Kalaja: Policët ose banditët që arrestojnë të rinj janë njëkohësisht edhe të banka edhe të medreseja
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...
Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit ka ndërhyrë për të zgjidhur situatën e krijuar me efektivët e ...
Të rinjtë mbledhur fillimisht tek Ministria e Arsimit më pas u shpërndanë në rrugët kryesore që të çojn&eu...
Në Tiranë vijon protesta e studentëve në ditën e shtatë. Të rinjtë fillimisht u mblodhën përpara Ministris&e...
Kërcënimet ndaj protestuesve dhe akuzat për ndërhyrje të huaja nga Kryeministri ngrenë shqetësime për legjitimimin dhe...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar reagimeve ndaj dhunës policore ndaj st...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
TIRANË- Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, u varros më 3 korrik në Varrezat e Tufinës në Tiranë. Ceremonia e varrimit u zhvillua në një rreth të ngushtë familjar, me kërkesë të familjes së tij.
"Jemi shumë të prekur nga gjithë kjo dashuri. Ai është ngritur në panteonin e gjenive të botës. Një nga mënyrat për t'i bërë homazhe, është t'i lexojmë përsëri veprat e tij", tha vajza e shkrimtarit, Besiana Kadare.
Kadare vdiq më 1 korrik, në moshën 88-vjeçare, si pasojë e një arresti kardio-respirator. Paraditen e së mërkurës, arkivoli me trupin e tij u vendos në hollin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, ku qytetarë të shumtë nga vende të ndryshme bënë homazhe.
I pranishëm ishte edhe një delegacion i Kosovës me në krye presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha në fjalën që mbajti gjatë ceremonisë shtetërore në nderim të Kadaresë, se shkrimtari "i përket gjithë botës".
"Kadare jetoi si dëshmitar i një fjale për të cilën mori tërë lëvdatat dhe nderimet e mundshme të botës dhe tërë smirën dhe sharjet e mundshme të vendit që e lindi. Nuk e mori Çmimin Nobel, por mbeti i vetmi kandidat për të cilin ka një dosje letrash anonime nga bashkatdhetarët e tij. Ai erdhi, shkroi dhe iku. Ne i kemi vetëm një detyrim: t’ia respektojmë ikjen", tha Rama.
Kryeministri i Kosovës, Kurti, shkroi në librin e kujtimeve për Kadarenë se "pikëllimi është i thellë, sepse admirimi është i lartë".
"Historia (me gjithë mitet), politika (me gjithë intrigat), gjuha (me gjithë bukurinë) me romanet dhe poezitë e Ismail Kadaresë u bënë dije dhe vetëdije për popullin tonë. Lum ne që e patëm, kaq shumë. Vepra e tij do të rrojë gjatë, jo vetëm për ne", shkroi Kurti, transmeton Zyra e tij.
Shqipëria ishte në zi kombëtare dje dhe sot, ndërsa Kosova sot. Veprat e Kadaresë u përkthyen në më shumë se 45 gjuhë të botës. Tridhjetë vjet të karrierës së shkrimtarit, ai i jetoi në Shqipërinë komuniste, ku edhe shkroi kryeveprat: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Prilli i thyer”, “Dimri i madh” e “Ura me tri harqe”. Në vitin 1990 emigroi në Francë, pasi bëri deklarata në favor të demokratizimit.
Kadare ishte fitues i disa çmimeve ndërkombëtare, ndërsa vitin e kaluar Franca i dha titullin “Oficeri i Madh i Legjionit të Nderit”. Udhëheqës në Shqipëri dhe në Kosovë thanë se me vdekjen e Kadaresë, “shqiptarët humbën gjeniun e tyre të letrave”, ndërsa “bota humbi shkrimtarin e saj më të madh të gjallë”./ REL
ekstradimi TIRANË- Janë publikuar pamjet nga ekstradimi nën masa të rrepta sigurie i të shumëkërkuarit Laert Haxhiut. N...
Albin Kurti TIRANË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka marrë pjesë në ceremoninë e homazheve në nder të shkrimta...
FIER- Një 28-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Fier. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi ...
Laert Haxhiu KAKAVIJË- Laert Haxhiu do të ekstradohet ditën e sotme nga Greqia për në Tiranë. Haxhiu është d&e...
Foto ilustruese DIBËR- Një 33-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Dibër. Mësohet se ...
foto ilustruese TIRANË- Numri i shqiptarëve që nuk kanë banesë në pronësi është rritur në mënyrë...
ceremonia funeralit TIRANË- Ka përfunduar ceremonia e funeralit të shkrimtarit më të madh shqiptar dhe kolosit të letërs...
Foto ilustruese VELIPOJË- Përmirësimi i rrugës në zonën turistike të Velipojës është procedura e radh&eum...
Kongoli TIRANË- Shkrimtari, Fatos Kongoli ka mbërritur në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, për t...
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme janë zbardhur emrat që kandidojnë për kreun e Gardës së Republikës....