AKTUALITET

Shkarkohet Drejtori i AKVMB-së, Ilir Ajdini! Një epilog i paralajmëruar

r.ll Përditësimi i fundit 7 Mars 2025, 15:44

Shkarkohet Drejtori i AKVMB-së, Ilir Ajdini! Një epilog i

TIRANË- Pas vetëm katër muajsh në detyrë, Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB), Ilir Ajdini, është shkarkuar nga Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj. Vendimi vjen si rezultat i një situate të rënduar në shërbimin veterinar shtetëror dhe akuzave për emërimin e tij në kundërshtim me ligjin.

Burime pranë Ministrisë bëjnë me dije se shkarkimi i Ajdinit lidhet drejtpërdrejt me shkeljet ligjore në procedurën e emërimit të tij, një çështje që ishte denoncuar që në fillim nga Presidenti i Urdhrit të Mjekut Veterinar të Shqipërisë (UPMVSH), Ervin Resuli. Në një letër zyrtare drejtuar Kryeministrit Edi Rama, Resuli kishte ngritur shqetësimin mbi shkeljen e VKM-së Nr. 683, e cila përcakton qartë mënyrën e ngritjes dhe funksionimit të AKVMB-së, duke kërkuar një drejtues me formim profesional në fushën veterinare. Këtë shkelje e ka pranuar edhe vetë Ministrja Denaj në një korrespondencë zyrtare me UPMVSH-në.

Shkarkohet Drejtori i AKVMB-së, Ilir Ajdini! Një epilog i

Një drejtim i dështuar dhe një sektor në kolaps

Përtej shkeljeve ligjore, periudha katërmujore e Ajdinit në krye të AKVMB-së ka qenë e mbushur me skandale dhe dështime në sektorin veterinar. Më të rëndësishmet përfshijnë:

Dështimi i programit të vaksinimit të brucelozës, një strategji që ishte miratuar me urdhër të Ministrit të Bujqësisë në janar 2024 dhe që u neglizhua plotësisht, duke rrezikuar shëndetin e bagëtive dhe sigurinë ushqimore.

Kontrabanda e lopëve me brucelozë nga Greqia, një skandal që ka ngritur alarmin për shëndetin e kafshëve dhe mungesën e kontrolleve nga autoritetet përgjegjëse.

Përhapja e gripit të shpendëve, që ka shkaktuar humbje të mëdha për fermerët shqiptarë dhe tregoi paaftësinë e shërbimit veterinar për të ndërhyrë në kohë.

Afera e mandarinave, ku punonjës të AKVMB-së u arrestuan për lëshimin e certifikatave fiktive fitosanitare, një tjetër shembull i dështimit të menaxhimit në institucion.

Të gjitha këto ngjarje kulmuan në një krizë të plotë të shërbimit veterinar shtetëror, e cila u vu në qendër të debatit në Kongresin e Parë Ndërkombëtar të Mjekësisë Veterinare Shqiptare, të mbajtur më 1-2 mars në Durrës. Veterinerët shqiptarë, të mbështetur nga liderët evropianë të fushës, e bënë të qartë se drejtimi i AKVMB-së duhet t’i besohet një profesionisti të vërtetë dhe jo një personi pa lidhje me fushën, siç ishte Ajdini, me formim në teknologjinë ushqimore.

Kush do të jetë drejtori i ri i AKVMB?

Në përpjekje për të zgjidhur krizën dhe për të kthyer normalitetin në sektorin veterinar, UPMVSH ka propozuar një listë emrash profesionistësh për këtë post, e cila i është dorëzuar Kryeministrit. Një nga kandidatët kryesorë është Dr. Sulejman Kullolli, i cili aktualisht drejton Drejtorinë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve në Tiranë (DRVMB-Tiranë).

Shkarkohet Drejtori i AKVMB-së, Ilir Ajdini! Një epilog i

Dr. Kullolli është një veteriner me një karrierë të gjatë dhe përvojë të gjerë në sektorin veterinar. Ai shihet si një zgjedhje natyrale për të rikthyer besimin, profesionalizmin dhe integritetin në AKVMB, si dhe për të adresuar problematikat e shumta që ka trashëguar institucioni nga drejtimi i mëparshëm.

Largimi i Ajdinit shihet si një fitore e madhe për komunitetin veterinar shqiptar, i cili ka qenë në përplasje të vazhdueshme me Ministrinë për këtë çështje. Kongresi i fundit konfirmoi unitetin e mbi 700 veterinerëve shqiptarë, të cilët kërkuan një reformë të thellë dhe një drejtim profesional të AKVMB-së.

Tashmë pritet vendimi final i Kryeministrit për drejtuesin e ri të institucionit. Por një gjë është e sigurt: shërbimi veterinar shqiptar nuk mund të drejtohet më nga individë pa formim profesional në fushë. Për këtë arsye, emërimi i një veterineri në krye të AKVMB-së nuk është vetëm një kërkesë e komunitetit profesional, por një domosdoshmëri për shëndetin e kafshëve dhe sigurinë ushqimore në vend.

ilir ajdini sulejman kullolli

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë