Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani në shkollën Fan Noli në Tiranë është një nga krimet më të rënda të ndodhura në sistemin arsimor në vend. Autori i kësaj vrasje Mario Përlleshaj ka qëlluar me thikë bashkëmoshatarin e tij, pas një sherri me motive të dobta, ndërkohë që ka mbetur dhe një i mitur tjetër i plagosur, Luis Meçaj, i cili ishte shok me Canin.
Deri në pak ditë më parë, mendohej se autori i vetëm i kësaj ngjarje është Përlleshaj, por dëshmitë e dhëna nga Luisi dhe babai i tij nxorën në pah një tjetër autor, Kledjon Bejkaj. Ky i fundit ishte shok i ngushtë me Përlleshajn dhe dyshohet se është një tjetër autori i ngjarjes që ka goditur me thikë Luisin pas shpine.
Por policia këtë dëshmi nuk e ka marrë për bazë edhe pse shumë fakte kanë nxjerr zbuluar ngjarjen e rëndë. Jo vetëm që nuk e kanë marrë parasysh, por dhe e kanë përgënjeshtruar dje. Ndërsa sot ai është dorëzuar vetë në polici. Fillimisht ka qenë babai i Luisit, i cili ka deklaruar se policia e ka marrë në pyetje djalin e tij pa psikologe për ti bërë presion që të mos përmend emrin e Bejkajt.
Kledjon Bejkaj është djali i një prej hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Maksim Bejkaj. Ndërsa nëna e Bejkajt, Nevila është Specialiste e Regjistrave dhe Statistikës pranë Prokurorisë së Posaçme. Ndërkohë që strukturat e posaçme të drejtësisë janë krijuar në vitin 2019 me qëllimin që të jenë të pavarura dhe në shërbim të qytetarëve dhe të të vërtetës, kjo nuk ndodhi kështu me vrasjen e 14-vjeçarit Cani.
Mediat kanë shkruar se për shkak të influencës së madhe të dy prindërve të tij, Bejkaj nuk është arrestuar nga policia edhe pas dëshmive publike në media. Ndërkohë që po ashtu është raportuar se dy prindërit duke shfrytëzuar influencën e tyre në sistemin e drejtësisë dhe policisë, kanë tentuar që ta nxjerrin jashtë vendit djalin e tyre, për ta shpëtuar nga përgjegjësia e vrasjes së një 14-vjeçari dhe plagosjes së një tjetri.
Por vetëm sot, sapo mediat kanë përmendur emrin e 14-vjeçarit dhe lidhjet e prindërve të tij, Kledjon Bejkaj është dorëzuar në polici. Sipas mediave, Bejkaj ka treguar në polici dinamikën e ngjarjes, duke theksuar se roli i tij në sherr ishte që të ndante, adoleshentët që po ziheshin. Ndërkohë që policia në një komunikatë të mëparshme për mediat ka deklaruar se Bejkaj nuk ndodhej në vendngjarje në momentin e vrasjes së Canit.
Pyetjet që ngrihen janë të shumta. Pse vetëm pasi i doli emri dhe lidhjet e prindërve të tij, Kledjon Bejkaj është dorëzuar në Polici? Pse policia nuk ka bërë punën e saj dhe të marrë dëshminë e Kledjon Bejkajt pas denoncimit të Luis Meçajt? A është ky rasti që tregon më së qarti faktin se drejtësia bëhet vetem nëse mediat ndërhyjnë duke bërë rastet publike? Ku qëndron morali i dy punonjësve të Strukturës së Posaçme, që duhet të krijojnë besim te qytetarët kur u besojnë hallet e tyre dhe del që tentuar që të fshehin ngjarjen kur prek familjen e tyre?
Deri tani duket se policia ka fshehur me qëllim një nga bashkëpunëtorët, ndërsa 2 punonjës të SPAK dhe BKH të paktën nuk kanë bashkëpunuar me Drejtësinë. Me e keqja është që ata janë vetë pjesë e Drejtesisë së reformuar dhe ky nuk është rasti i parë kur kjo drejtësi del zbuluar si shkelëse e ligjit./Dosja.al
Foto ilustruese FIER- Policia ka arrestuar 57-vjeçarin, i cili ditën e djeshme përplasi për vdekje me makinë një 61-vje&cce...
Foto nga vendngjarja FIER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në Fier, ku një grua ka humbur ...
Mediu TIRANË- Është mbajtur sot në GJKKO seanca e radhës ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, lidhur me tragjedin&e...
spak TIRANË- Me goditjen e grupit kriminal të drejtuar nga Suel Çela, Prokuroria e Posaçme ka njoftuar zbulimin e detajeve të ...
Elton Kila TIRANË- SPAK ka goditur grupin kriminal të drejtuar nga Suel Çela, teksa zbulon detaje nga ngjarjet kriminale. Janë zbardh...
TIRANA- Autori i dyshuar i vrasjes së bashkëmoshatarit Martin Cani në shkollën “Fan Noli”, 14-vjeçari Mario Pë...
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me operacionin goditjen e grupit kriminal ku u lëshuan masa sigurie pë...
pamjet pas termetit TIRANË- Sot, 5 vjet nga tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë dhe që mori jetën e 51 persona...
Foto ilustruese DURRËS- Një 50-vjeçar humbi jetën në mënyrë tragjike ditën e djeshme në Durrës. Më...
TIRANË- Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani ka marrë një rrjedhë tjetër, për shkak të dyshimeve se ngjarja nuk ka...