AKTUALITET

Raporti: Ndotja e ajrit tejkalon normat, nga Tirana në Korçë e Elbasan, si renditen qytet më problematike

M.B. Përditësimi i fundit 2 Shtator 2024, 12:49
Raporti: Ndotja e ajrit tejkalon normat, nga Tirana në Korçë e
Foto ilustruese

TIRANA- Ndotja e ajrit në disa qytete edhe në vitin 2023 u shfaq problematike me disa tregues që ishin mbi norma. Raporti i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, i publikuar së fundmi, tregon se në periudha të caktuara në zona të caktuara tregues të ndryshëm të dëmshëm shfaqen në tejkalim të parametrave të lejuar. Së pari, analizohet gjendja e grimcave të pluhurit (PM10 dhe PM 2.5). Sipas AKM bazuar në rezultatet e monitorimit kemi tejkalim të normës vjetore të PM10 (40 µg/m3 ), në stacionin e Tirana Higjiena dhe në stacionin e Elbasanit.

“Në stacionin e Tirana Higjiena kemi një tejkalim të normës vjetore të PM10 në masën 35.4%, ndërsa në stacionin e Elbasanit kemi një tejkalim të normës vjetore në masën 19.62%. Referuar të dhënave vjetore në stacionin e Korçës, Tirana AKM dhe Tirana MTM, vlerat e PM10 i përafrohen normës vjetore, ndërsa referuar të dhënave mujore kemi tejkalim të normës vjetore të PM10 në stacionin e Korçës vetëm në muajt Janar, Shkurt dhe Dhjetor 2023.

Kjo tregon që kemi rritje të grimcave të pluhurit PM10 vetëm në periudhën e ftohtë të vitit, si rezultat i përdorimit të lëndëve fosile ose drurit për ngrohjen e banesave. Vlera mesatare e PM10 për të tre muajt Janar, Shkurt dhe Dhjetor 2023 është 59.51 µg/m³ dhe kemi tejkalim të normës vjetore të PM10 (40 µg/m³) prej 48.8% vetëm gjatë dimrit”, thuhet në raport.

I njëjti raport vlerëson se duke iu referuar të dhënave ditore të PM10, krahasuar me normën ditore (50 µg/m³ ) kemi tejkalim të normës ditore të PM10 në stacionet e Durrësit, Elbasanit, Korçës, Tirana ASHR, Tirana AKM dhe Tirana MTM në periudhën Janar –Mars , Korrik dhe Dhjetor. Sa i takon treguesit PM2.5 referuar të dhënave mujore, kemi tejkalim të normës vjetore të PM2.5 në stacionin e Korçës në muajt Janar, Shkurt dhe Dhjetor 2023.

“Ashtu si në rastin e PM10 kemi rritje të grimcave të PM2.5 vetëm në periudhën e ftohtë të vitit, kjo si rezultat i përdorimit të lëndëve fosile ose drurit për ngrohje në këtë qytet. Vlera mesatare e PM2.5 për të tre muajt Janar, Shkurt dhe Dhjetor 2023është 44.47µg/m³ e shprehur në % kemi tejkalim të normës vjetore të PM2.5 prej 77.9%”, nënvizon AKM.

Duke u ndalur në treguesin e dioksidit të azotit raporti vlerëson se kemi tejkalim të normës vjetore të NO2 në stacionin e Tirana ASHR në muajt Janar, Gusht, Shtator, Tetor, Nëntor. Në muajt e tjerë të vitit vlerat mesatare mujore të NO2 janë shumë afër normës por nuk e tejkalojnë atë. Kjo rritje vjen si rezultat i qarkullimit të automjeteve shpesh herë me trafik të rënduar. Dioksidi i azotit nga ana tjetër sipas matjeve nuk rezulton në tejkalim në asnjë prej stacioneve.

Monitorimi i SO2 për vitin 2023 është realizuar në stacionet e Tirana Sauk, Tirana ASHR, Durrësit, Fierit, Shkodrës, Korçës dhe Elbasanit. Bazuar në të dhënat e monitoruara rezulton se në asnjë stacion nuk kemi tejkalim të vlerës limite ditore dhe as të vlerës limite orare për SO2. Sa i takon monoksidit të karbonit, matja është realizuar në stacionet e Durrësit, Elbasanit, Fierit, Korçës, Shkodrës, Tirana ASHR dhe Tirana Sauk. Bazuar në vlerat mesatare vjetore nivelet më të larta të CO janë monitoruar nënstacionin e Elbasanit./Monitor

ndotja e ajrit

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë