INVESTIGIME

Qokat e Bashkisë Tiranë/ Koordinatorja e Piramidës i "jep" lokal bashkëshortit të saj: Nuk është konflikt interesi!

b.z Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2025, 21:31
Qokat e Bashkisë Tiranë/ Koordinatorja e Piramidës i
Piramida e Tiranës

TIRANË - E ndërtuar në vitin 1988, tre vite pas vdekjes së Enver Hoxhës, Piramida e Tiranës, është një nga objektet më interesante të kryeqytetit. Kjo vepër u projektua si një muze i jetës dhe veprimtarisë së diktatorit dhe u konsiderua si investimi më i kushtueshëm për kohën.

Pas rënies së regjimit në vitin 1991, objekti u kthye në qendër kulture e më pas përjetoi shumë historiteksa pjesë të tij u kthyen në lokale e diskoteka, studio televizive, zyra të privatëve duke e çuar gradualisht në një degradim të pakthyeshëm. Disa herë në parlamentin shqiptar ka pasur debate të forta për ta shembur apo jo Piramidën, e cila për të djathtën parlamentare dhe shoqatat e të përndjekurveishte një simbol i komunizmit në zemër të kryeqytetit.

Por ardhja e socialistëve në pushtet, e ndaloi menjëherë këtë nismë, madje në vitin 2021 urealizua një projek për ta shndërruar piramindën në qendrën më të madhe dixhitale të Ballkanit. Kryeministri Rama në atë kohë e cilësonte rikonstruksionin e Piramidës si një ëndërr të bërë realitet pas kaq shumë vitesh.

Por çfarë funksioni ka sot Piramida e Tiranës?

Brenda saj ndodhen 18 salla ku të rinjtë mund të studiojnë IT, robotikë, dizajn, si dhe 14 klasa në natyrë.Sipas projektit, përveç ndërtesës ekzistuese, u krijuan të tjera hapësira, të ndara nga Piramida. Nga sa u deklarua, do të ishte shtëpia e re e TUMO Tirana, qendrës për teknologji kreative e cila i ofron studentëve mundësinë për të përvetësuar aftësi të domosdoshme të shekullit të 21-të si animacioni, zhvillimi të lojërave, dizajni grafik, realizimi i filmave, muzika, modelimi 3-D, dhe robotika.

Do të ishte gjithçka perfekte sikur të ishte vërtetë kështu.

Sepse përvec qëndrave dedikuar fëmijëve dhe të rinjve në piramidë nuk do të mungonin as bar-kafe të dhëna me qira nga pronarja e ligjshme e objektit: Bashkia Tiranë.

Thuajse të gjitha qoka të kryetarit të bashkisë Veliaj për miq dhe bashkëpunëtorë të tij. Si në rastin e DV8 to Art, një bar kafe- restorant i cili ndodhet në pjesën perëndimore , pra, tepër i lakmuar nga kushdo që bën biznes.

Po çfarë ka të veçantë ky lokal në zemër të Piramidës që bën kafe arabike tepër cilësore? Ja ta sqarojmë.

Ndjekja e punimeve te rikonstruksionit të Piramidës,është kryer nga Drejtoria e Planifikimit të punëve publike pranë bashkisë Tiranë drejtuar nga Ilda Qayimllari, person i dosjes famëkeqe 5D. Meqenëse zonja në fjalë u përfshi në skandalin që çoi në burg gjysmën e drejtorëve të bashkisë Tiranë, për ndjekjen e punimeve u caktuar si koordinatore zonjaAlika Joanidhi.

Dhe për këtë sakrificë në mes të një stuhie me SPAK që kishte përfshirë bashkinë, ajo duhej shpërblyer. Gjë që në fakt Lali Eri e bëri pa u menduar dy herë.

Ambienti i kafesë së famshme arabike, iu dhashoqërisë Dv8 sh.p.k në pronësi të Rezart Joanidhit me 66% të aksioneve, ndërkohë që 34 % i zotëron ortaku i tij Albert Leka. Siç mund të imagjinohet Rezart Joanidhi është i afërm I Alika Joanidhit, koordinatores së projektit të Piramidës.

Madje shumë shumë i afërm, sepse është burri. E thënë shkurt e qartë, gruaja I ka bërë një dhuratë fareee të vockël burrit të saj....një super lokal në zemër të kryeqytetit.

Tani shikojmë pak se si bëhen gjërat në këtë vend. Sipas ekstraktit hisotrik nga Qendra kombëtare e Biznesit subjekti dv8 to art është themeluar në 7 shtator të 2023 dhe është regjistruar në QKB një ditë më pas.

Shoqeria e re u regjistrua me nje Kapital prej 58 milion e 315 mijë leke të vjetra, nga të cilat Rezart Joanidhi ka 66%, ose diçka më shumë se 35 milion lekë.

A nuk jemi ne konflikt interesi me këtë ambjent të dhënë në emër të Rezart Joanidhit,bashkëshortit të koordinatores së projektit Piramida?

Për më tepër që zonja në fjalë tashmë është shpërblyer për punët e mira, duke u emëruar drejtore e drejtorisë së investimeve të punëve publike në Bashkinë Tiranë.

Ndaj për të mësuar më shumë se si ka arritur të shpërblejë burrin me një lokal kaq të lakmuar,menduam ta takojmë vetë zonjën Joanidhi.

Kjo e fundit mohon t’i ketë dhënë burrit të saj ambient në Piramidë. Sipas saj ështe bëre me ankand dhe nuk ka konflikt interesi.

piramida e tiranes

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë