AKTUALITET

Qindra qytetarë ‘investuan’ mijëra dollarë, Prokuroria e Fierit: Ja si si u zbërthye skema piramidale XUEX

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Shtator 2025, 15:52

Qindra qytetarë ‘investuan’ mijëra dollarë,

Prokuroria e Fierit ka zbardhur detaje nga skema e mashtrimit me “piramidat online” që u zhvillua në Divjakë, ku një ditë më parë u arrestuan 6 persona, ndërsa organizatorët kryesorë, Ereledio Shebeku dhe bashkëshortja e tij Adiola Shebeku janë shpallur në kërkim.

Sipas dosjes hetimore, hetimi u zhvillua përmes agjentëve të infiltruar, të cilët hynë në kontakt me kamerierin e lokalit “Bonita”, Emanuel Taullau, i cili iu shpjegoi mënyrën se si funksiononte skema. Agjentët mësuan se për t’u bërë pjesë e platformës mashtruese, duheshin depozituar të paktën 1000 dollarë. Agjentëve më pas iu prezantua edhe një tjetër kamerier, Flavio Mukaj, i cili kishte rol kyç në rekrutimin e investitorëve të rinj dhe i shtonte ata në një grup në Telegram, ku bëhej koordinimi dhe reklamohej platforma me emrin “XUEX”, që maskohej si platformë për tregtimin e kriptomonedhave.

Nëpërmjet kësaj platforme, organizatori Ereledio Shebeku komunikonte vazhdimisht me një person të identifikuar si “Leo Smith”, që dyshohet të jetë shtetas britanik. Ky i fundit u kërkonte investitorëve që të depozitonin vazhdimisht para, me premtimin e fitimeve të mëdha. Hetimet tregojnë se rreth 580 qytetarë nga Divjaka dhe zonat përreth ishin mashtruar, duke investuar shuma që varionin nga 1,000 deri në 5,000 dollarë secili. Një prej të arrestuarave, Brunilda Stefan Ndini, dyshohet se ka futur në skemë edhe familjarë dhe punonjës të Bashkisë së Divjakës, duke shtuar numrin e viktimave dhe shumat e përfshira në mashtrim.

Pjesë e skemës dyshohet të jetë edhe lokali i shtetasit Arbër Çela, ku platforma XUEX promovohej hapur dhe qytetarët ftoheshin të investonin. Gjatë kontrolleve në këtë ambient, policia sekuestroi shuma të konsiderueshme parash. Arbër Çela ka deklaruar se për platformën kishte dëgjuar nga “Joana dhe profesor Smith”.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa autoritetet janë në ndjekje të organizatorëve në arrati dhe po punojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë mashtrim masiv.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë