AKTUALITET

Protestat në Tiranë, Komiteti i Helsinkit ngre alarmin për dhunën ndaj të miturve: Të hetohet zinxhiri komandues i Policisë

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Tetor 2026, 20:32
Protestat në Tiranë, Komiteti i Helsinkit ngre alarmin për

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka shprehur shqetësim serioz për dhunën policore ndaj protestuesve në Tiranë, veçanërisht ndaj të miturve, si dhe për shkeljet e mundshme të të drejtave të personave të privuar nga liria. Në një deklaratë për shtyp të publikuar më 18 tetor, KShH bën thirrje për hetim të menjëhershëm, të pavarur dhe efektiv të rasteve të raportuara, duke kërkuar që përgjegjësia të shqyrtohet jo vetëm për punonjësit që dyshohet se kanë ushtruar drejtpërdrejt dhunë, por edhe për drejtuesit dhe zinxhirin komandues, në përputhje me detyrimet ligjore.

Shqetësimet e Komitetit Shqiptar të Helsinkit bazohen edhe në monitorimin e kryer më 16 tetor në Bllokun e Dhomave të Sigurisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Sipas KShH-së, në ambientet e kontrolluara u konstatuan kushte të papërshtatshme dhe mbipopullim, pasi në dhoma të projektuara për një person mbaheshin tre deri në katër persona, kryesisht të mitur. Mungesa e shtretërve, dyshekëve dhe pajisjeve të përshtatshme për fjetje, sipas organizatës, ngre shqetësime për respektimin e dinjitetit njerëzor dhe standardeve të trajtimit të personave të ndaluar.

Veçanërisht shqetësuese janë pretendimet e të arrestuarve për ushtrim dhune fizike gjatë arrestimit dhe pasi ishin shoqëruar në ambientet e policisë. Disa të mitur kanë deklaruar se janë goditur nga punonjës të Policisë së Shtetit, ndërsa monitoruesi i KShH-së ka konstatuar dëmtime fizike të dukshme në disa raste. Sipas deklaratës, një prej të miturve u dërgua për herë të dytë në Spitalin e Traumës gjatë monitorimit.

Komiteti thekson se këto pretendime dhe konstatime kërkojnë verifikim të plotë, pa paragjykuar përgjegjësinë e personave të përfshirë. Hetimet, sipas KShH-së, duhet të përfshijnë edhe përgjegjësitë e mundshme të drejtuesve policorë, në përputhje me kompetencat dhe detyrimet e tyre ligjore. Gjatë intervistave, personat e privuar nga liria kanë ngritur gjithashtu pretendime për pamundësi komunikimi me familjarët dhe avokatët, mungesë të kujdesit të duhur shëndetësor dhe raste të pyetjes së të miturve pa praninë e psikologut. KShH kërkon që këto rrethana të verifikohen në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur.

Në deklaratë, organizata nënvizon se e drejta për tubim paqësor është një e drejtë themelore dhe se ndërhyrjet e autoriteteve duhet të respektojnë parimet e ligjshmërisë, domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit. KShH dënon si aktet e dhunës gjatë protestave, ashtu edhe çdo përdorim të paligjshëm ose joproporcional të forcës nga autoritetet, duke theksuar se dhuna e ushtruar nga individë nuk mund të përdoret si justifikim për ndëshkimin kolektiv të protestuesve apo cenimin e të drejtave të personave të ndaluar.

Një vëmendje e veçantë i kushtohet mbrojtjes së të miturve. KShH rikujton se privimi i fëmijëve nga liria duhet të përdoret vetëm si masë e fundit dhe për kohën më të shkurtër të përshtatshme, ndërsa gjatë çdo veprimi procedural duhet të garantohet interesi më i lartë i tyre, e drejta për mbrojtje ligjore dhe respektimi i dinjitetit.

Përballë kësaj situate, Komiteti Shqiptar i Helsinkit i bën thirrje Prokurorisë kompetente dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore të hetojnë me përparësi pretendimet për dhunë dhe keqtrajtim, duke siguruar ruajtjen e provave, përfshirë pamjet filmike, dokumentacionin e ndalimeve dhe raportet mjekoligjore. Ndërkohë, Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme u kërkohet të marrin masa për përmirësimin e kushteve në dhomat e sigurisë, garantimin e kujdesit shëndetësor dhe respektimin e të drejtave procedurale të personave të arrestuar.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë