AKTUALITET

Qeveria miraton rikthimin në shërbim aktiv të ushtarakëve në rezervë, ja kush mund të aplikojë

n.f Përditësimi i fundit 28 Maj 2025, 23:10

Qeveria miraton rikthimin në shërbim aktiv të ushtarakëve

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar mbledhjen e sotme vendimin që përcakton procedurat, mënyrën dhe rregullat për rikthimin e ushtarakëve në rezervë në shërbimin aktiv të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Vendimi synon të forcojë kapacitetet mbrojtëse të vendit përmes një procesi transparent, të bazuar në parimet e barazisë, meritokracisë dhe mosdiskriminimit.

Sipas vendimit rikthimi do të bëhet në dy raste kryesore: 1-Shtimi i numrit të personelit apo nevoja për specialitete të veçanta që garantojnë operacionalitetin e Forcave të Armatosura; 2-Mobilizimi i përgjithshëm ose i pjesshëm.

Sipas vendimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave, ish-ushtarakët, oficerë, nënoficerë, ushtarë dhe detarë, do të kenë mundësi të rikthehen në shërbim aktiv, kur strukturat përkatëse ushtarake kanë nevojë për specialitetin apo përvojën e tyre.

Ministria e Mbrojtjes do të publikojë thirrjet për pozicionet e hapura në faqen e saj zyrtare, ndërsa aplikimi do të kryhet në mënyrë elektronike përmes portalit e-Albania. Pas dorëzimit të dokumentacionit, kandidatët do t’i nënshtrohen vlerësimit nga komisione përkatëse dhe kontrollit të sigurisë.

Të përzgjedhurit do të konsiderohen ushtarakë aktivë dhe do të emërohen në detyrat përkatëse, duke ruajtur gradën që kanë pasur në momentin e daljes në rezervë. Gjatë periudhës së kontratës, nuk do të kenë të drejtë avancimi në gradë.

V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE, TË MËNYRËS DHE TË RREGULLAVE PËR RIKTHIMIN E USHTARAKËVE NË REZERVË NË SHËRBIMIN AKTIV TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 31, të ligjit nr. 59/2014, “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

I. TË PËRGJITHSHME
Ky vendim përcakton procedurat, mënyrat dhe rregullat për rikthimin në shërbimin aktiv të ushtarakëve në rezervë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, duke garantuar respektimin e parimeve të barazisë, meritokracisë dhe mosdiskriminimit, përmbushjen e nevojave me personel të kualifikuar, si dhe forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes, nëpërmjet një procesi të drejtë dhe transparent.

II. PROCEDURAT PËR RIKTHIMIN NË SHËRBIMIN AKTIV TË USHTARAKËVE NË REZERVË NË RASTET E SHTIMIT TË NUMRIT TË PËRGJITHSHËM TË PERSONELIT DHE KUR KËRKOHEN SPECIALITETE QË NDIKOJNË NË RUAJTJEN E OPERACIONALITETIT TË FORCAVE TË ARMATOSURA

Për rastet e parashikuara në shkronjat “a” dhe “c”, të pikës 1, të nenit 31, të ligjit nr.59/2014, “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, ndiqen procedurat, si më poshtë vijon:

a) Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, mbështetur në propozimet e strukturave të Forcave të Armatosura, harton kërkesat dhe nevojat për rikthimin në shërbimin aktiv, sipas kategorisë së personelit të ndarë për oficer, nënoficer dhe ushtar/detar aktiv, me specialitete ushtarake dhe repartet që kanë nevojë për plotësim me personel dhe ia përcjell për miratim ministrit të Mbrojtjes.
b) Pas miratimit, Ministria e Mbrojtjes publikon në faqen zyrtare elektronike njoftimin me të gjitha të dhënat e nevojshme për specialitetet e kërkuara, afatin e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm për rikthimin e ushtarakëve në rezervë në shërbim aktiv.
c) Kandidati aplikon nëpërmjet portalit “e-Albania”, duke plotësuar formularin e aplikimit për rikthimin e ushtarakëve në rezervë në shërbim aktiv dhe dokumentacionin e nevojshëm brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data e publikimit të njoftimit në faqen zyrtare elektronike të Ministrisë së Mbrojtjes.
ç) Qendra e Personel-Rekrutimit kryen verifikimin e dosjes të aplikimit brenda 5 (pesë) ditëve nga përfundimi i afatit të aplikimit. Në rast se konstatohet se dokumentacioni nuk është i plotë, kandidatit njoftohet nëpërmjet portalit “e-Albania” për plotësimin e dokumentacionit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit. Në përfundim të afatit të njoftimit, Qendra e Personel-Rekrutimit pranë Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura i përcjell listën së bashku me dokumentacionin e aplikimit komisionit të vlerësimit, sipas pikës 2, të këtij kreu.
d) Strukturat e sigurisë dhe zbatimit të ligjit në Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me struktura të tjera shtetërore, kryejnë kontrollin e plotësimit të kushtit të sigurisë së kandidatëve për rikthim në shërbimin aktiv, sipas listave të dërguara nga Qendra e Personel-Rekrutimit.
dh) Komisioni i vlerësimit kryen procedurën e vlerësimit të kandidatëve brenda 10 (dhjetë) ditëve.
e) Pas përfundimit të procedurës së vlerësimit, komisioni i vlerësimit i përcjell Qendrës së Personel-Rekrutimit vendimmarrjen së bashku me arsyetimin përkatës për secilin kandidat.
ë) Qendra e Personel-Rekrutimit i njofton kandidatit, nëpërmjet portalit “e-Albania”, vendimin e komisionit të vlerësimit me vulë elektronike/nënshkrim elektronik, së bashku me arsyetimin përkatës.
f) Kundër vendimit të komisionit të vlerësimit ushtrohet ankim sipas përcaktimeve në Kodin e Procedurave Administrative, nëpërmjet portalit “e-Albania”. Në përfundim të afatit të ankimit, Qendra e Personel-Rekrutimit i përcjell ankesat komisionit të shqyrtimit të ankimit sipas pikës 3, të këtij kreu.
g) Qendra e Personel-Rekrutimit, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga përfundimi i afatit të paraqitjes së ankimit, i njofton kandidatit vendimin e komisionit të shqyrtimit të ankimit me vulë elektronike/nënshkrim elektronik, nëpërmjet portalit “e-Albania”.
gj) Në përfundim të procedurës së vlerësimit dhe ankimit, Qendra e Personel-Rekrutimit dërgon listat e kandidatëve fitues në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
h) Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura përgatit praktikën për miratimin e listës së kandidatëve fitues. Lista e kandidatëve fitues oficerë i përcillet për miratim ministrit të Mbrojtjes, ndërsa lista e kandidatëve fitues, nënoficerë dhe ushtarë/detarë, i përcillet për miratim Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
i) Pas miratimit, vijon procedura për titullimin ushtarak aktiv dhe emërimin në detyrë të kandidatëve fitues.
Komisioni i vlerësimit për kandidatët oficerë përbëhet nga 3 (tre) anëtarë dhe ngrihet me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, me propozim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ndërsa komisioni i vlerësimit për kandidatët nënoficerë dhe ushtarë/detarë përbëhet nga 3 (tre) anëtarë dhe ngrihet me urdhër të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Komisioni i shqyrtimit të ankimit për kandidatët oficerë përbëhet nga 3 (tre) anëtarë dhe ngrihet me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, ndërsa komisioni i shqyrtimit të ankimit për kandidatët nënoficerë dhe ushtarë/detarë përbëhet nga 3 (tre) anëtarë dhe ngrihet me urdhër të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Dokumentacioni i nevojshëm për vlerësimin e kandidatit është, si më poshtë vijon:
a) Formulari i vetëdeklarimit në zbatim të ligjit nr.138/2015;
b) Jetëshkrimi;
c) Vërtetimi i gjendjes gjyqësore;
ç) Vërtetimi nga prokuroria që kandidati nuk është në procedim penal;
d) Vërtetimi nga gjykata e rrethit gjyqësor që kandidati nuk është në proces gjyqësor penal;
dh) Vërtetimi që kandidati të mos jetë larguar për shkelje disiplinore nga administrata publike;
e) Vërtetimi mjekësor;
ë) Fotokopje e noterizuar e dokumentit zyrtar (diplomës) që vërteton përfundimin e arsimimit përkatës së bashku me listën e notave;
f) Fotokopje e noterizuar e kualifikimeve të nevojshme për specialitetin që kërkohet rikthimi në shërbimin aktiv.

Qendra e Personel-Rekrutimit siguron me autorizim të kandidatit dokumentacionin e përcaktuar në shkronjat “c”, “ç”, “d” dhe “dh”, të pikës 6, të këtij vendimi.
Rikthimi si ushtarak aktiv bëhet me urdhër të autoritetit, që ka të drejtën e titullimit oficer, nënoficer dhe ushtar/detar aktiv, sipas legjislacionit në fuqi për Forcat e Armatosura.
Ushtaraku, që rikthehet në shërbimin aktiv në Forcat e Armatosura, emërohet në detyrë në përputhje me specialitetin, si dhe nënshkruan kontratën e shërbimit.
Gjatë kohës së shërbimit si ushtarak aktiv brenda kontratës, ushtaraku i rikthyer gjatë gjithë periudhës së kontratës ruan gradën që ka pasur në kohën e daljes në rezervë dhe nuk ka të drejtë të konkurrojë dhe të përparojë në gradë.

III. PROCEDURAT PËR RIKTHIMIN NË SHËRBIMIN AKTIV TË USHTARAKËVE NË REZERVË NË RASTIN E MOBILIZIMIT TË PËRGJITHSHËM OSE TË PJESSHËM

Për rastet e parashikuara në shkronjën “b”, të pikës 1, të nenit 31, të ligjit nr.59/2014, “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, ndiqen procedurat, si më poshtë vijon:
a) Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, mbështetur në propozimet e strukturave të Forcave të Armatosura, harton planin për plotësim me personel të strukturave, sipas kategorisë së personelit oficer, nënoficer dhe ushtar/detar aktiv në rastet e mobilizimit të përgjithshëm ose të pjesshëm dhe ia përcjell për miratim ministrit të Mbrojtjes.
b) Pas miratimit, njoftimi për rastet e mobilizimit të përgjithshëm ose të pjesshëm shpallet në median kombëtare, si dhe publikohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes.
c) Qendra e Personel-Rekrutimit njofton me shkrim dhe përmes postës elektronike ushtarakun në rezervë për rikthim në shërbimin aktiv, duke adresuar zyrën ku duhet të paraqitet, për të vijuar me procedurën e emërimit.

Deri në momentin e krijimit të infrastrukturës së nevojshme teknike për ngritjen e sistemit të të dhënave të humbjeve dhe fatkeqësive për Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, për kryerjen e procesit të aplikimit dhe ankimit nëpërmjet portalit “e-Albania”, proceset do të zhvillohen pranë Qendrës së Personel-Rekrutimit. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe Qendra e Personel-Rekrutimit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë