AKTUALITET

“Republika” e Ilir Xhakollit/ Kryebashkiaku i fal drejtorëve dhe familjarëve plazhin publik

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Qershor 2026, 19:14
“Republika” e Ilir Xhakollit/ Kryebashkiaku i fal drejtorëve

Pogradeci po përballet me një tjetër skandal që mban vulën e administratës së Ilir Xhakollit. Pas zhurmës për parkimet, betonizimin e qytetit dhe tokat e Drilonit, tani në qendër të akuzave është plazhi publik, i cili sipas banorëve po ndahet mes drejtorëve, familjarëve dhe njerëzve të afërt të bashkisë.

Në qytet flitet se djali i kryebashkiakut Ilir Xhakolli, së bashku me djalin e administratorit Fatmir Hamolli, kanë ngritur një aktivitet sezonal në zonën e plazhit, ndërsa biznesi, sipas pretendimeve, figuron në emër të një personi tjetër.

Po ashtu, emri i djalit të drejtorit të N.P.R-së, Arben Bektasha, lidhet me beach barin “Blanche”, një nga pikat më të frekuentuara gjatë sezonit veror. Ndërkohë, sipas qytetarëve, edhe familjarë të drejtorit të AMT-së, Markel Afesllari, vijojnë të shfrytëzojnë hapësira në plazh.

Në listën e emrave që qarkullojnë në qytet përmendet edhe Mikael Ymeraj, nipi i drejtoreshës së Arsimit, Anxhela Andoni, i cili sipas denoncimeve administron beach barin “TikTok” në vijën liqenore.

Por qytetarët ndalen veçanërisht te Enton Berberi, drejtori i Mirëmbajtjes dhe Punëve Publike. Sipas tyre, zaptimi i hapësirës publike nga ky zyrtar është ndër më të mëdhenjtë në qytet, duke kthyer një pjesë të konsiderueshme të plazhit në biznes privat.

Po ashtu përmendet Mariano Tasellari, i cili sipas pretendimeve të banorëve dhe bizneseve lokale, prej vitesh kontrollon shezllone në plazh, jo në emrin e tij, por përmes personave të tjerë.

Emri i Aleksandër Rusi lidhet me lokalin “Rusi Gelato” dhe një sipërfaqe të konsiderueshme shezllonesh buzë liqenit. Qytetarët pyesin se si janë siguruar këto leje, ndërsa në qytet përfliten lidhje të afërta me drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore.

Edhe kunati i punonjëses së sekretariatit të Bashkisë, Matilda Tollaku, sipas denoncimeve, prej vitesh shfrytëzon një hapësirë publike në një nga pikat më të rëndësishme të qytetit, duke vendosur tavolina dhe struktura në zonë të gjelbër.

Ndërsa njerëzit pranë pushtetit lokal gëzojnë metra të tërë plazh dhe hapësira fitimprurëse, shumë biznese të tjera ankohen se nuk arrijnë të marrin asnjë leje, edhe pse operojnë prej vitesh në zonat turistike.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë