AKTUALITET

Qeveria tërhiqet/ Mbledhja e kursimeve për Bankën e Zhvillimit do të mbikëqyret nga BSH-ja

n.f Përditësimi i fundit 7 Mars 2025, 19:59

Qeveria tërhiqet/ Mbledhja e kursimeve për Bankën e Zhvillimit do

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar dhe depozituar në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin “Për bankën shqiptare të zhvillimit”. Projektligji i miratuar në qeveri përmban disa ndryshime të rëndësishme në raport me variantin fillestar, të hedhur për konsultim publik nga Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, në muajin janar.

Në projektligj është rishikuar një nga aspektet më të diskutueshme të propozimit fillestar, mungesa e plotë e mbikëqyrjes dhe kontrollit nga Banka e Shqipërisë, pavarësisht se Bankës së Zhvillimit do t’i njihet e drejta për të mbledhur kursime të publikut, nëpërmjet Postës Shqiptare.

Sipas propozimit fillestar, Banka e Zhvillimit përjashtohej nga zbatimi i dispozitave të ligjit që rregullon bankat në Republikën e Shqipërisë. Në të bëhej fjalë vetëm për bashkëpunim të Bankës së Zhvillimit me Bankën e Shqipërisë, duke përfshirë, hapjen dhe menaxhimin e llogarisë bankare, aktivitetet e raportimit, si raportet për qëllime statistikore apo në regjistrin e kredive, bashkëpunim që do të rregullohej nga një marrëveshje e përbashkët ndërmjet dy institucioneve.

Ndërkohë, në variantin që i është propozuar Kuvendit për miratim përcaktohet se aktiviteti i mbledhjes së produkteve të kursimit, nëpërmjet një entiteti të veçantë të Postës Shqiptare, mbikëqyret nga Banka e Shqipërisë. Megjithatë, entiteti i veçantë i Postës Shqiptare, nuk do të jetë subjekt licencimi.

Projektligji gjithashtu përcakton se Banka Shqiptare e Zhvillimit do të raportojë te Banka e Shqipërisë për qëllime statistikore dhe për regjistrin e kredive. Banka e Shqipërisë do përcaktojë, gjithashtu, metodologjinë e mbikëqyrjes së aktivitetit të mbledhjes së produkteve të kursimit, si dhe të raportimit statistikor. Banka e Shqipërisë dhe Banka Shqiptare e Zhvillimit do të lidhin një marrëveshje për mënyrën e menaxhimit të llogarive që hap banka pranë saj.

Në variantin e miratuar të projektligjit janë shtuar gjithashtu edhe dispozita për detyrimet e transparencës dhe publikimit të të dhënave, që mungonin në variantin fillestar.

Projektligji parashikon se Banka Shqiptare e Zhvillimit duhet të sigurojë transparencë në veprimtarinë e saj, duke publikuar rregullisht të dhëna për aktivitetin financiar, performancën dhe ndikimin e saj në zhvillimin ekonomik.

Banka Shqiptare e Zhvillimit duhet të publikojë periodikisht raporte financiare dhe statistika, në përputhje me standardet ndërkombëtare të kontabilitetit e raportimit financiar.

Informacioni për produktet e kursimit, kushtet e tyre, si dhe normat e interesit duhet të jetë i aksesueshëm për publikun dhe shpërndahet nëpërmjet kanaleve të përcaktuara nga Banka Shqiptare e Zhvillimit, përfshirë faqen zyrtare të saj.

Banka Shqiptare e Zhvillimit duhet të respektojë parimin e konfidencialitetit të të dhënave të klientëve, duke siguruar mbrojtjen dhe trajtimin e tyre, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës më tej duhet të përcaktojë rregulla dhe procedura për transparencën dhe publikimin e të dhënave, me qëllim forcimin e besueshmërisë dhe llogaridhënies publike.

Projektligji i miratuar gjithashtu detajon më tej mekanizmat, nëpërmjet të cilave Banka e Zhvillimit do të sigurojë burimet e financimit.

Projektligji parashikon se aktiviteti do të financohet, pranimi i fondeve të kthyeshme nga publiku, veçanërisht nga publiku që nuk i ofrohet shërbim i plotë nga sistemi bankar, në formën e produkteve të kursimit, nëpërmjet një entiteti të veçantë të Postës Shqiptare. Llojet e produkteve, karakteristikat e tyre, përfshirë kufizimet në vlerë, do përcaktohen me urdhër të përbashkët të ministrit përgjegjës për financat dhe të ministrit përgjegjës për ekonominë, duke respektuar parimet e përcaktuara në ligj, si dhe dispozitat e përcaktuara në ligjin që rregullon sigurimin e depozitave. Produktet e kursimit të mbledhura nga publiku do të garantohen me garanci shtetërore dhe përdoren për aktivitete promovuese.

Subjekti ndërmjetës për mbledhjen e fondeve të kthyeshme nga publiku do të jetë një entitet i veçantë i Postës Shqiptare. Këshilli i Ministrave do të përcaktojë me vendim kushtet kryesore të marrëdhënies ndërmjet entitetit të veçantë dhe Bankës Shqiptare të Zhvillimit.

Entiteti i veçantë i Postës Shqiptare dhe Banka Shqiptare e Zhvillimit do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi, e cila rregullon aspektet kryesore të funksionimit e të administrimit të fondeve të mbledhura dhe shpërndarjes së produkteve, minimalisht procedurat operacionale për shpërndarjen dhe administrimin e produkteve financiare; interesat e zbatueshëm për produktet financiare të ofruara; detyrimin për informimin e transparencën ndaj publikut mbi produktet.

Projektligji parashikon gjithashtu si burime financimi linjat e kredisë nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe përdorimin e instrumenteve të tjera financiare të garantuara, rast pas rasti, me garanci shtetërore, duke respektuar parimet e përcaktuara në ligjin që rregullon huamarrjen shtetërore. Emetimi i titujve të garantuar me garanci shtetërore nuk do t’u nënshtrohet parashikimeve të ligjit që rregullon tregjet e kapitalit.

Qeveria: Banka e Zhvillimi synon të nxisë zhvillimin ekonomik. Sipas projektligjit të depozituar nga qeveria, Banka Shqiptare e Zhvillimit ka si objektiv kryesor nxitjen e zhvillimit ekonomik, social e mjedisor, në përputhje të plotë me kërkesat e legjislacionit

për ndihmën shtetërore. Banka Shqiptare e Zhvillimit, në përputhje me objektivin e saj kryesor dhe në përputhje të plotë me kërkesat e legjislacionit për ndihmën shtetërore, nxit e mbështet lehtësimin e qasjes në financë, kryesisht përmes financimit dhe mbështetjes së sipërmarrjeve në sektorët e nënfinancuar të ekonomisë, si dhe përfshirjen në sistemin financiar të publikut, që nuk i ofrohet shërbim i plotë nga sistemi bankar.

Banka Shqiptare e Zhvillimit do të ketë të drejtë të ushtrojë aktivitet financimi me karakter promovues, si kredidhënia për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe startup-et vendase, për të nxitur rritjen, produktivitetin, konkurrueshmërinë dhe zgjerimin në tregjet ndërkombëtare;

Kredidhënia dhe mbështetja për eksportet e mallrave dhe shërbimeve vendase; kredidhënia për projektet publike në nivel qendror e vendor, me përparësi për ekonominë e vendit; kredidhënia për zhvillimin, përmirësimin e modernizimin e infrastrukturës fizike dhe digjitale të vendit, në përputhje me objektivat strategjikë kombëtarë.

Gjithashtu, Banka e Zhvillimit do të ketë objekt kredidhënien për shoqëritë tregtare vendase bazuar në kushtet e tregut dhe në parimet e konkurrencës së lirë, si veprimtari plotësuese e financimit të ofruar nga bankat tregtare.

Në ushtrimin e veprimtarisë së saj, Banka Shqiptare e Zhvillimit mund të japë kredi dhe kryen investime financiare, drejtpërdrejt ose në bashkëfinancim me institucione vendase ose ndërkombëtare; të vendosë dhe pranojë fonde afatshkurtra e afatgjata në dhe nga bankat

tregtare apo institucionet e tjera financiare; të lëshojë garanci dhe instrumente të tjera sigurie; të investojë në tituj; të kryejë aktivitete dhe shërbime të tjera financiare të nevojshme dhe të veprojë si agjent për grante, në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave.

Gjithashtu, Banka Shqiptare e Zhvillimit mund të kryejë, në kushte tregu dhe bazuar në parimet e konkurrencës, drejtpërdrejt ose nëpërmjet shoqërive apo degëve të saj, çdo aktivitet ndihmës, përfshirë financimin e kapitalit privat dhe mbajtjen e aksioneve në shoqëri me qëndrueshmëri financiare.

Sipas projektligjit, aksionari i parë i Bankës së Zhvillimit është Shteti Shqiptar. Pjesëmarrja e Shtetit Shqiptar nuk do të jetë më e vogël se 51% e kapitalit të regjistruar të aksioneve në çdo kohë. Aksionet e mbajtura nga Shteti Shqiptar, për të ruajtur këtë pjesëmarrje minimale, do të jenë të patransferueshme. Kapitali fillestar i kontribuar dhe i nënshkruar nga Shteti Shqiptar, do të jetë 10 miliardë lekë dhe do të shlyhet në këste brenda një afati katërvjeçar. Kësti i parë prej 1 miliard lekësh duhet të shlyhet brenda vitit 2026.

Përveç Shtetit Shqiptar, aksionet në Bankën e Zhvillimit mund të zotërohen nga institucione financiare ndërkombëtare, si banka dhe fonde zhvillimi e investimi evropiane, institucione financiare ndërkombëtare dhe vendase të njohura, si dhe nga entitete të tjera të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave./ Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë