Dyshohet se plagosi me çekiç ish-vjehrrin, shpallet në kërkim daja i deputetes Zegjine Çaushi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Roskovec, ku një person plagosi me çekiç ish-vjehrrin e ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Roskovec, ku një person plagosi me çekiç ish-vjehrrin e ...
Protestat kundër qeverisë vijojnë edhe këtë të hënë në Tiranë, ndërsa aksioni qytetar shënon dit&e...
Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Suk të Roskovecit, ku një shtetas dyshohet se është goditur me &ccedi...
Emigracioni i shqiptarëve drejt Bashkimit Europian ka mbetur sërish me ritme të larta në 10 vitet e fundit, dhe gradualisht po tejkalon va...
Moti do të jetë i qëndrueshëm gjatë ditës së sotme, ndërsa temperaturat pritet të shkojnë deri në 31&de...
Rikthimi në shkollë ka një paradoks: arsimi publik është falas, por hyrja në të nuk është. Një vrojtim i &cc...
Dashi Natyra juaj nuk do t'ju lërë në asnjë moment të bini pre e pesizmit, nuk do të thotë se si do të përballemi....
Dashamirësit e shampanjës mund të ‘dehen’ më shpejt, pasi prodhuesit francezë janë autorizuar për herë t&e...
Suedezët votojnë për parlamentin e ri, në një garë tejet të ngushtë që mund t’i sjellë fitore të ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Patos.Një person është gjetur i pa jetë në oborrin e bane...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në 70-vjetorin e shugurimit meshtarak të Hirësisë së Tij, Kardinal Ernest Simoni. Gjatë ceremonisë së zhvilluar në katedralen e Firences “Santa Maria del Fiore”, Presidenti Begaj vlerësoi figurën e Kardinal Ernest Simonit si një simbol të qëndresës, besimit dhe sakrificës, një “martir i gjallë”.
“Historia Juaj është dëshmi e gjallë se asnjë regjim nuk mund të shfarosë besimin dhe dinjitetin njerëzor. Historia Juaj, Kardinal Ernest Simoni, na mëson se besimi nuk matet në kohë të qeta, por në kohë sprove dhe se dinjiteti i njeriut nuk varet nga rrethanat, por nga qëndrimi që ai mban përballë tyre”, – u shpreh Presidenti i Republikës në mesazhin për 70-vjetorin e shugurimit të Kardinal Simonit, ku nderoi edhe sakrificën e klerikëve gjatë diktaturës dhe të 38 martirëve katolikë të lumturuar.
Presidenti i Republikës theksoi se falë kësaj sakrifice dhe përkushtimi Shqipëria sot është model i bashkëjetesës fetare, një nga vlerat më të çmuara dhe më të bukura që kemi. Ai u shpreh: “Kjo harmoni ndërfetare është përgjegjësi e përditshme dhe pasuri që duhet ta ruajmë, ta kultivojmë dhe ta përcjellim me krenari te brezat e ardhshëm. Por kjo liri nuk erdhi vetë. Ajo ka emra, ka histori, ka sakrifica. Dhe një nga këta emra është pa dyshim Kardinali Ernest Simoni”.
Një mesazh të veçantë nderimi Presidenti Begaj përcolli për Papa Françeskun, i cili e lartësoi këtë figurë dhe ia tregoi botës këtë “martir të gjallë” që kapërceu vuajtjet e diktaturës pa urrejtje, pa hakmarrje dhe me përulësi. “Vendimi për ta ngritur në dinjitetin e Kardinalit ishte një akt i thellë mirënjohjeje dhe vlerësimi jo vetëm për një njeri, por për një histori, dëshmi e gjallë qëndrese, shprese, besimi dhe dinjiteti njerëzor”, – theksoi Presidenti i Republikës, i cili u shpreh se në momente si ky, ku historia, besimi dhe njeriu takohen, kujtojmë se madhështia nuk qëndron te fuqia apo fama, por te përulësia.
“Zakoni shqiptar na mëson se njeriu bëhet i madh jo kur merr, por kur jep; jo kur sundon, por kur shërben; jo kur flet shumë, por kur vepron drejt; jo kur dorëzohet, por kur ka forcë për të qëndruar për të drejtën; jo kur tregon hipokrizi, por kur tregon integritet”, – deklaroi Presidenti.
Ndërsa falënderoi autoritetet fetare dhe drejtuesit e Firences, të pranishëm në meshën dhe ceremoninë për 70-vjetorin e shugurimit meshtarak të Kardinalit Ernest Simoni, Presidenti i Republikës e mbylli këtë mesazh me urimin: “Le të jetë kjo ditë jo vetëm një nderim për të kaluarën, por edhe një angazhim për të ardhmen, për të ruajtur vlerat, për të mbrojtur dhe për të ndërtuar një shoqëri më njerëzore, më të drejtë, më të paqtë dhe më të lirë në mendim, besim e veprim”.
Në këtë ceremoni Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, shoqërohej nga Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në Selinë e Shenjtë në Vatikan, Majlinda Frangaj.
Uljan Kolgjegja, dyshohet të jetë taksisti 47-vjeçar që u gjet pa shenja jete brenda automjetit të tij, pasditen e së shtunë...
Seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend ka nisur me një minutë heshtje në nderim të dy fëmijëve të mitur q&e...
Pas aksidentit tragjik që i mori jetën dy fëmijëve ditën e djeshme në Durrës, ka ardhur reagimi nga Policia. Në njoftimi...
Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë vendosur ditën e sotme të kufizojnë praktikën e deritanishme të...
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur fajtor Shpend Sokolin, i akuzuar për k...
Instituti Shqiptar i Medias ka botuar së fundmi manualin “Inteligjenca Artificiale në Gazetari”, një udhëzues praktik i dedikuar...
Treguesi që mat besimin e bizneseve dhe konsumatorëve pësoi rënie në muajin prill. Sipas Bankës së Shqipërisë, treg...
Menaxhimi i ndërmarrjeve në Shqipëri vuan nga mungesa e planifikimit strategjik, por rezulton i aftë për të vepruar ndaj situatave...
Rritja e përdorimit të mjeteve elektrike që në peshë mbetet ende modeste në raport me totalin duket se po ndikon në përf...
Këshilli Shqiptar i Medias ka reaguar lidhur me mënyrën se si disa media raportuan aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jet&eum...