INVESTIGIME

INVESTIGIMI/ Mbesa e Ulsi Manjës pronare e landfillit të Bushatit

n.f Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2025, 21:47
INVESTIGIMI/ Mbesa e Ulsi Manjës pronare e landfillit të Bushatit
Foto

BUSHAT- Landfilli i Bushatit është një nga investimet më të mëdha të qeverisë në Bashkinë e Vaut të Dejës, që i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë plot 4.16 milion euro. Për menaxhimin e tij, ish-Këshilli i Komunës Bushat krijoi ndërmarrjen “Ndërkomunale Bushat” sh.a. e cila ngarkohej me mbledhjen, sistemimin dhe riciklimin e mbetjeve urbane të qarkut Shkodër dhe pjesërisht të atij të Lezhës. Por, në qershor të vitit 2010 Këshilli Bashkiak i Komunës Bushat, me propozim të kryetarit të komunës dhe administratorit të ndërmarrjes “Ndërkomunale Bushat”vendos që këtë punë t’ja ngarkojë kompanisë private Becker Albania, duke lidhur me të kontratë shfrytëzimi të landfillit për një afat 10 vjeçar.

10 vjet më pas, në tetor të 2020-ës, Këshilli Bashkiak autorizon sërish kryetarin e Bashkisë të Vaut të Dejës, që të rishikojë kontratën me kompaninë private.  Së pari, Vendimi i Këshillit Bashkiak, i delegon përgjegjësinë ndërmarrjes “Ndërkomunale Bushat” për të realizuar investimin për zgjerimin e landfillit të Bushtatit dhe përshtatjen e ambientit brenda tij, me një sipërfaqe shtesë 23 hektarë për trajtimin e mbetjeve inerte.

Vetë shoqëria dhe bashkitë e tjera në qarkun e Shkodrës e Lezhës do të paguajnë për trajtimin e mbejtjeve bashkë me operatorët privatë dhe në këmbim, firma “Ndërkomunale Bushat” do të marrë 20% të vlerës së tarifave.  Së dyti, edhe pse kompania Becker Albania nuk merrte përsipër asnjë investim dhe asnjë risk për të gjetur tregun, pasi operon në kushtet e monopolit në 2 qarqe, në 2020 u vendos që kotrata t’i zgjatej edhe për 25 vite të tjera.

 Së treti, afati jo vetëm që zgjatet, por tashmë dhe çmimi që bashkitë e qarqeve dhe operatorët privatë do të duhet të paguajnë rritet nga 1000 lekë në 1500 lekë. Një rritje çmimi pa bërë më parë një studim fizibilitieti nga ana e autoritetit që po ndryshon kontratën, për të parë kostot që duhet për përpunimin e mbetjeve, tarifën që del në bazë të këtyre kostove dhe marzhin e fitimit që duhet të ketë kompania që merr përsipër menaxhimin.  Shkurt, më shumë të ardhura për xhepin e kompanisë që po merr pa garë, në formë dhurate për plot 25 vjet, miliona euro xhiro të garantuara. Por nuk përfundon me kaq, sepse me kalimin e viteve, është shtuar edhe oreksi.

Në shtator të vitit 2018, pronarë të kompanisë Becker bëhen Renaldo Joanidhi dhe Aldi Zaimi, me nga 40% të kuotave dhe Pranvera Manja me 20% aksioneve. Çmimi i blerjes së kompanisë është 3.5 milion lekë të rinj. Po ccfarë interesi kanë patur këta aksionerët e rinj te kjo shoqëri kur kontrata e saj skandonte për pak vite? Ju a sqarojmë tani. Nëse analizojmë bilancet e kompanisë Becker Albania në fillimet e operimit të saj, të ardhurat ishin të ulta, duke kapur vlerën më të madhe 43 mijë euro në vit.

Pas vitit 2014, kompania nis të gjenerojë mesatarisht 150 mijë euro të ardhura në vit dhe në vitin 2017 dhe 2018 të adhurat shkojnë në 400 mijë euro.  Ajo që ndodh është se pasi merr shtesën e kontratës, ku i shtohet dhe objekti i depozitimit të mbjetjeve inerte dhe teknologjike, xhiro e kompanisë Becker dyfishohet në mesatarisht 800 mijë euro në vit dhe me një fitim mesatar vjetor 150 mijë euro. Vetëm nga njësitë vendore të dy qarqeve, janë paguar për kompaninë Becker afërisht 2 milion euro për periudhën e vitit 2019- 2024

E gjithë kjo mrekulli vjen me shtesën e kontratës për 25 vjet, zgjerimin e objektit të mbetjeve që depozitohen në landfill dhe me shtrenjtimin e tarifave, që koincidon me ardhjen e pronarëve të rinj. Por kemi ende. Renaldo Joanidhi bashkë me Aldi Zaimin rezultojnë aksionerët të shoqërisë Dion-al, ish Shpresa-Al, një kompani e cila ka qënë nën hetim për mashtrim me tatimin mbi vlerën e shtuar, por pronarja surprizë që ka 20% të aksioneve, është Pranvera Manja, mbesa e Ulsi Manjës, Ministrit të Drejtësisë dhe deputetit të Kuvendit të Shqipërisë në 3 legjistlaturat e fundit.

Pyetjet që ne i drejtojmë organeve të drejtësisë janë dy: Përse Bashkia e Vaut të Dejës lidhi kontratë pa garë për 25 vjet me firmën Becker, dhe a ka patur ndikim politik për të hyrë si pjesë e saj pronarët e rinj?

becker albania ulsi manja

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë