Protestat në Tiranë, raportuesi i PE-së për Shqipërinë: Të ndalet dhuna, qeveria të rishikojë qasjen e saj
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar në...
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar në...
Ka nisur protesta e gjashtë para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Studentë, gjimnazistë dhe qytetarë vijojnë tubi...
Gazetari Almer Toska ka publikuar një video-mesazh drejtuar Kryeministrit Edi Rama, në të cilin gazetari përdor tone të forta dhe dek...
“Kemi 140 ditë që protestojmë në mënyrë paqësore dhe askush nuk na dëgjon. Kjo është mundësia jon...
Një ditë pasi protestuesit i vunë flakën, Gjykata e Lartë është përgatitur sot për t’i shpëtuar ndonj&...
Një grup mjekësh dhe profesionistësh shëndetësorë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Gjermani kanë...
Protestat e ditëve të fundit në vend janë shoqëruar me tensione dhe përplasje të shumta, ku nuk kanë munguar dhuna pol...
Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale, duke ngritur shqetësimin për t&eum...
Ditën e sotme, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë dalë fadromat, të cilat po heqin gurët nga trotuari...
Një kundërvajtje e rrezikshme është regjistruar në aksin rrugor Lushnjë–Durrës, ku një automjet është ...

Një grup mjekësh dhe profesionistësh shëndetësorë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Gjermani kanë ndërmarrë një peticion drejtuar Bundestagut gjerman dhe deputetëve gjermanë në Parlamentin Evropian.
Në peticion, ata shprehen të shqetësuar për situatën në Shqipëri dhe protestat që, sipas tyre, prej më shumë se katër muajsh po zhvillohen në Tiranë dhe qytete të tjera.
Ata kërkojnë një qëndrim publik në mbrojtje të së drejtës për protestë paqësore, si dhe një hetim të pavarur e transparent mbi pretendimet për përdorim joproporcional të forcës nga policia.
“Organizata të të drejtave të njeriut kanë raportuar përdorim joproporcional të forcës nga policia dhe hedhje gazi lotsjellës pa paralajmërim. Edhe Delegacioni i BE-së në Tiranë ka kërkuar hetim të shpejtë të këtyre pretendimeve.”, thuhet në reagim.
Një pjesë e veçantë e peticionit i kushtohet edhe raportimeve për përdorimin e automjeteve që perceptohen si ambulanca në mbështetje të veprimeve policore. Mjekët kërkojnë garanci për kujdes mjekësor të paanshëm ndaj të gjithë të lënduarve, si dhe mbrojtje për personelin mjekësor dhe gazetarët.
“Si mjekë, e dimë se çfarë dëmtimesh shkakton gazi lotsjellës, sidomos te fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë. Ambulancat dhe personeli mjekësor duhet të shërbejnë vetëm për kujdesin ndaj të lënduarve, kurrë si pjesë e operacioneve policore.”, thuhet më tej.
Ata i bëjnë thirrje deputetëve gjermanë që çështja të përfshihet në axhendën e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, veçanërisht në lidhje me shtetin e së drejtës dhe të drejtat themelore. Peticioni apelon që të përdoren mjetet diplomatike në dispozicion për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
LETRA E PLOTE:
Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë,
Ne, mjekë dhe profesionistë shëndetësorë shqiptarë që jetojmë dhe punojmë në Gjermani, po ndjekim me shqetësim të madh situatën në Shqipëri. Deri kur do të heshtë Evropa, ndërkohë që qytetarët dalin në rrugë për të kërkuar në mënyrë paqësore të drejtat e tyre demokratike?
Prej më shumë se katër muajsh, mijëra qytetarë, mes tyre shumë studentë dhe të rinj, protestojnë në Tiranë dhe në qytete të tjera. Organizata të të drejtave të njeriut kanë raportuar përdorim joproporcional të forcës nga policia dhe hedhje gazi lotsjellës pa paralajmërim. Edhe Delegacioni i BE-së në Tiranë ka kërkuar hetim të shpejtë të këtyre pretendimeve. Veçanërisht shqetësuese janë raportimet për automjete që perceptohen si ambulanca, të cilat duket se janë përdorur në mbështetje të veprimeve policore.
Si mjekë, e dimë se çfarë dëmtimesh shkakton gazi lotsjellës, sidomos te fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë. Ambulancat dhe personeli mjekësor duhet të shërbejnë vetëm për kujdesin ndaj të lënduarve, kurrë si pjesë e operacioneve policore.
Për këtë arsye, ju kërkojmë:
Të mbani një qëndrim publik në mbrojtje të së drejtës për protestë paqësore në Shqipëri.
T’u kërkoni autoriteteve shqiptare një hetim të pavarur dhe transparent për përdorimin joproporcional të forcës dhe për rastet që përfshijnë automjete mjekësore.
Të kërkoni garanci për kujdes mjekësor të paanshëm ndaj të gjithë të lënduarve dhe mbrojtje për personelin mjekësor dhe gazetarët.
Ta vendosni këtë çështje në axhendën e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, veçanërisht te kapitujt për shtetin e së drejtës dhe të drejtat themelore.
Të përdorni të gjitha mjetet diplomatike në dispozicion për të parandaluar një përshkallëzim të mëtejshëm.
Shumë prej nesh janë shtetas gjermanë dhe kontribuojnë çdo ditë në sistemin shëndetësor të Gjermanisë. Prindërit, vëllezërit, motrat dhe të afërmit tanë jetojnë në Shqipëri. Ajo që ndodh atje nuk është për ne një çështje e largët politike, por prek drejtpërdrejt familjet tona.
Evropa nuk mund ta mbrojë demokracinë vetëm përmes fjalimeve solemne. Vlerat evropiane nuk duhet të ndalen në kufijtë e Bashkimit Evropian. Shqipëria ka nevojë për një Evropë që sheh, dëgjon dhe kërkon përgjegjësi. Jo dikur, por tani.
Me konsideratë të lartë,
Mjekët dhe profesionistët shëndetësorë shqiptarë në Gjermani
65 persona kanë mbetur të lënduar gjatë protestës së zhvilluar më 17 tetor në Tiranë, mes tyre efektivë poli...
Një 30-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Dibër, pasi transportonte me automjet taksi dy armë zjarri dhe mu...
Protestat e ditëve të fundit në vend janë shoqëruar me tensione dhe përplasje të shumta, ku nuk kanë munguar dhuna pol...
Ditën e sotme, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë dalë fadromat, të cilat po heqin gurët nga trotuari...
Një kundërvajtje e rrezikshme është regjistruar në aksin rrugor Lushnjë–Durrës, ku një automjet është ...
Revolta e të rinjve shqiptarë ka nxjerrë në sipërfaqe pakënaqësitë e akumuluara prej vitesh ndaj një sistemi q&eu...
Efektivët e forcave “Shqiponja” janë përplasur me një çift të rinjsh gjatë protestës së mbrëmj...
Gazetarja Brikena Metaj ka reaguar për herë të parë pasi djali i saj u kthye në simbol të rezistencës së protestë...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar pas përshkallëzimit të situatës gjatë prot...
Rreth orës 11:00 të së shtunës (17.10.2026), studentët u mblodhën për të pestën ditë radhazi përpara Mi...