BBC: Policia gaz lotsjellës dhe ujë me presion drejt studentëve! Shqetësime për veprimet e uniformave blu
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
Kostoja e jetesës për një të ri në Tiranë është rritur ndjeshëm vitet e fundit, e ndikuar kryesisht nga shtrenjti...
Ditën e Hënë vendi ynë parashikohet të ndikohe nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët p...
Dashi Nuk do keni aspak probleme dhe vështirësi sot ne jetën tuaj ne çift perkundrazi komunikimi do jete i ngrohte dhe emocionet te nj&e...
Saktësia, kriza e strehimit, gjendja e arsimit publik dhe korrupsioni kanë çuar qindra mijëra evropianë në rrugë. Nga p&eum...
Protesta studentore ka hyrë në ditën e saj të shtatë, ndërsa policia përveç dhunës së ushtruar ndaj të ...
Elvin Karaj, i cili ishte infiltruar këtë të hënë mes turmës së protestuesve rezulton punonjës policie në Dibë...
Mitropoliti i Korçës ka reaguar ashpër pasi Policia e Shtetit ndërhyri në ambientet e kishës ortodokse në Tiranë, du...
Senatori amerikan Gary Peters ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e situatës në Shqipëri, duke u bërë thirr...
Gazetari Osman Stafa ka publikuar pamjet nga kamera e sigurisë së një prej bizneseve në zonën e Medresesë, aty ku më herë...
Një gjykatë malazeze i ka liruar të premten nga akuzat tetë personat e akuzuar për gërmimin e një tuneli të gjatë që çonte brenda një depoje të Gjykatës së Lartë në Podgoricë, për shkak të mungesës së provave.
Gjykata Themelore tha se nuk është vërtetuar se kush e gërmoi tunelin, dhe se nuk u vërtetua se të pandehurit i kishin kryer krimet për të cilat akuzoheshin.
Tuneli 30 metra i gjatë – i cili ishte gërmuar nga një banesë e lëshuar me qira pranë Gjykatës së Lartë deri në depon e saj – u zbulua më 11 shtator 2023, kur oficerët vërejtën sende të shpërndara në depo.
Depoja përmbante 100.000 sende, materiale provuese nga procese të shumta penale, lëndë gjyqësore, nëntë tonë drogë, 400 armë, municione, eksploziv.
Deri më sot, nuk është përcaktuar se çfarë ishte vjedhur prej tij.
Gjykata e Lartë ndodhet në qendër të Podgoricës, pranë institucioneve më të larta shtetërore – Parlamentit, Qeverisë, Bankës Qendrore dhe ndërtesës së Presidentit të vendit.
Gjykata tha se të pandehurit u liruan nga akuzat sepse nuk kishte prova që i lidhnin ata me këtë çështje.
Pra, sipas vendimit, nuk u gjetën gjurmë ADN-je as nga tuneli, as nga banesa me qira dhe as nga vetë depoja.
Ky vendim është i shkallës së parë, prandaj prokurorët kanë të drejtë të ankohen brenda 15 ditëve nga marrja e vendimit.
Çfarë thuhet në vendim?
Gjykata e arsyeton vendimin se asnjë nga gjurmët e gjetura në tunel, banesën e lëshuar me qira, bodrumin ose vetë depon, nuk përmbante gjurmë ADN-je që mund të lidheshin me ndonjë nga tetë të pandehurit.
Vendimi thotë se Vladimir Eriq ishte në stacionin e Policisë në Loznicë më 8 shtator 2023, tri ditë para zbulimit të tunelit, në kohën kur ai u akuzua për gërmim.
Për Predrag Mirotiqin, i akuzuar për drejtimin e një prej automjeteve të përdorura në kryerjen e krimit, u përcaktua se pamjet e xhirimeve, për shkak të cilësisë së dobët, nuk mundësonin identifikimin e personit, automjetit ose targave.
As për Nikolla Milaçiqin nuk u vërtetua asnjë përfshirje, përveç pretendimit të Katarina Baçoviqit se ai e ndihmoi të merrte me qira një banesë në rrugën “Njegosheva”. Bazuar në atë dëshmi, gjykata pohon se nuk është e mundur të përcaktohet përgjegjësia penale.
Baçoviq u lirua, gjithashtu, nga akuza për falsifikim dokumentesh, sepse letërnjoftimi që thuhej se u falsifikua nuk u gjet kurrë. Ekziston vetëm një fotografi e imazhit nga biseda telefonike, “e cila nuk përbën një dokument publik në kuptimin ligjor”.
Gjykata liroi nga akuzat edhe Marijan Vuljajn, pasi nuk kishte prova se ai dinte për ndonjë vepër penale të kryer nga Baçoviq.
Gjykata vendosi se Veljko Markoviq, Millan Markoviq dhe Dejan Jovanoviq ishin në Mal të Zi, por provat nuk vërtetuan praninë e tyre në tunel, banesë apo depo.
“Personalisht, nuk e prisja që gjithçka të zbulohej kaq shpejt. Urime policisë malazeze që përfundoi gjithçka në kohën e duhur”, tha Abazoviq në shtator 2023.
Pozicionin e ministrit të Policisë e mbante një anëtar i partisë së tij, Filip Axhiq.
Abazoviq, Axhiq dhe ministri i Drejtësisë, Marko Kovaq vizituan vendin e ngjarjes derisa hetimi ishte ende duke vazhduar.
Ekspertët mjeko-ligjorë paralajmëruan se një veprim i tillë mund të kontaminonte vendin e krimit dhe të rrezikonte provat.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregonin se ata po preknin objekte, edhe pse kjo ishte e ndaluar gjatë hetimit./REL/
Edi Rama po ndan detyrat dhe rolet për fushatën e Tiranës në mbledhjen me dyer të mbyllura që ka nisur te Hotel Tirana. Por burim...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur pasditen e sotme strukturat politike të Partisë Socialiste në Tiranë. Mësohet se takimi po zhvillo...
Shtëpia e Bardhë ka reaguar për herë të parë në lidhje me videon virale, ku kryeminsitri Edi Rama shfaqej duke bër&eum...
Ish-partnerja e Charles McGonigal, Allison Guerriero ka komentuar në postimin e ekspertit politik George Papadopoulos, teksa ky i fun...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka komentuar raportin e fundit të OECD për Ballkanin Perënd...
Partia Demokratike do të mbledhë mesditën e nesërme Kryesinë, ku pritet që të jenë në qendër diskutimet p&eu...
Florian Haçka, një nga tre kandidatët e opozitës të propozuar për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e parakohshme...
Kreu i PD-së, Sali Berisha publikoi një video në rrjetet sociale, nga ku shihet që kohë më përpara kryeministri Edi Rama dekl...
Drejtoresha e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula, ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur në gjimnazin “Ibrahim Rugova” në...
Deputetja Albana Vokshi ka ngritur shqetësimin për situatën e rëndë të klimës së biznesit në Shqipëri, duke ...