AKTUALITET

Zbardhet shkaku i vërtetë i atentatit në Shkodër/ I plagosuri flet nga spitali: Autori gënjen...

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Shtator 2025, 17:56

Zbardhet shkaku i vërtetë i atentatit në Shkodër/ I

Nga shtrati i Spitalit të Traumës, ku po merr ndihmën e specializuar shëndetësore pas plagosjes së rëndë, objektivi i masakrës së të hënës në Shkodër ka folur për hetuesit. Në një dëshmi të shkurtër, ai ka rrëzuar alibinë e Ragip Gilës, i cili pretendonte se kishte një konflikt personal me Erogen Vaso Brajoviç.

Sipas autorit disa muaj më parë Vaso i kishte prerë rrugën me makinë të blinduar dhe e kishte sharë, në shenjë hakmarrje ai tentoi ta vriste mëngjesin e së hënës, tentativë ndaj të cilës mbetën të vrarë dy persona të tjerë dhe u plagos një kameriere.

Ndërsa Erogen Vaso tha para hetuesve se nuk e njeh dhe nuk ka pasur asnjë kontakt të mëparshëm me Ragip Gilën. I pyetur në lidhje me dyshimet e tij për atentatin ai është shprehur se është një biznesmen dhe një qytetar i ndershëm që nuk ka konflikte të hapura pavarësisht rekordeve kriminale në Shqipëri për gjobvënie e Mal të Zi si të lidhur me krimin e organizuar.

Ai shtoi se ka kontribute në shoqëri duke përfaqësuar komunitetin e Malit të Zi edhe në këshillin bashkiak si anëtar nën siglën e PBDNJ-së. Shënjestra e masakrës nuk ishte një objektiv i lehtë. Erogen Vaso Brajoviç duke qene pronar i një policie private lëvizte me makinë të blinduar. I vetmi moment I favorshëm për ta eliminuar ishte kafja e mëngjesit, të cilën Vaso e pinte në të njëjtin vend. Momenti i cili u shfrytëzua nga Gila që me të gjitha gjasat e kishte ruajtur objektivin mëngjesin e të hënës.

Dyshimet e policisë janë se Ragip Gila, qitës pa eksperiencë është paguar për eliminimin e Erogen Vaso Brajoviç. Nga verifikimi i të dhënave deri më tani janë shpallur në kërkim vetëm 2 persona si bashkëpunëtorë, por rrethi pritet të zgjerohet për të shkuar tek porositësit, sipas SyriTV. Nga verifikimet e hetuesve rezulton se 29-vjeçari Ragip Gila është lidhje e një personazhi të njohur të botës së krimit në Shkodër, Lulëzim kulla me të cilin është dhe fqinj. Kullës në janar të 2018 në mes të Shkodrës, iu bë atentat me eksploziv ku mbeti i plagosur rëndë dhe dëmtime morën edhe 7 qytetarë të pafajshme.

Pas këtij atentati në Shkodër ndodhën një sërë ngjarjesh kriminale që dyshohet se janë të lidhura me njëra-tjetrën. Edhe për masakrën e fundit, policia dyshon se zanafilla e konfliktit buron pikërisht te ky atentat i dështuar.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë