AKTUALITET

Rama nxjerr sërish fadromat, "zhvesh" bulevardin nga pllakat

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Tetor 2026, 22:18
Rama nxjerr sërish fadromat, "zhvesh" bulevardin nga pllakat

Makineritë e rënda rikthehen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pas përfundimit të protestës së gjashtë kundër qeverisë Rama. Fadromat, të cilat u panë në punë edhe paraditen e së dielës, përpara nisjes së demonstratës, po heqin gurët dhe pllakat e trotuarit pranë Kryeministrisë, duke e lënë sipërfaqen të zhveshur deri në dhe.

Zona pranë Kryeminsitrisë është kthyer sërish në një kantier punimesh mbrëmjen e së dielës, menjëherë pas përfundimit të protestës kundër qeverisë së Edi Ramës. Makineritë e rënda kanë dalë përsëri në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku po hiqen gurët dhe pllakat e trotuarit në zonën pranë godinës së qeverisë.

Fadromat kishin nisur punën që paraditen e së dielës, disa orë përpara fillimit të protestës. Ato u panë duke larguar gurë dhe pllaka nga hapësirat e trotuarit pranë Kryeministrisë, në një kohë kur autoritetet po përgatiteshin për një tjetër ditë demonstratash dhe përplasjesh.

Pas përfundimit të protestës, makineritë janë rikthyer në të njëjtën zonë. Këtë herë, ndërhyrja po shkon më tej: po hiqen të gjitha pllakat dhe gurët e trotuarit, ndërsa sipërfaqja po zbulohet deri në shtresën e dheut.

Pamjet e mbrëmjes tregojnë një makineri të rëndë në punë dhe një pjesë të trotuarit të zhveshur nga shtresa e gurëve. Ndërhyrja po zhvillohet në të njëjtin bulevard ku, gjatë orëve të mëparshme, protestuesit dhe policia u përballën me gurë, gaz lotsjellës dhe ujëhedhëse.

Ndërhyrja vjen pas një të diele me tensione në të gjithë Tiranën. Përplasjet nisën në zonën e institucioneve qeveritare dhe u shtrinë më pas në Sheshin Skënderbej, pranë Ministrisë së Brendshme, te Komisariati Nr. 3 dhe në disa rrugë të kryeqytetit.


Gjatë ditës, selia e Partisë Socialiste u sulmua dy herë, ndërsa në mbrëmje policia hodhi gaz lotsjellës edhe në oborrin e selisë së Partisë Demokratike, ku kishin hyrë protestues që po ndiqeshin nga efektivët.

Ndërsa situata në rrugët e Tiranës është qetësuar dhe policia ka nisur patrullimet e shoqërimin e protestuesve, pranë Kryeministrisë vijon puna e fadromave. Bulevardi ku u zhvilluan përplasjet po ndryshon pamje, me trotuare të zhveshura nga gurët dhe pllakat, vetëm pak orë pas përfundimit të demonstratës.

Edi Rama deklaroi mëngjesin e së dielës se nuk do të japë dorëheqjen, ndërsa protestuesit vijojnë të kërkojnë largimin e tij nga drejtimi i qeverisë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë