Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...

TIRANË- Qeveria nuk pret që në afat të mesëm të ketë një politike fiskale stimuluese duke e argumentuar këtë me vijimin e konsolidimit edhe gjatë viteve 2026-2028. Në dokumentin e kuadrit fiskal të këtyre viteve thuhet se ndryshe nga vitet 2020-2021 kur tërmeti dhe pandemia e bënë të nevojshme një politike fiskale më stimuluese tashmë rruga drejt së cilës do të ecet është e kundërt.
“Konsolidimi fiskal do të vijojë të jetë objektivi themelor i politikës fiskale për periudhën afatmesme 2026–2028, në funksion të drejtpërdrejtë të sigurimit të stabilitetit makroekonomik të vendit, si një premisë thelbësore për sigurimin e një rritjeje ekonomike të qëndrueshme e gjithëpërfshirëse.
Me synimin për të ruajtur të pacenuar kredibilitetin e financave publike në perceptimin e tregjeve, politika fiskale do të targetojë një trajektore rënëse të përvitshme të borxhit publik, ndërsa balanca primare do të jetë së paku neutrale ose në nivel pozitiv në vijimësi, duke përbërë objektivin kryesor operacional që do të ankorojë politikën fiskale në afatin e mesëm dhe të gjatë, në përputhje edhe me rregullat fiskale respektive në LOB(ligji organik i buxhetit)” thuhet në dokument.
Qeveria nënvizon se rritja ekonomike pritet të ketë në bazë disa sektorë si industria, shërbimet, ndërtimi teksa bujqësia është ajo që shihet me ecurinë më modeste. Po kështu investimet publike të cilat pritet të qëndrojnë mesatarisht mbi 5 për qind të GDP-së do kenë kontributin e tyre në këtë rritje ashtu si edhe konsumi i brendshëm.
“Megjithëse politika fiskale do të vazhdojë të jetë e orientuar drejt konsolidimit në periudhën afatmesme dhe afatgjatë, objektivi tjetër i kësaj politike fiskale për të ruajtur një nivel relativisht të lartë të investimeve publike në mbi 5 për qind të PBB-së në vitet 2026–2028, do të stimulojë formimin e kapitalit fiks bruto në ekonomi, esenciale kjo për të mbështetur nivele relativisht të larta e të qëndrueshme të rritjes ekonomike në periudhën afatmesme dhe afatgjatë” thuhet në Kuadrin Makroekonomik.
Dokumenti nënvizon se bazuar mbi parashikimet e treguesve kryesorë makroekonomikë, reformave dhe ndryshimeve fiskale (tatimore) të ndërmarra dhe veçanërisht ato të pritshme për t’u ndërmarrë në vijim, si dhe të faktorëve të tjerë përcaktues në ecurinë e zërave të ndryshëm të të ardhurave të buxhetit të shtetit, të ardhurat totale të buxhetit për tre vitet në vijim (2026–2028) parashikohet të rriten mesatarisht me rreth 5.3për qind në çdo vit.
Burimet totale të qeverisë për t’u shpenzuar gjatë viteve 2026–2028 pritet të jenë mesatarisht në rreth 885.8 miliardë lekë në çdo vit ose mesatarisht rreth 30.6 për qind e PBB-së. Investimet publike janë programuar të mbahen në një nivel mesatarisht prej rreth 5.9 për qind të PBB-së në çdo vit (vetëm nga qeveria qendrore, pa përfshirë ato nga qeveria lokale)./ Monitor
LEZHË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen me armë zjarri të 30-vjeçarit Egzon Gega në Lezhë. G...
TIRANA- Një 40-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi në bashkëpunim me 7 persona të tjerë, mes tyre i...
DIBËR- Një ngjarje e pazakontë është regjistruar ditën e djeshme në Dibër. Drejtoresha e Spitalit Rajonal, Irini Shehu...
TIRANË- Ndryshe nga vjet, në këtë periudhë viti në Tiranë vihet re mungesë e pranisë së turistëve t&eum...
TIRANË- Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti p...
PEQIN- Policia ka ushtruar kontrolle gjatë orëve të vona të natës në lokale dhe automjetet që qarkullonin në rrug...
Foto ilustruese DIBËR - Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur në Spitalin Rajona...
KROACI- Një tërmet me magnitudë prej 5.2 ballë i shkallës Rihter ka goditur Kroacinë. Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-...
KOSOVË- Një përplasje fizike ka ndodhur këtë të martë në Qendrën e Numërimit të Votave në sall&eum...
TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale ku shkruan "Ardit Gjoklaj festo atje lart me engj&e...