Detaje të reja nga plagosja me armë në Elbasan, objektiv dyshohet se ishin dy të rinj. Autori ende në kërkim
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “V...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “V...
Lidhja e futbollistit spanjoll Lamine Yamal me influencuesen Ines Garcia vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave ...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të huaj që arrijnë mbi 22 mijë shtetas deri në qershor 2026 nga 18...
Transporti detar, i konsideruar prej dekadash si mënyra më e sigurt dhe më ekonomike për lëvizjen e mallrave në botë, po p&...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Korçës, ku një 66-...
Burime mediatike se asnjë nga tre të plagosurit nuk ka qenë objektiv i atentatit mbrëmë në Elbasan, por një person tjet&e...
Brezi i vjetër në Kinë është rritur me kinematografinë shqiptare dhe shprehje si “Vdekje fashizmit, liri popullit!” ...
Festimet e Spanjës për fitimin e Kupës së Botës 2026 në Madrid nuk u shoqëruan vetëm me atmosferë festive, por ed...
Numri i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën më 24 qershor ka arritur në 5,278, sipas bilancit më të...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet kryesish...

TIRANË- Procedimet për veprat penale të mashtrimit me kreditë dhe mashtrimit në sigurime u rritën vitin e kaluar. Sipas informacionit nga Prokuroria e Përgjithshme, në vitin 2024 numri i procedimeve për veprën penale të mashtrimit në kredi arriti në 29 raste, nga 13 raste që ishin regjistruar në vitin 2023. Pas kishin rënë për dy vite radhazi, procedimet për këtë vepër penale erdhën përsëri në rritje vitin e kaluar.
Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale kundër mashtrimit për vitin 2024 ishte 4.96%, ndërsa në vitin 2023 kishte qenë 2.25%. Për këtë vepër penale, vitin e kaluar u dënuan nga gjykatat nëntë individë, numër ky i njëjtë me vitin 2023.
Neni 146 i Kodit Penal e përkufizon mashtrimin në kredi si “mashtrimi në dokumentet e paraqitura, duke përfituar padrejtësisht kredi, duke regjistruar në mënyrë fiktive në hipotekë objekte që nuk ekzistojnë, ose tej vlerës së tyre reale, ose në pronësi të një tjetri, të bëra me qëllim për të mos kthyer më kredinë e marrë”. Sipas Kodit Penal, kjo vepër dënohet me gjobë ose me burgim deri në shtatë vjet.
Forma më e përhapur e këtij mashtrimi në vitet e fundit ka qenë marrja e kredive bankare me dokumente të falsifikuara ose duke përdorur mjete identifikimi të personave të tjerë. Këto vepra penale janë bërë shqetësim për disa institucione financiare, duke i ekspozuar edhe ndaj dëmit reputacional.
Gjithmonë sipas Prokurorisë së Përgjithshme, vitin e kaluar u regjistruan 20 procedime për veprën penale të “mashtrimit në sigurime”, nga 13 që kishin qenë në vitin 2023.
Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale “Mashtrimet” ishte 3.42%, ndërkohë që në vitin 2023 kishte qenë 2.25%. Shtatë individë u dënuan nga gjykata për këtë vepër penale, nga gjashtë individë që ishin dënuar gjatë vitit 2023.
Neni 145 i Kodit Penal e përkufizon mashtrimin në sigurime si “paraqitja e rrethanave të rreme në lidhje me objektin që sigurohet, ose krijimi i rrethanave të rreme dhe paraqitja e tyre në dokumentet duke përfituar padrejtësisht sigurime”. Kjo vepër penale dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet.
Mashtrimi në sigurime lidhet kryesisht me inskenimin e ngjarjeve të sigurimit ose falsifikimin e rrethanave të tyre, me qëllim përfitimin e dëmshpërblimit nga kompanitë e sigurimeve./ Monitor
TIRANË- Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në Ultësirën Per...
TIRANA- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të mërkurën më 9 prill me parashtrimet në çështjen e ve...
FIER- Një video ku një luan kafshonte në oborrin e shtëpisë një person u bë virale në rrjet. Mësohet se luan...
ITALI- Një anije ushtarake italiane me 15 emigrantë bëhet me dije se është nisur nga porti i Brindisi drejt Shqipërisë...
TIRANA- Gazetari Flamur Vezaj ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka ironizuar diksutimin e bërë në Gjykatën...
ITALI- Një mjek psikiatër në një spital në Romë është dënuar me burg nga gjykata italiane, pasi ndihmoi...
ITALI- Autori që vrau 22-vjeçaren shqiptare Ilaria Sulën në Itali ka kërkuar që tu dërgojë një letër ...
TIRANA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 29-vjeçare është shpallur në kërkim pas...
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për tre ish-polic&e...
FIER- Zbardhen të tjera detaje të reja nga të shtënat me armë zjarri që u regjistruan ditën e sotme në Fier, ku mbeti ...