Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme e Shqipërisë (SPAK) njoftoi të martën se e ka shkatërruar një organizatë kriminale të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës, në të cilën dyshohet se ishin përfshirë edhe ish-zyrtarë dhe gazetarë.
Në një njoftim për media, SPAK-u tha se kjo organizatë e kishte bazën në Elbasan, qytet në qendër të Shqipërisë, dhe shtrihej në vendet e Bashkimit Evropian dhe Amerikës Latine. Hetimi është bazuar në komunikimet e koduara në aplikacionin SKY/ECC, sipas saj.
Me kërkesë të SPAK-ut, gjykata ka caktuar masën e sigurisë për 21 persona, ndërsa për 18 persona paraburgim, në mesin e të cilëve edhe drejtuesi dhe anëtarë të grupit, një ish-zyrtar i lartë policie dhe një ish-gjyqtare.
Ish-zyrtari i policisë, Dedan Gjoni, është duke vuajtur dënimin për një tjetër rast bashkëpunimi me elementë kriminalë. Ndërsa ish-gjyqtarja, Pajtime Fetahu, ndodhet në arrest shtëpiak, pasi po hetohet për korrupsion.
Për një avokat është urdhëruar arrest shtëpiak, ndërsa për 2 gazetarë detyrim për t’u paraqitur në polici. Drejtuesi i kësaj organizate është Suel Çela, i cili pavarësisht masës së sigurisë së dhënë ndaj tij, ndodhet prej vitesh në kërkim.
"Kjo organizatë kriminale, në fokusin e saj kishte kontrollin e territorit, kryesisht në Shqipërinë e mesme, duke përdorur mekanizma të ndryshëm si dhe dhunë të vazhdueshme ndaj grupeve rivale kriminale. Organizata kishte si synim kryesor eliminimin fizik të anëtarëve të një grupi tjetër të strukturuar kriminal, i cili vepronte po në qytetin e Elbasanit", thuhet në njoftimin e SPAK-ut.
Sipas SPAK-ut, e gjithë veprimtaria e tyre financohej nga paratë që përfitoheshin nga trafikimi i lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt vendeve si, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda.
Prokuroria ka dokumentuar disa ngjarje kriminale ku është i përfshirë ky grup, duke nisur nga tentativa për vrasjen e një prej kundërshtarëve, sigurimi i kushteve dhe mjeteve për kryerjen e dy vrasjeve në vitin 2020, tentativa për trafikimin e rreth 930 kilogramëve kokainë nga Ekuadori në Evropë, në dhjetor të vitit 2020, si dhe të 466 kilogramëve kokainë në të njëjtën linjë, në janar të 2021.
Kjo organizatë ka ndikuar përmes korrupsionit në sistemin e drejtësisë, policisë dhe medias, tha SPAK. Prokuroria thekson se drejtuesit e kësaj organizate kishin korruptuar funksionarë të policisë dhe gjyqësorit, të cilët “duke shfrytëzuar pozicionin e tyre zyrtar e ndihmonin organizatën me informacione, duke ofruar lehtësira dhe ndikime në sistemin gjyqësor në këmbim të favoreve dhe përfitimeve materiale”.
Gjithashtu, përmes këtyre lidhjeve ndikonin tek gjykatësit me qëllim që të rëndohej pozita apo masa e dënimit ndaj anëtarëve të grupit kriminal që konsideroheshin si kundërshtarë të tyre. Drejtuesit e organizatës kanë synuar manipulimin e informacionit dhe ndikimin në opinionin publik përmes bashkëpunimit me dy gazetarë, vlerëson SPAK.
Prokuroria thotë se “kundrejt përfitimeve monetare të paligjshme, dy gazetarët kanë mbajtur qëndrime në media, si dhe kanë publikuar artikuj dhe video që keqinformonin dhe manipulonin opinionin publik”. Në lidhje me trafikimin e kokainës, SPAK nënvizon se organizata ka zbatuar një skemë komplekse të mbyllur të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Evropës.
"Kokaina transportohej e fshehur në produkte të ligjshme dhe tranzitohej në disa porte evropiane me destinacion shtetet si, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda, nga ku nxirrej, trafikohej dhe shitej me shumicë nga anëtarët e organizatës në tregun e narkotikëve në Evropë. Pjesa më e madhe e ngarkesave lëvizte me kontejnerë në porte të mëdha si Antverp, Roterdam etj", sipas SPAK-ut.
Prokuroria thekson se ka pasur tentativa për të kryer transport të lëndëve narkotike përmes aeroporteve të Belgjikës dhe Holandës. Paratë që përfitoheshin nga trafiku i kokainës investoheshin në blerjen e lëndës narkotike, ndërsa një pjesë në biznese që në dukje ishin të ligjshme. Operacioni është kryer në bashkëpunim me Europol, Eurojust si dhe me autoritetet e drejtësisë dhe ato ligjzbatuese të Francës, Holandës, Belgjikës dhe autoritetet italiane./REL
spak TIRANË- Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dha sot detaje mbi operacionin...
TIRANË- Pamjet e sherrit me thika mes dy studentëve në Qytet Studenti janë bërë publike. Siç shihet në videon e...
TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë nga momenti i vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi disa ditë më parë. Në pamjet e...
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga aksioni i Prokurorisë së Posaçme kundër grupit kriminal të Suel &Cced...
ELBASAN- Detaje të reja kanë dalë nga zbërthimi i operacionit të Prokurorisë së Posaçme në zonën e El...
Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani në shkollën Fan Noli në Tiranë është një nga krimet më të rënda t&eu...
Foto ilustruese FIER- Policia ka arrestuar 57-vjeçarin, i cili ditën e djeshme përplasi për vdekje me makinë një 61-vje&cce...
Foto nga vendngjarja FIER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në Fier, ku një grua ka humbur ...
Mediu TIRANË- Është mbajtur sot në GJKKO seanca e radhës ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, lidhur me tragjedin&e...
spak TIRANË- Me goditjen e grupit kriminal të drejtuar nga Suel Çela, Prokuroria e Posaçme ka njoftuar zbulimin e detajeve të ...