AKTUALITET

"Rama është në rrugë të gabuar"/ Kreu i EFJ: Shqipëria dhe Kosova nuk mund të hjynë në BE, me këtë gjendje të mediave dhe gazetarëve!

r.ll Përditësimi i fundit 23 Maj 2024, 12:04
"Rama është në rrugë të gabuar"/ Kreu i EFJ:
ricardo gutierrez

BRUKSEL- Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez ka shprehur shqetësime lidhur me situatë e gazetarëve dhe mediave në Shqipëri dhe Kosovë.

Në një intervistë për LeCanton27, ai është treaguar kritik ndaj qëndrimeve të qeverive në raport me lirinë e medias dhe tendencat për të frikësuar gazetarët.

“Edi Rama është në rrugë të gabuar për organizimin e një lufte të re kundër medias kombëtare dhe organizatave ndërkombëtare për lirinë e shtypit… Është koha që autoritetet shqiptare të zbatojnë Rekomandimin 2016/4 të Këshillit të Evropës“, ka thënë ai. 

Ndërkohë për mediat në Kosovë, sidomos kërcënimet dhe vrasjet e gazetarëve njeriu numër një i Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ) ka thëne se “Në Kosovë kemi 19 gazetarë të vrarë dhe të zhdukur që nga koha e Millosheviçit deri më sot, që fatkeqësisht askush nga autorët e këtyre krimeve nuk është arrestuar e as nuk është dënuar… Pra, të qëndrosh pasiv do të thotë të jesh bashkëpunëtor i vrasësve… (Staying passive means being an accomplice of murderers…)”, thotë Gutierrez.

INTERVISTA E PLOTË:

Siç e dini, në Kosovën e pasluftës janë zhdukur apo vrarë 19 gazetarë. Dhe në katër vite që Kurti ka qenë në krye të qeverisë, asnjë gazetar nuk është vrarë, plagosur apo burgosur. Si e vlerësoni këtë, a është vlerësim i lartë?

Ricardo Gutierrez: Për situatën e lirisë së shtypit në Kosovë, ndjenjat e mia janë të përziera: nëse është e vërtetë që nuk ka më vrasje të gazetarëve në Kosovë, situata është përkeqësuar rëndë gjatë muajve të fundit, me masat represive të ndërmarra nga qeveria e zotit Kurti. Në veçanti po mendoj për tentativën për censurë të kanalit Klan Kosova. Qeveria e Kosovës duhet të kuptojë se nuk ka demokraci pa pluralizëm mediatik. Qeveria duhet të ndalë ndërhyrjet e saj politike në media. EFJ ka publikuar 8 komunikata për shtyp që nga fillimi i vitit 2023 për probleme të ndryshme serioze që prekin lirinë e shtypit në Kosovë, që është dëshmi se situata nuk është normalizuar.

Në Kosovë më 3 maj u mbajtën demonstrata të gazetarëve, por askush nuk kërkoi nga institucionet apo bashkësia ndërkombëtare (Eulex) që të zbulojnë dhe të dënojnë autorët e atentateve ndaj gazetarëve. Cili do të ishte mesazhi juaj për institucionet vendore dhe ndërkombëtare për këto vrasje të gazetarëve në Kosovë?

Ricardo Gutierrez: Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, AGK, ka marrë pjesë në të gjithë punën e EFJ-së për këto raste të mosndëshkimit, krahas organizatave të gazetarëve shqiptarë dhe serbë. Ne kemi votuar tashmë dy rezoluta mbi këtë temë në Takimet Vjetore të EFJ. Dhe ne po përgatitemi të votojmë një rezolutë të tretë për këtë çështje. Jam i lumtur që shoh vendosmërinë e përbashkët të organizatave të gazetarëve në rajon. Bllokimi nuk vjen nga gazetarët. Bllokimi bazohet ekskluzivisht në mungesën e vullnetit politik të qeverive, të cilat refuzojnë të bashkëpunojnë. E vërteta historike është këtu viktimë e interesave të veçanta politike të atyre që janë në pushtet. Denoncojmë pasivitetin fajtor të autoriteteve publike përballë këtyre rasteve jashtëzakonisht të rënda të mosndëshkimit.

– Zhdukja e gazetarit Ismail Berbatovci kur shkoi në një detyrë gazetarie më 23 korrik 1998;
– Zhdukja e Gjuro Slavujit dhe Ranko Pereniqit, ekipi i gazetarëve të Radio Prishtinës, në një detyrë gazetarie pranë Hoçës së Madhe, më 21 gusht 1998;
– Rrëmbimi i gazetarit Nebojsha Radosheviq dhe fotografit Vladimir Dobriçiq derisa ata ishin në një detyrë, afër Prishtinës, më 18 tetor 1998;
– Vrasja e gazetarit Afrim Maliqi në Prishtinë më 2 dhjetor 1998;
– Vrasja e gazetarit dhe shefit të Qendrës Informative të Kosovës (QKI) Enver Maloku në Prishtinë më 11 janar 1999;
– Vrasja e dy gazetarëve të Stern, Gabriel Gruener dhe Volker Kraemer, dhe përkthyesit Senol Alit afër Prizrenit, më 13 qershor 1999;
– Zhdukja e Ljubomir Knezheviqit, korrespondent i gazetës kombëtare serbe Politika dhe gazetar i së përditshmes së Prishtinës Jedinstvo, në Vuçitrn më 6 maj 1999;
– Vrasja e Aleksandar “Sima” Simoviq, gazetar i Media Action International, në Prishtinë më 21 gusht 1999;
– Vrasja e Krist Gegajt, redaktor në RTV Prishtina, në Istok më 12 shtator 1999;
– Vrasja e fotoreporterit Momir Stokuqa, në Prishtinë më 21 shtator 1999;
– Zhdukja e Marjan Melonashit, gazetar i seksionit serb të Radio Kosovës, në Prishtinë më 9 shtator 2000;
– Vrasja e Shefki Popovës, gazetar i gazetës Rilindja, në Vuçitrn më 10 shtator 2000;
– vrasja e Xhemail Mustafës, gazetar i së përditshmes Bota Sot, në Prishtinë, më 23 nëntor 2000;
– Vrasja e Bekim Kastratit, gazetar i Bota Sot, afër Prishtinës, më 19 tetor 2001;
– Vrasja e gazetarit dhe kolumnistit të Bota Sot, Bardhyl Ajeti, i cili u qëllua me armë zjarri në afërsi të Gjilanit më 3 qershor 2005 dhe vdiq më 25 qershor 2005.

Z.Gutierrez më 23-24 maj të këtij viti do të jeni në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë, ku do jenw krerw te asaciciotnit re gazereve nag Brukseli (EFJ) por edhe te shoqatave simtora nga ballkani, Kosova, Shqiperia, Maqedonia Veriore, Kroacia etj… Mund të na thoni për qëllimin e kësaj vizite?

Ricardo Gutierrez: Ne i kushtojmë vëmendje të vazhdueshme këtyre rasteve të mosndëshkimit. Po ashtu është planifikuar një mocion për të bërë presion edhe një herë mbi bashkësinë ndërkombëtare, më 23-24 maj, gjatë asamblesë sonë të përgjithshme, e cila do të mbahet në Prishtinë. Është simbolikisht shumë e rëndësishme për ne që t’u bëjmë thirrje edhe një herë autoriteteve publike që të punojnë së bashku (gjë që nuk po e bëjnë) për të zgjidhur këto raste të mosndëshkimit. Është rajoni me numrin më të madh të rasteve të mosndëshkimit në Evropë, i cili kontribuon në nxitjen e një konteksti të dhunës ndaj gazetarëve. Kjo duhet të bëhet prioritet. Këtë do ta kujtojmë më 23 dhe 24 maj dhe jam i lumtur të shoh që organizatat e gazetarëve në Serbi, Kosovë dhe Shqipëri janë unanime në kërkesën që këto raste të zgjidhen.

Si e vlerësoni “luftën” e Edi Ramës me mediat, fillimisht me ato të Shqipërisë dhe sot me median dhe shoqatat ndërkombëtare. Ai e cilësoi si fantazmë raportin “Reprotres sans Fronires”, pasi transmetimet e fundit të RAI quheshin edhe “Fatantazi”. Si i vlerësoni akuzat dhe sulmet ndaj mediave kombëtare dhe ndërkombëtare, a mund të pengojnë apo zgjasin rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian?

Ricardo Gutierrez: Edi Rama është në rrugë të gabuar për organizimin e një lufte të re kundër medias kombëtare dhe organizatave ndërkombëtare për lirinë e shtypit. Tashmë kam pasur rastin t’i them personalisht: jo përmes këtyre sharjeve ai do të arrijë të krijojë një ekosistem mediatik më të shëndetshëm në Shqipëri. Jam dakord me të për natyrën shumë të polarizuar, dhe ndonjëherë të kapur nga interesa të veçanta private, të medias kryesore në Shqipëri. Por çfarë po bën qeveria e zotit Rama për të garantuar një pluralizëm më të mirë mediatik? Çfarë po bën ai për të përmirësuar pavarësinë dhe etikën e gazetarëve? Asgjë. Ne konsiderojmë se parakusht është vendosja e një regjimi sigurie për gazetarët shqiptarë: qeveria shqiptare duhet të zhvillojë, në bashkëpunim me organizatat e gazetarëve dhe organizatat që mbrojnë lirinë e shprehjes, një plan kombëtar veprimi për mbrojtjen e gazetarisë dhe sigurinë e gazetarëve. Është koha që autoritetet shqiptare të zbatojnë Rekomandimin 2016/4 të Këshillit të Evropës. Asgjë nuk është bërë në tetë vjet. Nëse zoti Rama mendon se do ta zgjidhë problemin duke qortuar mediat apo duke u përpjekur t’i frikësojë ato, gabon fatkeqësisht. Thënë shkurt, Shqipëria dhe Kosova nuk mund të hjynë në BE, me këtë gjendje të mediave dhe gazetarëve!

ricardo gutierrez federata europiane e gazetareve

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë