Zbulohet në Adriatik një rrugë 7 mijëvjeçare nën ujë, arkeologët: Lidhte një vendbanim neolitik me bregun
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara nga Top Channel, duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futu...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka sjellë në vëmendje një deklaratë të eurodeputetit Tomáš Zdech...

SHËNGJIN- Një kontigjent emigrantësh pritet të mbërrijë sot në Shëngjin teksa mëzohet se anija "Spica" e Marinës Ushtarake italiane, me rreth 30 persona në bord, u nis mëngjesin e së martës nga porti i Brindisit. Sipas informacioneve të deri tanishme, në bord ndodhen persona me kombësi të ndryshme.
Ministria e Brendshme italiane ka thënë se 30 emigrantë janë riatdhesuar tashmë nga qendra në Gjadër. Sipas dekretit të qeverisë italiane, emigrantët do të qëndrojnë në kampin e Gjadrit deri në deportimin në vendet e origjinës, me një afat maksimal që nuk kalon 18 muaj.
Qendra pritëse në Gjadër të Lezhës fillimisht ishte parashikuar për strehimin e përkohshëm të azilkërkuesve të shpëtuar në det nga anijet italiane, për një periudhë deri në 28 ditë. Me dekretin e ri të qeverise Meloni, kampi do të shërbejë edhe si qendër ndalimi për emigrantët që nuk kanë më të drejtë azili dhe pritet të deportohen në vendet e tyre të origjinës.
Nga ana tjetër pritet në ditët në vijim edhe vendimi i gjyqtarëve të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë teksa do të shqyrtojnë apelimin e Gjykatës së Romës, e cila deri më tani nuk e ka njohur legjitimitetin e ndalimeve të urdhëruara kundër emigrantëve të shpëtuar në det dhe të transferuar në anën tjetër të Adriatikut, sepse ata vijnë nga vende që qeveria italiane i konsideron të sigurta.
Çfarë ka ndodhur në muajt e kaluar?
Emigrantët e ardhur në janar 2025 ishin grupi i tretë dhe më i madh që ka ardhur në qendrën e pritjes në Shëngjin. Edhe në dy rastet e mëparshme, të tetorit dhe nëntorit të kaluar, gjyqtarët nuk vërtetuan ndalimin e azilkërkuesve të sjellë në objektet shqiptare. Qeveria italiane u ndalua disa herë nga gjykatat për të sjellë emigrantë në Shëngjin dhe Gjadër. Shkak i ndalimit dhe kthimit të emigrantëve ishin listat e vendeve të origjinës së azilkërkuesve, ku qeveria italiane pretendonte se nuk duhet të ketë një listë të unifikuar për të gjitha shtetet e BE.
Në vitin 2023, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama arritën një marrëveshje për ndërtimin e këtyre qendrave, me qëllim që Italia të menaxhojë fluksin e emigrantëve jashtë territorit të saj, duke shfrytëzuar Shqipërinë si një qendër pritjeje. Kjo marrëveshje ngjalli kritika të shumta nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, të cilat e shohin këtë projekt si një përpjekje për të zhvendosur problemin e emigrantëve në vende më të dobëta në aspektin ligjor dhe ekonomik.
Më 30 dhjetor 2024, Gjykata e Kasacionit në Itali i dha të drejtë Giorgia Melonit dhe kabinetit të saj të cilët pretendojnë se secili shtet duhet të ketë një listë të personalizuar të vendeve të sigurta dhe të pasigurta. Ndër të tjera, për pjesën e listës së vendeve të sigurta, Gjykata e Kasacionit tha se gjyqtarët e çështjeve të secilit rast nuk zëvendësojnë vlerësimin, i cili në përgjithësi është përgjegjësi vetëm e Ministrit të Jashtëm dhe Ministrave të tjerë.
Marrëveshja për emigrantët është kritikuar nga opozita italiane se është e shtrenjtë, me një kosto rreth 800 milionë euro gjatë pesë viteve, dhe sipas tyre trajton vetëm një pikë në oqeanin e emigrantëve që arrijnë në Itali çdo vit. Nga ana tjetër Komisioni Evropian dhe disa liderë evropianë kanë shprehur interesin që ai të bëhet një model i mundshëm për menaxhimin e emigrantëve jashtë territorit të BE-së.
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i...
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha duke folur për kapjen e Dritan Gjikës në Abu Dhabi, u shpreh se Gjika është një kriminel ...
TIRANË- Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani duke folur pasi Meta u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK, tha se ndaj Metës është ...
ITALI- Drejtoria Hetimore Antimafia (DIA) ka publikuar ditën e sotme raportin e plotë në lidhje me veprimtaritë e grupeve kriminale që...
ARGJENTINË- Në një artikull të publikuar nga mediat argjentinase, thuhet se Argjentina ka marrë autorizimin për të eks...
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha duke fulur për Operacionin “URA”, theksoi se grupi nuk është realisht i “çmontuar&rd...
ITALI- Anija e Marinës “Spica”, është nisur nga porti i Brindisit për në qendrën e paraburgimit të riatdhe...
ITALI- Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali pasi u përplas nga një makinë te...
ITALI- Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në aeroportin e Milanos, Malpensa. Sipas mediave të huaja&n...
BELGJIKË- Autoritetet belge kanë çmontuar një rrjet italo-shqiptar të trafikut të drogës. Sipas mediave italiane gru...