AKTUALITET

Procesi i vetingut mbyll siparin, lë pas një sistem drejtësie të brishtë

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Mars 2026, 09:53
Procesi i vetingut mbyll siparin, lë pas një sistem drejtësie

Përgjatë tetë viteve të fundit, korpusi prej 805 gjyqtarësh, prokurorësh dhe ndihmësish ligjorë të vendit kaloi nëpër filtrat e vetingut – një proces kyç i reformës në drejtësi, që mbylli siparin me vendimet e fundit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit më 5 mars.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se 442 subjekte rivlerësimi ose 55% e totalit u larguan nga detyra; nga të cilët 268 u shkarkuan, 105 dhanë dorëheqjen dhe 49 të tjerë u larguan pa një vendim përfundimtar.

Pjesa tjetër i mbijetoi procesit, që për shumë vëzhgues dhe praktikantë të ligjit ishte i vështirë, i thellë dhe i mbushur me dritëhije.

Më shumë se gjysma e magjistratëve të vendit shpenzuan vite të gjata për t’u përballur me shkallën e parë dhe Kolegjin, ndërkohë që një numër më i kufizuar iu drejtuar edhe Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Sipas Afrim Krasniqit, drejtues i Institutit për Studime Politike, procesi i vetingut rezultoi të ishte “një operacion i jashtëzakonshëm” dhe në përgjithësi, pati një bilanc pozitiv për drejtësinë.

“Ndoshta në kushtet e Shqipërisë ishte rruga e vetme për të bërë një reformë të tillë, kështu që mendoj se në kornizë institucionale ishte zgjidhja e duhur,” tha Krasniqi.

Edhe Erida Skëndaj, drejtuese e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, një organizatë monitoruese e procesit, vlerëson faktin se vetingu rrëzoi konceptin e paprekshmërisë së magjistratëve.

“Efekti pozitiv është se gjyqtarë dhe prokurorë me probleme serioze me kriterin e pasurisë dhe figurës u larguan nga sistemi. Koncepti i paprekshmërisë së tyre ra,” tha Skëndaj.

Avokatja Romina Zano, e cila ka mbrojtur një pjesë të madhe të magjistratëve, e konsideron procesin e rivlerësimit kalimtar si ndërhyrjen më të rëndësishme strukturore në sistemin shqiptar të drejtësisë që prej vitit 1991, me arritje kryesore faktin që “procesi i shumëpritur ndodhi”.

Por Zano është gjithashtu kritike mbi standardet e ndjekura dhe barrën që rëndoi mbi magjistratët, duke vlerësuar se vetingu po lë pas trashëgimi të pazgjidhura.

“Barra asimetrike e provës ka rënduar mbi subjekte që kishin jetuar dhe punuar me integritet…,” tha Zano për BIRN.

“Dhe vitet e pasigurisë profesionale, sociale, morale apo reputacionale për subjektet dhe familjet e tyre kanë ngritur pyetje serioze mbi prezumimin e përshtatshmërisë për detyrën gjatë gjithë procedurës,” shtoi ajo.

Vëzhguesit dhe përfaqësuesit ligjorë të avokatëve bashkohen në një pikë kur flasin për mangësitë e procesit; duke renditur në krye përzgjedhjen e anëtarëve të komisioneve të vetingut dhe profesionalizimin e tyre.

Sipas Krasniqit, anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit u zgjodhën nën presionin e kohës, pa u analizuar siç duhej aspekti profesional i tyre apo kriteret e përcaktuara.

Zgjedhja në kundërshtim me kriteret për disa prej anëtarëve hodhi mjegull mbi procesin, veçanërisht në rastet më të ekspozuara të Luan Dacit dhe Artan Hajdarit nga KPA. Daci u shkakua nga detyra në dhjetor 2021 pasi u shpall fajtor për falsifikimin e formularit të aplikimit si anëtar i KPA-së, ndërsa Hajdari u dënua për fshehjen e të ardhurave dhe pasurisë në nëntor të vitit 2024.

Avokati Julian Mërtiri, i cili ka përfaqësuar gjithashtu në proces një numër të madh magjistratësh thotë se problemi kryesor ishte se komisionerët që kontrolluan gjyqtarët dhe prokurorët, nuk iu nënshtruan procesit të vetingut.

“Mungesa e këtij procesi vettingu, passolli largimin e disa prej tyre, duke u dënuar madje me vendime gjyqësore penale të formës së prerë. Elementë këto të cilët nuk ndikuan në rritjen e besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë, por përkundrazi cenuan më tej këtë besim, duke u cilësuar shpeshherë procesi si i paragjykuar,” theksoi Mërtiri.

Mërtiri rendit një sërë problemesh të tjera, që sipas tij lidhen me shkeljen e parimit të gjykatës së caktuar me ligj, mungesën e barazisë së palëve apo standardet e ndryshme të ndjekura për çështje të njëjta.

Sipas tij, magjistratët nuk patën mundësinë për t’u dëgjuar dhe gjykuar nga një gjykatë e paanshme, pasi ishte e njëjta trupë e KPK-së që bënte hetimin dhe më pas merrte vendimin. Edhe në procesin e zhvilluar në KPA, palët ishin sipas Mërtirit të pabarabarta.

“Për shumë subjekte që KPK konstatoi mangësi, Komisionerët Publikë nuk paraqitën ankime, duke krijuar perceptimin në raste të caktuara, se procesi nuk ishte objektiv, por i paragjykuar,” tha Mërtiri për BIRN.

Tjetër problem sipas Mërtirit ishin vendimarrjet e ndryshme të trupave të KPK-së për raste të ngjashme apo të njëjta, duke mos treguar një unifikim qëndrimi midis tyre.

“…Duke u trajtuar subjektivisht ndryshe dhe duke konfirmuar apo shkarkuar subjekte, rastet e të cilëve po ashtu u trajtuan ndryshe nga Kolegji”, vëren Mërtiri, ndërsa shtoi se edhe parimi i proporcionalitetit u intepretua në masa të ndryshme.

Skëndaj i konfirmon standardet e ndryshme, të ndjekura veçanërish nga KPK në fillim të procesit, por ajo thekson se këto mangësi u korrigjuan në Kolegj përmes qasjes unifikuese dhe vendosjes së standardeve që minimizuan efektin e tyre në vijimësi.

“Vlen të theksohet se, duke iu referuar jurisprudencës së Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut (GjEDNj), procesi e ka kaluar testin e ofrimit dhe respektimit të garancive të një procesi të rregullt ligjor, me disa përjashtime si në rastin Cani kundër Shqipërisë apo Thanza kundër Shqipërisë apo lidhur me të drejtën për jetë private dhe familjare, sikurse ka qenë rasti Sevdari kundër Shqipërisë’, theksoi Skëndaj.

Shkarkimet masive të gjyqtarëve dhe prokurorëve shkaktuan një vakuum të thellë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, i cili vazhdon të shkaktojë pasoja edhe pas 10 vitesh. Në anën tjetër, pastrimi i drejtësisë nga korrupsioni dhe pavarësia nga klasa politike vazhdojnë të mbeten sfida.

Krasniqi nga Instituti i Studimeve Politike kritikon arkitektët e reformës në drejtësi se muk morën parasysh dy elementë; mungesën e burimeve njerëzore dhe mungesën e garancive që pengojnë rikthimin e koorporatizmit në sistemin e drejtësisë.

“Fakti se ende ka boshllëk të madh në gjykata dhe prokurori është kosto e këtij gabimi dhe mungese vizioni strategjik, si dhe fakti se vetë autorët e reformës siguruan poste e karriera personale, duke evituar edhe vetingun,” tha ai.

Gjithsesi, Krasniqi beson se drejtësia është sot më funksionale dhe më cilësore se para vitit 2016, por sërish larg standardeve të drejtësisë që u premtua. Ai vlerëson se pavarësisht rezultateve pozitive, reforma vazhdon të mbetet e brishtë dhe duhet parë si një proces që ende nuk ka përfunduar.

“Kur ka pritshmëri të larta, ka edhe zhgënjime dhe mendoj se reforma në tërësinë e saj ka nota kaluese, por është larg asaj që ka nevojë vendi dhe që në thelb u premtua,” tha Krasniqi, duke renditur drejtësinë e vonuar për qytetarët si problemin kryesor.

Edhe Skëndaj vëren një trend përmirësues në sistemin e drejtësisë, por të pamjaftueshëm për të thënë që plaga e korrupsionit është shëruar.

Duke e konsideruar korrupsionin një normë sociale në Shqipëri, Skëndaj vlerëson se vazhdon ta ndikojë sistemin gjyqësor, së bashku me backlogun e çështjeve që ushqen forma të ndryshme të korrupsionit apo me raste të tjera të konfliktit të interesit.

Përveç korrupsionit, Skëndaj mendon se sistemi është sërish i dobët edhe ndaj ndërhyrjeve politike.

“Ndikimi i politikës mbetet problem më i ndjeshëm, si në drejtim të deklaratave publike por edhe presioneve për ndërhyrje në legjislacionin në kuadër të sistemit të drejtësisë,” theksoi më tej ajo.

Përveç këtyre dy problemeve madhore, çështje të tjera shtrohen për diskutim, përfshirë edhe cilësinë e magjistratëve të sotëm.

Sipas avokatit Mërtiri, vetingu solli prurje jo të natyrshme dhe me urgjencë të një numri shumë të lartë të magjistratëve të rinj në sistemin aktual, duke ulur cilësinë, eksperiencën në gjykim dhe hetim në dëm të besimit të qytetarëve te sistemi.

“Lëvizjet e shpeshta të gjyqtarëve dhe dorëzimi i njëpasnjëshëm i dosjeve prej tyre, për t’u marrë nga të tjerë dhe për t’u dorëzuar sërish, nuk ka ndikuar në rritje besimi, por në të kundërt. Marrja e një vendimi me formë të prerë nga qytetarët është sot gati e pamundur, duke u shqyrtuar ende çështje të mbi 10 viteve më parë nga gjykatat e faktit,” theksoi ai.

Edhe avokatja Romina Zano vlerëson se ndikimi afatgjatë nuk matet vetëm me numrin e shkarkimeve, por me cilësinë e sistemit që mbetet. Ajo theksoi gjithashtu se zëvendësimi numerik nuk garanton në mënyrë absolute “cilësi dhe integritet”.

“Mësimi kryesor është se vetting-u ka qenë ‘kirurgji’ e domosdoshme, por shëndeti i sistemit kërkon në vlerësimin tim një regjim të qëndrueshëm, që përkthehet në paga të drejta, pavarësi buxhetore, disiplinë të shëndetshme juridike dhe cilësore,” tha Zano për BIRN, ndërsa shtoi: “ dhe mbi të gjitha, një kulturë institucionale ku integriteti është normë dhe jo përjashtim”. /BIRN

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?