AKTUALITET

Projeksionet e fundit mbi ecurinë globale të fertilitetit, OKB: Në Shqipëri parashikohet përgjysmim i lindjeve në vitet 2024-2054

M.B. Përditësimi i fundit 14 Prill 2025, 07:31

Projeksionet e fundit mbi ecurinë globale të fertilitetit, OKB:

TIRANA- Përgjatë dekadës së fundit Shqipëria klasifikohet ndër vendet me zhvillime drastike demografike në rang global, duke kryesuar me normat e larta të emigrimit, rënie të lindjeve, plakje të popullsisë etj. Kombet e Bashkuara parashikojnë që në 30 vitet e ardhshme numri i lindjeve në vendin tonë do të përgjysmohet në projeksionet e fundit mbi ecurinë globale të fertilitetit gjatë 2024-2054. OKB e klasifikoi Shqipërinë me dy vende të tjera, Porto Riko dhe Xhamajka me rënien më të fortë të lindjeve në rang global deri në 2054.

Sipas të dhënave të brendshme nga INSTAT vitin e kaluar lindën rreth 22 mijë bebe, por në vitet 2050 do të lindin rreth 10-11 foshnja në vit. Realiteti i viteve të fundit ka treguar se treguesit demografikë të Shqipërisë patën ecuri më negative se edhe projeksionet me pesimistë për ecurinë e popullsisë. Askush nuk kishte mundur të parashikonte se lindjet në vendin tonë do binin me rreth 40 për qind vetëm në dekadën e fundit. Në vitin 2014 në vendin tonë lindën 35,700 foshnja, ndërsa më 2024 vetëm pak më shumë se 22 mijë ose 37% më pak se në 2014.

Kombet e Bashkuara analizuan se lindjet në Shqipëri do të pësojnë rënie të fortë në vitet në vijim për dy arsye madhore: E para normat e ulëta të fertilitetit në gratë ne moshën e lindjeje dhe nga e dyta emigracioni në nivele të larta i moshave të reja. Normat totale të lindshmërisë kanë rënë vazhdimisht gjatë gjysmës së shekullit të fundit, nga një mesatare totale e lindshmërisë prej 4.8 lindje për grua në 1970 në 2.2 në 2024.

Gratë sot lindin mesatarisht një fëmijë më pak se në vitet 1990, kur shkalla globale ishte ishte 3.3 fëmijë për grua. Rënia parashikohet të vazhdojë deri në fund të shekullit, duke arritur në 1.8 lindje për grua deri në vitin 2100. OKB vë në dukje se projeksioni i normave të lindshmërisë deri më tani në të ardhmen është subjekt i pasigurive të mëdha. Me 2024 shkalla totale e fertilitetit në rang global ishte 2.2 lindje për grua, shumë më e ulët se vlera e parashikuar për të njëjtin vit mbi një dekadë më parë në 2013, me 2.4 fëmijë për grua.

Sipas të dhënave të brendshme nga INSTAT indeksi sintetik i fertilitetit ra në 1,21 fëmijë për grua më 2022 nga 1,34 fëmijë që ishte ky tregues më 2020 dhe 1,36 që ishte në vitin 2019. Në vitin 2001, sipas INSTAT, ky tregues ishte 2.1, ndërsa në vitet 1970 ishte mbi 5. Në qarqet e Vlorës dhe Korçës shkalla e fertilitetit ishte më pak se një fëmijë për grua në moshë riprodhimi. Normat më të larta të Lindshmërisë janë qarqet e Kukësit, Dibrës dhe Lezhës.

E krahasuar më të dhënat e Eurostat 2021, Shqipëria shihet të ketë normat e më të ulëta të lindshmërisë në Europë dukë lënë pas vetëm Spanjën (1.19) dhe Maltën (1.13).  Indeksi i fertilitetit është nën normën e zëvendësimit prej 2,1 fëmijë për grua, që do të thotë se një çift nuk arrin të zëvendësojë veten. Shtyrja e moshës për martesë, synimet për karrierë dhe në shumë raste pamundësitë ekonomike po bëjnë që gratë shqiptare të lindin gjithnjë e më pak fëmijë./ Monitor

okb

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë