Aktori i njohur shqiptar, Fitim Makashi, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Lajmin e hidhur e bëri të ditur familja e tij.
Pas lajmit, artisti Redon Makashi ka reaguar duke shprehur dhimbjen dhe falënderimin ndaj atyre që e kanë mbështetur në këto momente: “Me dhimbje të thellë njoftoj ndarjen nga jeta të babait tim, artistit Fitim Makashi. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe ngushëllimet. U prehtë në paqe.”
Homazhet në nderim të Fitim Makashit do të zhvillohen sot nga ora 11:00 deri në 13:00 pranë Art Turbina, ndërsa ceremonia e varrimit do të mbahet në Varrezat e Sharrës, Tiranë.
Fitim Makashi, i lindur më 10 prill 1944 në Gjirokastër, ka pasur një karrierë të gjatë dhe të respektuar në teatrin dhe filmin shqiptar. Ai ka punuar për vite me radhë në Teatrin Popullor dhe ka interpretuar në dhjetra role në filmat shqiptarë që nga vitet ’60 deri në fillim të viteve ’90, duke përfshirë Dueli i heshtur, Prita, Njësiti gueril, Ilegalët dhe Vdekja e kalit.
Përveç karrierës si aktor, Fitim Makashi ka kontribuar edhe si pedagog, duke ndihmuar në formimin e brezave të rinj artistësh dhe duke lënë një trashëgimi të konsiderueshme në kulturën shqiptare.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
31 Janar21:08
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e bashkëatdhetarit të tij, autoritetet greke vihen në lëvizje brenda burgjeve
Disa ditë më parë u vra me një thikë të improvizuar xhami i dënuari me burgim të përjetshëm, Jani Aliaj, nd&eu...
AKTUALITET
31 Janar21:05
Pikë shitjeje kokainë në parking, pranga shqiptarëve
Dy shqiptarë janë arrestuar në Teramo të Italisë, pasi akuzohen se kishin shndërruar një parking në zonën Villa Zac...
AKTUALITET
31 Janar20:46
Fillimi i fundit të çmendurisë me ndërtimet në Tirane? Të dhënat nga tregu e konfirmojnë këtë
Të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë në Bashkinë e Tiranës ranë me 2.3 herë gjatë vitit të kal...
AKTUALITET
31 Janar19:52
1 vit në burg/ Veliaj, nesër, lë qelinë për disa orë
Erion Veliaj do të lërë të paktën për disa orë qelinë të dielën, ditën e parë të shkurtit, p&eu...
AKTUALITET
31 Janar19:36
Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës/ Policia lë të lirë autorët, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim të blejmë bukë
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e regjistruar në lagjen nr.14 në Nishtulla të Durrësit, ku një...
AKTUALITET
31 Janar19:26
Skandal/ Ministria e Shëndetësisë rrit çmimet e ilaçeve brenda ditës me 4000%
Një listë e gjerë barnash kanë pësuar rritje të çmimit duke filluar nga muaji janar i këtij viti.
Madje, disa prej ...
AKTUALITET
31 Janar18:44
Droni 'tradhtoi' bandën shqiptaro-greke! Goditet rrjeti që trafikonte drogë brenda Kampusit Universitar
Policia e Greqisë ka arrestuar dje katër persona, në afërsi të Kampusit Universitar në Zografou të Athinës. Sipas mediav...
AKTUALITET
31 Janar18:32
Shqiptari çan postbllokun e karabinierëve për t’u arratisur. Çfarë iu gjet gjatë kontrollit
Një 26-vjeçar shqiptar tentoi të arratisej nga një postbllok karabinierësh në Itali, teksa ndodhej duke trafikuar lëndë...
AKTUALITET
31 Janar18:22
Dumanin e mbron Garda me VKM të posaçme e jo KLP
Një lajm se ish-kreu i SPAK Altin Dumani, gjatë kësaj kohe është kërcënuar, u përhap me shumë shpejtësi sot di...
AKTUALITET
31 Janar17:24
Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar, babai i këngëtarit
Ka ndërruar jetë ditën e sotme, aktori Fitim Makashi.
Ai është edhe babai i këngëtarit të mirënjohur shqiptar, R...