AKTUALITET

Qeveria merr vend për ndalimin e monopatinave në rrugët e Shqipërisë. Ja kur hyn në fuqi vendimi dhe paralajmërimi për kompanitë

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Tetor 2025, 12:22

Qeveria merr vend për ndalimin e monopatinave në rrugët e

Ministrja e Brendshme Albana Koçiu i ka kërkuar policisë së Shtetit të bllokojë qarkullimin e monopatinave në rrugët e Shqipërisë.

Ministrja e Brendshme u kërkoi kompanive që japin me qira monopatina, të mos investojnë në këtë drejtim pasi nuk do të lejohen.

Kreu i Ministrisë së Brendshme theksoi se që nga dita e hënë do të bllokohet qarkullimi i tyre.

Ajo tha se do të hartohet një legjislacion i plotë në këtë drejtim. Sipas kryepolicit Ilir Proda, vitin e kaluar janë regjistruar 991 raste ne urgjenca për këto mjete.

FJALA E ZBARDHUR: 

Ministrja e Punëve të Brendeshme Albana Koçiu:


Thirra sot në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për të adresuar një shqetësim në rritje të qytetarëve sa i përket përdorimit të monopatinave elektrike. Kemi marrë një sërë ankesash dhe raportimesh nga qytetarët rreth rrezikshmërisë që këto mjete përfaqësojnë, sidomos për të miturit apo të moshuarit që lëvizin në rrugë, por edhe vetë për përdoruesit e tyre. Të dhënat e Policisë së Shtetit mbështesin këtë problematikë në rritje.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda:

Ne kemi bërë një analizë të hollësishme në lidhje me këtë fenomen dhe kemi arritur në përfundimin qe përdorimi i këtyre mjeteve po shkakton një rrezik imediat për sigurinë publike.

Mjafton të përmendim faktin që vetëm gjatë vitit 2024 janë 991 raste të raportuara nga urgjenca për aksidente me këto mjete, mes këtyre rasteve ka pasur edhe fatalitete si dhe dëmtime shumë të rënda.

Për ta adresuar këtë problem dhe këtë rrezik që i vjen rendit dhe sigurisë publike dhe përdoruesve të rruges nga përdorimi i këtyre mjeteve ne kemi përcaktuar edhe një procedurë sdandarde bazuar në ligjin për Policinë e Shtetit për ta adresuar këtë problem duke ndëshkuar drejtuesit e mjeteve dhe përdorimin e këtyre mjeteve në rrugë urbane duke përfshirë edhe troturaret dhe duke arritur deri në bllokim administrativ të këtyre mjeteve.

Ministrja e Punëve të Brendeshme Albana Koçiu:

Sot, i kam kërkuar Policisë së Shtetit që përkohësisht, të mos lejojë qarkullimin e monopatinave elektrike. Gjithashtu, dua të informoj të gjithë ata që e shohin monopatinën si një mënyrë biznesi, për dhënien me qira ditore, duhet t’a kenë të qartë që të mos investojnë në këtë aktivitet!

Lejimi, gjithmonë pas përfundimi i këtij procesi, do të jetë i vlefshëm vetëm për përdorim vetjak të këtyre mjeteve. Ne do të hartojmë rregulla të qarta dhe të zbatueshme nga të gjithë.

Do të qartësojmë një herë e përgjithshmonë se cilat janë korsitë, rrugët apo hapësirat ku monopatinat mund të përdoren dhe ku jo. Si dhe kriteret për moshën e përdorimit, masat mbrojtëse si kaska, ndriçimi apo shpejtësia e lejuar. Megjithatë, deri në hartimin e një kuadri të plotë rregullator, interesi publik dikton një ndërhyrje të menjëhershme.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda:

Që nga dita e hënë Policia e Shtetit do të përfshihet në një operacion për ndalimin e qarkullimit yë këtyre mjeteve dhe prandaj kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për këtë proces.

Ministrja e Punëve të Brendeshme Albana Koçiu:

Shqipëria nuk është i vetmi vend është përballur me këtë situatë.
Franca, Italia, Gjermania, në rajon Maqedonia e Veriut, e shumë vende të tjera kanë marrë masa drastike, me bllokim të përhershëm apo të pjesshëm.

Dua të sqaroj opinionin publik se ne do të studiojmë të gjithë këto shembuj dhe praktikat më të mira në nivel europian, për të balancuar interesin e të gjitha palëve të përfshira.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë