Foto ilustruese
TIRANË- Raporti i kredive me probleme ra për të tetin vit radhazi në 2024. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, raporti i kredive me probleme zbriti në 4.17%, nga 4.74% që kishte qenë një vit më parë. Ky tregues ka arritur nivelin më të ulët që prej shtatorit të vitit 2008.
Siç ndodh zakonisht, muaji dhjetor solli një rënie më të madhe krahasuar me muajt e mëparshëm të vitit. Kjo ndodh sepse bankat bëjnë një pastrim të portofoleve nga kreditë e humbura para mbylljes së vitit financiar, por pjesërisht një ndikim mund të ketë dhënë edhe zgjerimi i ndjeshëm i portofolit total të kredisë, me 11 miliardë lekë më shumë krahasuar me nëntorin.
Pikërisht zmadhimi i portofolit total të kredisë ka patur një rol të rëndësishëm në uljen e raportit të kredive me probleme vitin e kaluar. Portofoli i kredisë për ekonominë në fund të vitit 2024 arriti vlerën e 835.6 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 12.3%. Kjo është gjithashtu rritja më e lartë e portofolit të kredisë për ekonominë në 16 vitet e fundit.
Ekonomia shqiptare vitin e kaluar u karakterizua nga ritme relativisht të larta të rritjes, e mbështetur sidomos nga ecuria e mirë e sektorëve të lidhur me turizmin dhe pasuritë e paluajtshme.
Gjatë vitit të kaluar, raporti i kredive me probleme ka pësuar një rënie të lehtë edhe në vlerë absolute. Totali i kredive me probleme në fund të 2024 vlerësohet në afërsisht 34.8 miliardë lekë, nga rreth 35.3 miliardë lekë që kishte qenë një vit më pare. Në vlerë absolute, kreditë e këqija kanë rënë me afërsisht 0.5 miliardë lekë ose 1.4% krahasuar me një vit më parë.
Edhe vitit 2024 solli një vazhdimësi të tendencës disavjeçare rënëse të raportit të kredive me probleme, por megjithatë rritja e shpejtë e kredisë, veçanërisht në sektorin e pasurive të paluajtshme ka ngjallur shqetësim te Banka e Shqipërisë. Vitin e kaluar, portofoli i kredisë për pasuri të paluajtshme të idnvidiëve dhe bizneseve u rrit përkatësisht me 15.5% dhe 17.4%.
Të marra së bashku, këto portofole përbanë afërsisht gjysmën e vlerës totale të kredisë të dhënë nga sektori bankar vend.
Vitin e kaluar, Banka Qendrore vendosi të aplikojë për herë të parë një shtesë kundërciklike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar. Fillimisht, raporti i kërkuar i mjaftueshmërisë së kapitalit u rrit me 0.25% në muajin qershor, ndërsa në dhjetor Guvernatori Sejko vendosi një rritje të dytë, duke çuar shtesën kundërciklike në nivelin 0.5%./ Monitor
Artikuj te sugjeruar
I.A
AKTUALITET
10 Shkurt14:35
Ndalimi i Veliajt, momenti kur hipën në makinë i shoqëruar nga BKH
Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është vënë në pranga ditën e sotme nga Policia dhe BKH me ...
n.f
AKTUALITET
10 Shkurt14:30
Agravon konflikti në Vlorë/ Plagoset me thikë 33-vjeçari, dërgohet në spital
VLORË- Një plagosje është regjistruar ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se një 33-vjeçar është pla...
n.f
AKTUALITET
10 Shkurt14:30
Tentoi të merrte me forcë një 15-vjeçare në rrugë, arrestohet 30-vjeçari në Dibër
DIBËR- Një 30-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Dibër. Mësohet se arrestimi tij ka ar...
n.f
AKTUALITET
10 Shkurt13:50
EMRAT/ Në kërkim ndërkombëtar për drogë dhe grup kriminal, arrestohen dy persona në Tiranë me qëllim ekstradimin
TIRANË- Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata ishin shpallur&nbs...
n.f
AKTUALITET
10 Shkurt13:50
Vrasja e Briken Sanajt në Tiranë, Prokuroria çon për gjykim 5 persona, mes tyre edhe autorin Vladimir Kola
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjykim 5 persona në lidhje me vrasjen e Briken Sanajt të regjistruar në vit...
n.f
AKTUALITET
10 Shkurt12:06
Iu sekuestrua celulari me kërkesë të SPAK, Gentian Sula kërkon rrëzimin e vendimit në GJKKO, biznesmeni nuk merr pjesë në seancë
Foto ilustruese
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka nisur ditën e...
r.ll
AKTUALITET
10 Shkurt11:53
Probleme dhe vonesa me afishimin e listave të zgjedhësve/ KQZ kërkesë bashkive: Të merren masa të menjehershme për respektimin e afateve ligjore
foto ilustruese
TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi iu ka bërë sot thirrje bashkive u bën thirrje bashk...
r.ll
AKTUALITET
10 Shkurt11:52
Tritoli në restorantin në Fushë Krujë/ Identifikohet autori i vënies së eksplozivit, vihet në pranga bashkëpunëtori i tij (EMRAT)
autori
FUSHË KRUJË- Një 41-vjeçar është arrestuar lidhur me vënien e tritolit në restorant "Brazili" në Fus...
I.A
AKTUALITET
10 Shkurt11:48
Do drejtojë fushatën elektrale të PD-së/ Christopher LaCivita: Rama kukull e Soros. Berisha do fitojë zgjedhjet
TIRANË- Drejtuesi i fushatës elektorale të Presidentit Amerikan Donald Trump, Christopher LaCivita do të drejtojë fushatën e Par...