AKTUALITET

'Prej 6 vitesh rrugëve', qytetari nga Durrësi: Pa ryshfet nuk merr shtëpi, po na vjedhin edhe bonusin

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2025, 12:25

'Prej 6 vitesh rrugëve', qytetari nga Durrësi: Pa ryshfet

Prej gjashtë vitesh jeton në kushte të vështira, me bashkëshorten me sëmundje të rëndë dhe me një vajzë të vogël, ndërsa pret të futet në shtëpinë që i takon me ligj. Kjo është drama e Bashkim Xhikës nga Durrësi, i cili pretendon se është lënë në harresë nga institucionet dhe akuzon për korrupsion e abuzime në procesin e rindërtimit.

Në një rrëfim për 'Kafe Shqeto', zoti Xhika shprehet se prej gjashtë vitesh askush nga Bashkia nuk i ka dhënë një përgjigje konkrete.

“Bashkia s'pranon fare të shkosh, as të interesohesh. Të thërrasim ne sot, të thërrasim ne nesër, e s'të thërrasin asnjëherë”, deklaron ai, duke theksuar se gjatë gjithë kësaj kohe nuk ka marrë asnjë mbështetje institucionale.

Akuzat e tij shkojnë më tej, duke pretenduar se fondet e destinuara për qytetarët e prekur po vidhen. “Përkundrazi, ato kanë dalë, bonusin e marrin për vete dhe e vjedhin,” pohon Xhika.

Ai shton se edhe pse e di numrin e apartamentit që i është caktuar, nuk i është dhënë kurrë çelësi, me pretendimin se banesat po jepen “me mik e me pagesa”. “Këtu te pagesa bën gjithçka. Logjika të çon se këtu bën rryshfeti, s'ka shtet,” shprehet ai me dëshpërim.

Situata financiare e familjes është tejet e rëndë. Qiranë e banesës ku jetojnë aktualisht ia paguan një mik nga Kavaja, pasi ai vetë nuk ka mundësi financiare. “S’kam pasur lekë me e shlyer fare,” rrëfen ai.

Përballë kësaj situate, zoti Xhika ka vendosur t'i drejtohet drejtësisë, duke bërë padi në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). “Kërkoj të marr shtëpinë time dhe të kthejnë bonusin, se ka tre vjet që po vjedhin bonusin tonë,” thotë ai, duke kërkuar zbardhjen e çështjes.

Deklarata për 'KAFE SHQETO':

"S'mund, gruan e kam parë me sëmundje të rëndë fare. Një vajzë të vogël në shkollë e s'kam më, s'kam të ardhur. Bashkia s'pranon fare të shkosh as mend, as të interesohesh fare. Të thërrim ne sot, të thërrim ne nesër e s'thërrasin asnjëherë.

Ka u bënë gjashtë vjet. Ato kanë dalë bonusi e e morin për vete e e vjedhin. Unë e kam pranuar të futem pa drita, pa ujë e s'pranojnë ato fare, nuk pranojnë fare as me, me vënë çelësa, as me nda hiç. Si numër e kam marrë, po si shtëpi jo.

E i kanë bërë kush ka ndonjë mik andej, kush ka ndonjë pagesë, se këtu te pagesa bën gjithçka. Po logjika çon se këtu bën rryshfeti. Këtu s'ka shtet, bën rryshfeti.

Qeranë ma ka shlyer një shok nga Kavaja, se unë s'e kam shlyer hiç, e ka shlyer ai, se s'kam pasur lekë me e shlyer fare.

Vetëm ma ka shlyer ai borxh, me thënë. Ai zoti i shtëpisë më ka njëherë thënë 100 herë me e liruar shtëpinë, po s' ku të shkoj unë, s'kam ku shkoj.

Unë kërkoj të marr shtëpinë time njëherë, e kam bërë padinë edhe në SPAK për këtë punë, e kam bërë padinë në SPAK, vetë i dyti unë, edhe të marr shtëpinë edhe të kthejnë bonusin mor se kanë vjedhur, ka që tre vjet po vjedhin bonusin tonë, në vend që t'i marrim ne të paguajmë qeratë, po i marrin këta të bashkisë e i fusin në bankë për vete.

Unë jam me dializë edhe ajo është po me gjëndra, siç njihen zakonisht, me gjëndra. U operua dy herë edhe pret herën e tretë me u operuar, po s'kam lekë me u operuar"

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë