AKTUALITET

Protesta e opozitës/ Bardh Spahia: Kanë shkatërruar parlamentarizmin, është mohuar fjala e lirë

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2025, 09:18

Protesta e opozitës/ Bardh Spahia: Kanë shkatërruar

Opozita shqiptare i është rikthyer protestave, duke nisur me një tubim para Kryeministrisë pasditen e kësaj të hëne, në një përpjekje për të kanalizuar pakënaqësinë qytetare ndaj qeverisjes. I ftuar në emisionin Kafe Shqeto në Syri Tv, përfaqësuesi dhe ligjvënësi i opozitës, Bardh Spahia, zbardhi arsyet, strategjinë dhe sfidat e këtij aksioni të ri politik.

Sipas Spahisë, vendimi për të protestuar vjen si përgjigje ndaj një presioni të vazhdueshëm nga qytetarët opozitarë, të cilët e shohin shtetin “të kapur nga mafia, korrupsioni dhe krimi i organizuar”.

Ai theksoi se zgjedhjet e 14 majit ishin “të grabitura”, duke minuar besimin tek procesi zgjedhor si një mjet për rotacion pushteti. Spahia shpjegoi se vonesa për fillimin e protestave ishte një lëvizje strategjike, në pritje të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR, i cili, sipas tij, “faktoi komplet akuzat e opozitës” për përfshirjen e shtetit në fushatë, përdorimin e aseteve publike, kërcënimin e administratës dhe përdorimin e krimit të organizuar.

Një tjetër arsye madhore për protestën, është ajo që Spahia e quajti “eliminim i fjalës së lirë të opozitës” dhe “shkatërrim i parlamentarizmit”. Ai akuzoi mazhorancën për bllokimin sistematik të të gjitha instrumenteve demokratike në Kuvend, si ngritja e komisioneve hetimore, interpelancat me ministra dhe mocionet me debat, duke e kthyer parlamentin në një institucion jofunksional ku zëri i opozitës asgjësohet me forcën e kartonit.

“Sigurisht është më se e vërtetë, kërkesa e vazhdueshme e popullit opozitar, le të themi, për të manifestuar në mënyrë dinamike nëpërmjet protestave. Për hir të së vërtetës që pas zgjedhjeve të grabitura, zgjedhjeve të vjedhura të 11 majit, kjo ka qenë një kërkesë konstante jo vetëm e strukturave tona, por e të gjithë atyre që e shohin tashmë shtetin shqiptar të kapur nga mafia, nga korrupsioni, nga krimi i organizuar dhe nuk gjejnë një mënyrë tjetër për të siguruar rotacionin politik, pasi edhe në tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme ka humbur plotësisht besimi mbas asaj që pamë dhe me 11 maj. Në këtë kontekst gjatë gjithë këtyre muajve, ne jemi përballë me këtë kërkesë të vazhdueshme të opozitarëve për të protestuar në mënyrë dinamike për shumë e shumë arsye.

Në kuptimin për të përcjellë forcën e një populli të tërë që kërkon ndryshimin me çdo kusht. Dhe ka forma të ndryshme proteste gjithmonë brenda kontureve të protestës së ligjshme, po themi kështu, por për të bërë të ndihet zëri i opozitarëve, i cili tashmë është dukshëm dominues në skenën publike shqiptare le të themi. Siç e kemi thënë edhe vazhdimisht gjatë atyre muajve, kemi ka pasur një arsye për të cilën kemi vonuar për hir të së vërtetës thirrjen në një proteste dhe ajo ka qenë pritja e daljes së raportit përfundimtar të OSBE ODIHR-it, e cila, siç edhe keni pasur mundësinë ta shikoni, faktoi komplet ato akuza dhe le të themi dokumentoi gjetjet e Partisë Demokratike gjatë procesit zgjedhor të 11 majit. Përfshirjen e shtetit të bërë një me partinë politike në pushtet, përdorimin e aseteve publike në fushatë, kërcënimin e administratës dhe përdorimin e administratës, përdorimin e krimit të organizuar fuqishëm në fushatë.

Dhe përdorimin e parave të pista të trafiqeve të ndryshme po nga krimi i organizuar i bërë një me shtetin. Janë shumë e shumë aspekte të cilat, kapja e mediave e tjerë e tjerë, të cilat siç u tha dhe në raportin. Vetëm për zgjedhje nuk bëhet fjalë. Në këtë kontekst mendoj që është momenti i duhur tani të thirret një protestë. Patjetër, se doja të dilja pikërisht edhe te kjo. Nuk janë vetëm këto arsyet që lidhen direkt me zgjedhjet e 11 majit, kuptohet edhe gjatë këtyre pak muajve ka pasur zhvillime të tmerrshme le të themi në skenën politike shqiptare. Politike dhe publike. Mjafton të përmendim këtu skandalet e njëpasnjëshme madhore të korrupsionit, ku ministra dhe...

Tanimë me këtë mazhorancë dhe me modelin që kanë sjellë në skenën publike me menaxhimin e parasë publike, duken asgjë, duken thërrime të gjitha këto. Ju, tanimë jemi mësuar të dëgjojmë afera korruptive që nga drejtorët më të vegjël dhe deri tek ajo që është më e rëndësishmja, përfshirjen e kryeministrit Rama në aferat e mëdha korruptive. Këtu nuk po flasim, e thashë edhe pak më përpara, janë ministra dhe zëvendëskryeministra, por në të vërtetë në çdo aferë të madhe korruptive të këtij vendi, të cilat nuk janë aspak të rralla, është i përfshirë direkt kryeministri Rama. Dhe në dhe përveç kësaj, këtyre aferave të bëra publike dhe së fundmit tanimë ka arsye të tjera plot. Dhe një ndër këto dhe mjaft e rëndësishme është edhe praktikisht eleminimi i fjalës së lirë të opozitës dhe ku keni vendosur.

Absolutisht. Ne, ju besoj keni qenë edhe dëshmitarë të faktit që në dhjetë seanca parlamentare vetëm në një seancë kemi arritur të flasim apo të diskutojmë për çështje të rëndësishme që shqetësojnë opinionin publik apo zgjedhësit tanë. Në nëntë seancat e tjera ka qenë absolutisht e pamundur të dëgjohet sadopak zëri i opozitës dhe gjithçka është vendosur me forcën e kartonit në një mënyrë krejtësisht antidemokratike, në një mënyrë krejtësisht jo institucionale, ka pasur një tendencë dhe besoj unë projekt e mirëmenduar për të eliminuar fjalën e lirë të opozitës dhe automatikisht pastaj edhe në shkatërrimin e parlamentarizmit shqiptar. Nuk di të ketë funksion tjetër parlamenti shqiptar përveç se të dëgjojë fjalën e përfaqësuesve të popullit apo të ushtrojë kompetencat e veta në legjislative, qoftë edhe në mbikëqyrjen e institucioneve kushtetuese, të tjera kushtetuese, përfshi këtu edhe kontrollin mbi ekzekutivin, qeverinë.

Të gjitha këto armë që kushtetuta ja njeh pushtetit legjislativ, parlamentit pra, janë asgjësuar nga mazhoranca aktuale. Ju rikujtoj këtu që çdo nismë e opozitës shqiptare, e Partisë Demokratike, për të ngritur qoftë komisione hetimore, çka është një e drejtë kushtetuese të cilën nuk mund t'ia heqë mazhoranca në asnjë lloj forme. Nuk, as me votim. Është parashikuar në kushtetutë. Mazhoranca thjesht mund të dakordësojë datat e ngritjes së këtyre komisioneve, por në asnjë moment nuk mund të heqë të drejtën e kërkesës për të ngritur komisione hetimore. Në, me forcën e kartonëve janë rrëzuar të gjitha kërkesat e opozitës për të ngritur, për të siguruar interpelanca parlamentare me përfaqësues të qeverisë. Me forcën e kartonëve gjithashtu është hequr e drejta e opozitës për të kërkuar mocion me debat, siç kemi pasur për çështje edhe të rëndësishme me një interes të gjerë publik, siç ka qenë për shembull problematikat e gjetjes së kontrollit të lartë të shtetit për spitalin onkologjik, çka ishte një temë e cila do të duhej të gjente dakordësi.

Ajo ishte pastaj një tjetër absurditet, por nejse, ata që nuk gjejnë forcën të të ndihen pjesë dhe të kërkojnë edhe ato apo të bëhen bashkë në kërkesën për të pasur një mocion me debat me ministrin e shëndetësisë si institucion në radhë të parë, pastaj edhe si përfaqësues. Do të thoja e pafalshme, madje e turpshme që në çdo ndërrim ministrash të shërbim me po të njëjtat premtime që në vitin 2013 dhe fatkeqësisht shohim që asgjë nuk ndryshon, situata përkundrazi, në pjesën dërrmuese vazhdon të degradojë dhe më keq se ç'ishte. Absolutisht, këto janë problematikat që me të cilat është ngritur edhe kauza e thirrjes së kësaj proteste, do të thoja, disa prej tyre.

Jo, është e vërtetë. Për hir të së vërtetës, të gjitha sulmet ndaj opozitarizmit dhe opozitës janë, besoj, të menduara dhe të pilotuara nga pushteti dhe kjo është më se e qartë. Shiko, mjafton të shohësh edhe rezultatin e zgjedhjeve, qoftë edhe këtyre të pjesshme të fundit, për të kuptuar që nuk është më çështje këtu partish apo mënyrës së të bërit opozitë apo individësh. Është një çështje e cila për fat të keq duhet të parë në thelbin e vet. Me Edi Ramën dhe me këtë mazhorancë nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe ky është fakt. Është provuar, kemi parë parti të reja, parti të cilat nuk mbanin ndoshta dhe barrën e partive të mëdha, siç është Partia Demokratike, po prapë rezultati ishte krejtësisht zhgënjyes në zgjedhje, të paktën të fundit të 11 majit. Dhe kjo është shumë domethënëse. Kjo tregon që nuk ka më rëndësi kush është fytyra apo kush është individi apo kush është partia. Këtu dominon partia shtet, e cila kontrollon plotësisht edhe procesin zgjedhor.

Unë jam dakord plotësisht me faktin që këtu nuk bëhet më fjalë as për ideologji, as për zgjedhje vizionit ekonomik. Këtu është e qartë që e gjithë ekonomia shqiptare është e bazuar kryesisht tek droga dhe trafiku i i drogës, apo edhe kultivimi i kanabisit. Investimet shikohen qartë tashmë, ngritja e kullave në çdo cep të Tiranës, madje do të vazhdojë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë, me para, prejardhja e të cilave është krejtësisht e paqartë dhe me shumë probabilitet, të gjitha faktet çojnë aty, janë para të pastrimit të parave të pista të trafiqeve të ndryshme të drogës. Të bëjnë të kuptosh që është më se e vërtetë ajo shprehja që ne po jetojmë sot në një narkoshtet. Lidhjet janë të qarta të personazheve kryesorë të trafikut të drogës dhe të krimit të organizuar me kryeministrin Rama direkt. Po faktohet jo vetëm nga gazetaria investigative shqiptare dhe e huaj, autor, zërat dhe emrat më autoritar në këtë fushë e kanë thënë qartë tashmë lidhjen dhe simbiozën midis qeverisë shqiptare, kreut të saj Edi Rama me personazhet e trafikut të drogës.

Po patjetër dhe pastaj nuk rakordojnë as shpjegimet dhe justifikimet e tija me këto personazhe. Denoncime të forta ka pasur edhe nga autoritetet maksimale të luftës kundra krimit të organizuar dhe mafies, siç është Nikola Grateri, kryeprokurori antimafies i Napolit, autoriteti më i madh në luftën kundër mafies dhe krimit të organizuar, i cili nuk, nuk flet vetëm për mafien në territorin italian, përkundrazi, është një njohës i mirë i mafies dhe i krimit të organizuar në të gjithë botën, le të themi, me lidhjet e faktuara tashmë të krimit të organizuar nga Shqipëria, Europa dhe Amerika Latine, ka folur më qartazi nuk mund të fliste, e konsideroi patjetër Shqipërinë një narkoshtet, madje dhe më shumë, foli qartazi për lidhjet e trafikantëve ndërkombëtarë të drogës me drejtuesit e qeverisë shqiptare dhe me kryeministrin Rama. Unë nuk di çfarë duhet të thotë dikush më shumë për ta faturuar dhe për ta, për ta dakordësuar faktin që të dorëzuar para faktit, për të dorëzuar para faktit që ne jetojmë në një narkoshtet dhe kjo nuk ka më asnjë diskutim. Dhe mbi këtë narkoshtet, mbi këtë, le të themi burim, këtij, mbi këtë lum parash është e bazuar edhe ekonomia shqiptare. Pastaj, padyshim, kemi ato, le të themi shpërndarjen e parave të buxhetit shqiptar, që është një tjetër turp i madh dhe një akt kriminal do të thosha unë.

Që as atë nuk kemi mundësinë dhe rastin ta diskutojmë në kuvend, apo qoftë edhe nëpër komisione ku ne. Edhe në shtëpinë e Ramës është që s'diskutohet buxheti. Është një mënyrë për ta ulur peshën. Ekzakt, por këto koncesione mos harrojmë janë, janë vrastarë për jo vetëm për ekonominë, por edhe për qytetarët shqiptarë. Një fakt për t'jua përmbledhë ishte që edhe në projektbuxhetin për vitin 2026, pesha e koncesioneve, e parave që shkojnë për koncesionet është pak a shumë e njëjtë me peshën e investimeve të Ministrisë së Shëndetësisë në të gjithë qendrat dhe spitalet e Shqipërisë. Pra është, është një e qartë, një skemë e cila parashikon që shumica dërrmuese e buxhetit të shtetit të shkojë në tek, tek xhepat e. Ta nxjerrim nga arka, ta hedhim te xhepat, te një grusht njerëzish e disa oligarkë", tha Bardhi.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë