Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Erling Haaland fiton miliona edhe pa luajtur, ja sa arkëton ai për një postim në Instagram! Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil Doneri 1 euro shkakton kaos në Gjermani, qindra të rinj përplasen me policinë, ndërhyn edhe helikopteri Ishte në kërkim ndërkombëtar/ Vrasësi shqiptar arrestohet gjatë një kontrolli rutinë në kufi Protestat në vend, kryeministri francez propozon rritjen e pagës minimale Dosja Veliaj/ Zbulohet data e shpalljes së verdiktit për Klotilda Bushkën Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina Merz kushtëzon buxhetin e BE-së me ndihmën për Ukrainën: Gjermania kërkon ndarje të barabartë të barrës fin... Ushqimet, transporti dhe qiratë “këpusin” në mes familjet shqiptaret: 80% e rritjes së çmimeve Serbia hap “sirtarët” e drejtësisë pas humbjes së Vuçiçit Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te fa... Drejt falimentimit, taksistët lajmërojnë protestë, Karanxha bën akuzën e fortë: Shoqëritë po pastrojnë para...
AKTUALITET

Skandal/ Ministria e Shëndetësisë rrit çmimet e ilaçeve brenda ditës me 4000%

P
Piranjat31 January 2026, 19:26 · 3 min lexim
Skandal/ Ministria e Shëndetësisë rrit çmimet e

Një listë e gjerë barnash kanë pësuar rritje të çmimit duke filluar nga muaji janar i këtij viti.

Madje, disa prej tyre kanë pësuar rritje më shumë se 100 për qind të shifrës. Një antibiotik që njeh përdorim të gjerë si Cefazolina ka pësuar rritje prej rreth 4000 % duke filluar nga dita e sotme.

Por, nuk përfundon këtu rritja e çmimeve. Janë dhjetëra ilaçe të tjera që pësojnë rritje deri në 97% të shumës krahasuar me vitin 2026. Që prej 1 janarit Qendra Kombëtare e Barnave ka nisur të emetojë pullat e reja të barnave, të cilat vijnë për pacientin me disafish më shtrenjtë.

Ministria e Shëndetësisë bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave ka përcaktuar çmimet e reja me të cilat do të tregtohen barnat për vitin 2026, të cilat janë ndjeshëm më të shtrenjta se një vit më parë.

Metformina, një nga barnat që përdoret për diabetin e tipit, ka pësuar gjithashtu rritje duke filluar nga kjo e shtunë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, çmimi i këtij produkti i prodhuar në Maqedoninë e Veriut rritet me 2000%.

Tobradex, një medikament që më parë ka qenë 300 lekë do të shitet sipas listës së re që ka siguruar Piranjat News me rreth 97% më shumë.

“Remsima”, një ilaç anti-inflamator për të rritur ka pësuar ndryshime çmimi prej 97%.

Sipas të dhënave zyrtare, disa produkte me përmbajtje Gadoteric Acid (meglumine salt), të përdorura si solucion për injeksion, kanë shënuar rritje që variojnë nga 13% deri në 62%, në varësi të paketimit dhe dozës. Rritja më e lartë për këtë grup është vërejtur te paketimi 15 ml, ku çmimi është rritur me rreth 62%.

Ndërkohë, një nga rritjet më të mëdha konstatohet te Infliximab, pluhur për koncentrat për infuzion (100 mg/vial), ku çmimi ka ndryshuar nga 121,75 në 240,00, duke shënuar një rritje prej rreth 97%.

Ibrance, medikament onkologjik për disa lloje të kancerit të gjirit, e prodhuar nga Pizer ka një rritje mbi 1000%. PHESGO, gjithashtu për trajtimin e kancerit të gjirit, e prodhuar në Zvicër ka një rritje prej 1357%.

Përveç listës së publikuar edhe ilaçe të tjera kanë pësuar rritje. Minitran (foto me poshte) nga 380 lekë që kushtonte vitin e shkuar, tani kushton plot 1369 lekë, rritje kjo më shumë se dyfishi i çmimit të vitit të shkuar.

Skandal/ Ministria e Shëndetësisë rrit çmimet e

Skandal/ Ministria e Shëndetësisë rrit çmimet e

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.