“Drejtësi dhe Përfaqësim i Drejtë për Elvisin dhe Gjon Shkambin!”
Kjo është thirrja e bërë nga familjarët duke kërkuar nga shqiptarët të japin sa para të munden për të ndihmuar xhaxha e nip që akuzohen zyrtarisht nga Prokuroria e Tiranës për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.
Familjarët kanë hapur një “GoFoundMe”, e cila është një platformë që është krijuar për t’ju ardhur në ndihmë atyre që janë në nevojë, kryesisht për shkak të problemeve shëndetësore.
8.500 dollarë janë mbledhur për 24 orë nga qytetarë të ndryshëm, të cilën i janë përgjigjur thirrjes së familjarëve për sigurimin e një mbrojtjeje ligjore profesionale dhe të pavarur, tarifat gjyqësore dhe kostot e dokumentacionit dhe transparencë.
“Kjo GoFundMe është krijuar me besim të mirë dhe për një qëllim të drejtë — jo për të mbrojtur një akt dhune, por për të qëndruar në mbrojtje të së drejtës për përfaqësim të drejtë dhe për t’u siguruar që Elvis dhe Gjon të kenë akses në mbrojtje ligjore të aftë dhe të pavarur”, thuhet në njoftim.
Familja Shkambi ka dalë dhe me një mesazh publik, teksa thekson se kjo tragjedi nuk është diçka që Elvis apo Gjon Shkambi ndonjëherë e kanë dëshiruar apo shprehur.
Ata besojnë se anëtarët e tyre kanë vuajtur për vite me radhë nga keqtrajtimi, gjykimet e gabuara dhe vonesat në sistemin e drejtësisë, por nënvizojnë se një përfundim i tillë nuk ka qenë kurrë qëllimi i tyre.
“Familja Shkambi ka shprehur dhimbje të thellë për këtë humbje shkatërruese. Ata përcjellin ngushëllimet më të sinqerta për familjen e gjyqtares Kalaja, duke vajtuar vdekjen e pakuptimtë të një nëpunëseje publike të përkushtuar. Po ashtu, ata dërgojnë kërkimfalje të sinqerta për Rakip dhe Ervis Kurtajn për plagët që kanë pësuar, duke u uruar shërim të shpejtë dhe të plotë”, thotë reagimi./Piranjat.al
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
9 Tetor10:45
Ku e gjeti Elvis Shkambi pistoletën? Avokati: Ka punuar në disa institucione të sigurisë
Tre të arrestuarit për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja janë lënë sot në burg me vendim të Gjykatës së Tiranë...
AKTUALITET
9 Tetor10:44
Belgjika, ultimatum për të burgosurit shqiptarë/ Dumani, takim me zyrtarë të lartë
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, z. Altin Dumani, u takua me Ministren e Drejtësisë së Belgjikës, znj. Annelies Verlin...
AKTUALITET
9 Tetor10:14
Gjendet një çantë me municion luftarak dhe granata dore, zbardhen detajet e para! Ja çfarë dyshohet
Një çantë e vjetër me municion luftarak dhe granata dore pa ndezës, është gjetur në lagjen “Tepe”, Shkod...
AKTUALITET
9 Tetor10:06
Vrasja e gjyqtarit/ “Ka punuar në institucione të sigurisë”, avokati zbulon ku e gjeti armën Elvis Shkambi: Familja e tij, në borxhe
Tre të arrestuarit për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja janë lënë sot në burg me vendim të Gjykatës së Tiran&eum...
AKTUALITET
9 Tetor09:47
"Kam qenë i sëmurë"/ Zbardhet dëshmia e rojës së sigurisë: Vuaj nga diabeti, isha me leje
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë "arrest në burg" për tre personat e arrestuar në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja n&e...
AKTUALITET
9 Tetor09:41
Vrasja e gjyqtarit/ Pendohet Elvis Shkambi: Ishim të rënduar psikologjikisht, i kërkojmë falje familjes Kalaja
Gjykata Penale e Tiranës caktoi këtë të enjte masën e sigurisë “arrest në burg” për Elvis Shkambin, Gjon S...
AKTUALITET
9 Tetor09:38
Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Gjykata cakton masat e sigurisë për tre të arrestuarit
Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Elvis Shkambin, Gjon Shkambin dhe Banush Koxhaj...
AKTUALITET
9 Tetor09:18
Konferenca e NATO-s në Tiranë, Rutte: Sot tastiera është armë lufte, ne do të përgjigjemi fortë
Po mbahet në Tiranë Konferenca e 3-të të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s.
Në një video mesazh, Sekretari i Përgjithsh...
AKTUALITET
9 Tetor09:14
Me pranga dhe i rrethuar nga policët, momenti kur 'Cllevio' ekstradohet nga Dubai në Shqipëri
Ekstradohet nga Dubai në Shqipëri, një 39-vjeçar i kërkuar nga autoritetet në Tiranë dhe në Fier, për përn...
AKTUALITET
9 Tetor08:31
Tiranë/ Konferenca e NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, rrugët që do të bllokohen sot në kryeqytet
Në kuadër të zhvillimit të Konferencës së NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, Pol...