AKTUALITET

Qindra të arrestuar, proceduar dhe dhjetëra ngjarje të zbardhura, policia bën bilancin për muajin gusht

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Shtator 2025, 20:44

Qindra të arrestuar, proceduar dhe dhjetëra ngjarje të zbardhura,

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e muajit gusht ku bën me dije se janë finalizuar në total 90 operacione. Në pranga kanë rënë 664 shtetas, për vepra penale të ndryshme, 61 nga të cilët ishin në kërkim.

Janë sekuestruar 35 armë zjarri, 8 armë gjahu/sportive, 3 granata, pjesë armësh dhe dhjetëra armë të ftohta;   Janë zbardhur 10 ngjarje kriminale, ndër to: vrasje, plagosje me mjete prerëse, shkatërrim prone me eksploziv dhe djegie të qëllimshme pronash.

Njoftimi i plotë:

Strukturat e Policisë së Shtetit, prezencë 24/7 në terren, bashkëpunim me qytetarët, hetime dhe operacione me partnerët ndërkombëtarë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në të gjitha fushat. Gjatë muajit gusht, shërbimet e Policisë kanë vijuar angazhimin maksimal për garantimin e sigurisë në plazhe dhe në vendet turistike, si dhe duke iu ofruar ndihmë qytetarëve dhe vizitorëve.    

 Në veçanti, është kryer punë intensive për identifikimin e autorëve të zjarrvënieve dhe menaxhimin e situatave me zjarret, si dhe për goditjen e krimeve kundër mjedisit. Krahas punës për identifikimin dhe kapjen e autorëve shërbimet e Policisë evakuan banorët në disa zona të vendit dhe gjatë evakuimit u dëmtuan nga zjarri 5 punonjës policie. Gjatë muajit gusht:  Janë finalizuar 90 operacione policore;  

Janë finalizuar në bashkëpunim me partnerët, 22 faza në kadër të operacioneve të koduara “The Ëanted” dhe “Operacionalja”, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar;   Janë vënë në pranga 664 shtetas, për vepra penale të ndryshme, 61 nga të cilët ishin në kërkim;   Janë asgjësuar rreth 23 200 bimë dhe fidanë Cannabisi, si dhe janë sekuestruar rreth 340 kg Cannabis (320 kg në trajtë boçesh, 17 kg në trajtë çokollate dhe 1.2 kg me përqindje të lartë TCH), 22.5 litra vaj Cannabisi, rreth 2 kg Kokainë dhe qindra doza të këtyre dy lëndëve; 

Janë sekuestruar 35 armë zjarri, 8 armë gjahu/sportive, 3 granata, pjesë armësh dhe dhjetëra armë të ftohta;   Janë zbardhur 10 ngjarje kriminale, ndër to: vrasje, plagosje me mjete prerëse, shkatërrim prone me eksploziv dhe djegie të qëllimshme pronash;

Janë parandaluar 6 ngjarje kriminale, që mund të kryheshin nga shtetas që lëviznin të armatosur;  

Është parandaluar përshkallëzimi i 9 konflikteve me armë apo sende të forta, si dhe i 3 rasteve të tentativës për vjedhje;

Janë sekuestruar pasuri me vlerë 26 milionë e 500 000 euro, rreth 6 200 000 para cash në valuta të ndryshme dhe medikamente të kontrabanduara me vlerë 35 000 euro;   

Gjatë operacionit të koduar “Dërgesa”, i zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me partnerët italianë, u godit trafikimi i armëve të zjarrit, nga Shqipëria në Itali; 

Gjatë operacioneve të koduara “Grupi”, “Shape”, “Pako 6” dhe “Bashkëpunimi”, Policia e qarkut Tiranë goditi veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve, që kryheshin kryesisht në bashkëpunim; 

Gjatë operacioneve të koduara “Në gjurmë”, “Eterna” dhe “Stuhia”, Policia e qarkut Vlorë vuri në pranga 3 shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të cilët ishin të shpallur në kërkim për vrasje/tentativë për vrasje, si dhe 5 shtetas që i shoqëronin të armatosur dhe i strehonin;    

Janë finalizuar 10 operacione për zbardhjen e vjedhjeve dhe janë zbardhur 20 vjedhje të kryera më parë, në një rast u rrezikua seriozisht jeta e punonjësve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës pasi gjatë ndjekjes së dy personave për vjedhje me dhunë dhe armë, autorët qëlluan me armë zjarri ndaj punonjësve të Policisë.   

Janë goditur 8 raste në fushën e kontrabandës, 6 raste të transportimit të emigrantëve që synojnë të kalojnë kufirin ilegalisht, 4 raste të shfrytëzimit të prostitucionit dhe 9 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit;

Janë bllokuar 124 mjete lundruese, pasi drejtuesit e tyre cenuan perimetrin e sigurisë për pushuesit dhe/ose ishin të papajisur me dokumentacionin që kërkon ligji;

Janë konstatuar nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me struktura të tjera shtetërore, dhjetëra raste të ndërtimeve të paligjshme, si dhe janë kryer hetime për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve përgjegjës;

Në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe Forcat e Armatosura është reaguar menjëherë për parandalimin e përhapjes së zjarreve. Hetimet dhe puna policore rezultuan me arrestimin dhe procedimin e 76 autorëve të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme apo nga pakujdesia;    

Janë proceduar penalisht 21 drejtues automjetesh, sepse duke parkuar dyshe, penguan qarkullimin e automjeteve të urgjencës dhe lëvizjen e qytetarëve;

Policia e Tiranës dhe policitë e qarqeve bregdetare kanë kryer kontrolle të përditshme, me mjete teknologjike zhurmëmatëse, te subjektet që gjenerojnë muzikë. Administratorët e subjekteve që u gjetën në tejkalim të nivelit dhe/ose të orarit, u ndëshkuan penalisht dhe/ose administrativisht;

 Iu është dhënë ndihmë në tokë, në det dhe në liqene 115 shtetasve (kryesisht turistë) që u gjendën në vështirësi.

Gjithashtu, në bashkëpunim me qytetarët, është bërë e mundur gjetja dhe kthimi te familjarët, i 8 fëmijëve që ishin larguar nga vendet ku pushonin.

Policia e Korçës dhe ajo e Beratit hartuan dhe zbatuan plane masash që garantuan mbarëvajtjen e Festës së Birrës dhe të pelegrinazhit në malin e Tomorrit.  

Shërbimet e Policisë Rrugore, të pajisura me mjete bashkëkohore, kanë intensifikuar kontrollet në të gjitha akset e vendit, me qëllim konstatimin e shkeljeve rrugore që rrezikojnë jetën e përdoruesve të rrugës ose bëhen shkak për ngadalësim apo bllokim të qarkullimit gjatë këtij muaji me fluks të lartë lëvizjeje.

Në këtë kuadër gjatë muajit gusht:

– janë vënë në pranga 244 drejtues mjetesh, nga të cilët 166 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 78 për drejtim mjeti pa leje drejtimi;

– janë pezulluar 232 leje drejtimi, për tejkalim të normave të shpejtësisë, drejtim mjeti në ndikimin e alkoolit apo për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë;

– janë vendosur 112 0932 masa administrative për shpejtësi mbi normën e lejuar, me sanksion pezullimin e lejes së drejtimit. Në këto raste, drejtuesit e automjeteve kanë paguar dyfishin e gjobës maksimale dhe janë penalizuar me zbritje nga 6 deri në 12 pikë  nga leja e drejtimit. 

Shërbimet e Policisë Kufitare, krahas menaxhimit të fluksit të lartë të hyrje/daljeve dhe ofrimit të një shërbimi policor të shpejtë dhe me etikë, gjatë këtij muaji kanë shtuar vigjilencën dhe kontrollet, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi dhe tentativave për lëvizje të paligjshme.

Në këtë kuadër janë goditur:

– 42 raste të kalimit të paligjshëm të kufijve;

– 6 raste të tentativës për të kaluar kufijtë me dokumente false;

– 7 raste të mosdeklarimit të shumave të parave;

-12 raste të trafikimit të mjeteve motorike dhe 9 raste të trafikimit të lëndëve narkotike.

Ka vijuar monitorimi intensiv nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare. Si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të kryera nga Komani në Ksamil, gjatë muajit gusht janë bllokuar 135 mjete lundruese  për shkelje të ndryshme, ku 56 prej tyre janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative prej 100.000 lekësh secili.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se është maksimalisht e angazhuar për të rritur forcën parandaluese dhe goditëse ndaj krimit, si dhe për të identifikuar dhe ndaluar shtetasit që cenojnë rendin dhe sigurinë publike. Me qëllim përmbushjen e këtyre objektivave, ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë më ngushtë me Policinë, duke denoncuar menjëherë çdo paligjshmëri që konstatojnë, pranë njësive fizike të Policisë së Shtetit ose në numrin pa pagesë 112.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë