
Tonet në protestën kundër qeverisë janë ashpërsuar këtë mbrëmje, teksa një qytetar nga Bulqiza i ka drejtuar një ultimatum kryeministrit Edi Rama gjatë fjalës së tij para protestuesve.
Nga podiumi i ngritur përpara Kryeministrisë, ai iu drejtua kreut të qeverisë me kritika të forta, ndërsa u bëri thirrje të rinjve të vijojnë mobilizimin dhe të mos tërhiqen nga kauza e tyre.
“Kjo rini e bukur, o torollak kryeministër, ti kujton se këtë rini e mposht? Por jo. Sepse këta e kanë prejardhjen prej Isa Boletinit, prej Ismail Qemalit, prej Avni Rustemit”, deklaroi ai.
Më tej, qytetari nga Bulqiza u bëri thirrje të rinjve dhe vajzave pjesëmarrëse në protestë që të vazhdojnë angazhimin e tyre kundër qeverisë.
“Ju bëj thirrje kësaj rinie të bukur dhe këtyre vajzave që janë si Shote Galica të mos e ndalojnë këtë kauzë, por t’i japin një ultimatum këtij qerratai se ky ka lajthit”, tha ai.
Në fund të fjalës së tij, protestuesi paralajmëroi se nëse kryeministri nuk largohet nga detyra, reagimi i qytetarëve do të përshkallëzohet.
Deklarata u prit me duartrokitje dhe brohoritje nga një pjesë e protestuesve të mbledhur para Kryeministrisë, ku për të 20-ën ditë me radhë vijojnë thirrjet për dorëheqjen e Edi Ramës dhe largimin e qeverisë.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
19 Qershor20:26
Historia e depërtimit të mafias shqiptare në Ekuador, lidhjet e fshehta mes ‘Ndrangheta-s, Camorra dhe Los Choneros
Nga María Belén Arroyo-Vistazo.com
Policia italiane arrestoi të martën, më 16 qershor, 8 persona që bënin pjes&eu...
AKTUALITET
19 Qershor20:15
Vijon protesta para Kryeministrisë, qytetarët i përgjigjen Ramës: Shqipëria ka plot njerëz që mund ta çojnë në BE
Protesta kundër qeverisë ka vijuar edhe këtë mbrëmje para Kryeministrisë, ku pjesëmarrës të ndryshëm kanë...
AKTUALITET
19 Qershor20:04
Rama nuk plotëson kushtet e NATO-s/ Sekretari Hegseth kërcënon: Do ndëshkojmë aleatët që mbeten pas
Tre vende të NATO-s kanë shpenzuar përsëri më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime t&e...
AKTUALITET
19 Qershor20:03
Protestuesi për gardhin në Kakome: Do ta rrëzonim me duar, e hoqën vetë me eskavator
Heqja e gardhit në Kakome është komentuar edhe gjatë protestës së sotme kundër qeverisë, ku një prej protestuesve...
AKTUALITET
19 Qershor19:59
Erdhi për dasmë në Shqipëri, aksidentohet për vdekje britaniku, doli për të blerë një karikues
Nga Joseph Reaidi, TIMES SERIES
Një burrë nga Hendon në Londër vdiq në një aksident me makinë jashtë vendit, ndërs...
AKTUALITET
19 Qershor19:51
Të dielën u paralajmërua protestë, hiqet porta që bllokonte plazhin në Kakome
Dy ditë përpara protestës së paralajmëruar në Kakome, ku pritej pjesëmarrja e qytetarëve nga zona të ndryshme t&e...
AKTUALITET
19 Qershor19:46
"Të shtunën vjen mërgata", nesër paralajmërohet protestë masive
Teksa protesta kundër qeverisë ka hyrë në ditën e saj të 20-të, organizatorët paralajmërojnë një pjes&e...
AKTUALITET
19 Qershor19:46
Protestuesi: Vij nga Lezha për të përkrahur këtë lule të rinisë që na zgjoi shpresën e na ngriti nga shtrati i vdekjes
Ka nisur protesta e 20 ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.
Një protestues i ardhur nga Lezha ka vlerësuar...
AKTUALITET
19 Qershor19:44
Me mijëra qytetarë në rrugë edhe pas 20 ditësh, mbushet sheshi para Kryeminsitrisë
Pas 20 ditësh protestash të pandërprera, qytetarët janë mbledhur sërish këtë mbrëmje para godinës së Kr...
AKTUALITET
19 Qershor19:39
Një tjetër viktimë nga mbytja, 62-vjeçari humb jetën në liqenin e Viroit
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të diele në Gjirokastër, ku një 62-vjeçar...