion të përbashkët, të udhëhequr nga Guardia di Finanza e Venezia-s dhe me mbështetjen e Skuadrës Detar...
AKTUALITET
2 Shkurt19:24
“U kundërpërgjigja që të shmangia tragjedinë”/ Atentati në Lezhë, ndalohet efektivi
Me urdhër të prokurorisë është ndalur efektivi i Patrullës së Përgjithshme Besart Kovaçi, në lidhje me atent...
AKTUALITET
2 Shkurt19:10
Gjyqi ndaj Franc Çopjas, avokatët: S'janë kriminelë të zakonshëm, por ushtarët e një lufte private
“Ju nuk po gjykoni kriminelë të zakonshëm, por ushtarët e një lufte private”, deklaruan të hënën dy av...
AKTUALITET
2 Shkurt19:04
Vrasja e vitit 2016 në Bruksel, kush është shqiptari i dënuar që arrestohet pas 10 vite arrati (Emri)
Personi i dënuar për vrasjen e përgjakshme të ndodhur në vitin 2016 në lokalin Café & Taverne 54, në rrugën L...
AKTUALITET
2 Shkurt18:46
Nga kontratat e “rreme” të qirasë tek ankimi i Komisionerit dhe…/ Adriana Kalaja: Ja provat që fundosin Irena Gjokën
Avokatja Adriana Kalaja ka bërë publike një sërë akuzash të rënda ndaj gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka, duke pre...
AKTUALITET
2 Shkurt18:35
Kush po i kërcënon prokurorët e SPAK? Gazetari: Rama përdor lidhjet me krimin!
Gazetari Basir Çollaku ka deklaruar se Rama qëndron pas kanosjeve ndaj prokurorëve të SPAK.
I ftuar në studion e “Task F...