AKTUALITET

Rikthehet në Kushtetuese padia për 'Durrës Yachts Marina', gjykata cakton më 10 Dhjetor seancën

I.A Përditësimi i fundit 26 Shtator 2024, 11:25

Rikthehet në Kushtetuese padia për 'Durrës Yachts

TIRANË- Në Gjykatën Kushtetuese rikthehet sërish shqyrtimi i padisë së opozitës për shfuqizimin e ligjit për miratimin e marrëveshjes të investimit strategjik në projektin e Durrës Yachts Marina. Kjo është padia e dytë që deputetët e opozitës depozitojnë në Kushtetuese. Gjykata ka vendosur më 10 Dhjetor 2024 mbajtjen e seancës së parë.

Në muajin qershor 2023, Gjykata Kushtetuese rrëzoi ankimimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për shfuqizimin e marrëveshjen që shteti shqiptar ka nënshkruar me kompanitë “Eagle Hills Real Estate Development Albanian Seaports Development Company, sh.a”, dhe “NSHMI Development L.L.c.” për zhvillimin e projektit.

Në vendimin e saj për rrëzimin e ankimimit Gjykata Kushtetuese vlerësoi se nuk ka juridiksion për të shqyrtuar kushtetutshmërinë e marrëveshjes ndërkombëtare. Sakaq në muajin prill 2024 grupi parlamentar i Partisë Demokratike dërgoi një tjetër padi në gjykatën Kushtetuese duke kërkuar shfuqizimin bazën juridike të projektit.

Në këtë padi, që shqyrtimi nis më 10 Dhjetor 2024, është kërkuar shfuqizimi i ligjit për miratimin e marrëveshjes mes këshillit të Ministrave dhe dy shoqërive të krijuara nga Emiratet e Bashkuara. Gjithashtu kërkoi shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit për transferimin e fondit të pasurisë së paluajtshme për zhvillimin e projektit.

Për zhvillimin e projektit priten të investohen 2 miliardë euro për ndërtimin e një porti jahtesh dhe një zone rezidenciale elitare, ku një nga lehtësitë është vënia në dispozicion e tokës prej 79 ha.

Projekti Durrës Yachts Marina ka marrë statusin strategjik, pas të cilit shteti shqiptar u bë bashkë-aksioner, pasi në dispozicion të projektit u vunë 79 ha tokë shtetërore. Si investitorë kompania ka përfituar lehtësi të shumta si përjashtimi nga taksa e infrastrukturës në ndërtim (4% e vlerës së shitjes dhe taksa e strehimit prej 3%).

Objekti i padisë së re

“1.Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën, si dhe me Marrëveshjet Ndërkombëtare, të Ligjit Nr.79/2022, datë 24.11.2022, “Për Miratimin e Marrëveshjes Kuadër Ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development Albanian Seaports Development Company, sh.a, dhe NSHMI Development L.L.c. në lidhje me projektin e investimit Strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”.

“Durrës Yacht Marina” është një shoqëri e përbashkët mes qeverisë shqiptare (33% përmes Albanian Seaports Development Company) dhe dy shoqërive nga Emiratet e Bashkuara (Eagle Hills Real Estate Development, sh.a., dhe Nshmi Development L.L.C”, me 67% së bashku) dhe po zbaton projektin me status strategjik “Marina dhe Jahtet e Durrësit”.

Gjithsej, parashikohet ndërtimi i gati 13 mijë apartamenteve (4 mijë në fazën e parë dhe rreth 8,600 në fazën e dytë), ndërsa do të këtë vetëm pak hotele me më shumë se 850 dhoma. Parashikohen vetëm 280 vende për jahte. 93% e sipërfaqes së ndërtimit të parashikuar do të jetë rezidenciale dhe nga 3.5% përkatësisht do të jenë hotele dhe sipërfaqe tregtare.

Investimi i parashikuar në fazën e parë është 595 milionë euro. Por, Kompanive investitorë u kërkohet që të mbajnë në llogaritë e tyre një shumë që korrespondon me tridhjetë për qind (30%) të financimit të nevojshëm për zhvillimin e sheshit të fazës 1, pra rreth 180 milionë euro, ndërsa mund të grumbullojnë të ardhura nga shitjet, apo të fusin bashkë financues të tjerë.

Paralelisht me ndërtimin e apartamenteve, parashikohet të kryhet dhe zhvendosja e Portit të Durrësit në Porto Romano, një proces që pritet të zgjasë me vite. Projekti parashikon edhe ndërtimin e hoteleve, me pesë yje dhe një tjetër me katër yje, me më shumë se 850 dhoma.

Punimet e projektimit për hotelin e parë pritet të fillojnë në tremujorin e parë 2023 dhe ndërtimi në tremujorin e fundit po të 2023. Pjesa tjetër është planifikuar në faza, bazuar në marrjen e tregut, sipas planit të biznesit.

Më 8 dhjetor 2022 kompania “Eagle Hills Real Estate Development” hapi zyrtarisht shitjet e apartamenteve, edhe pse nuk kishte nisur nga puna ngritja e godinave në komplekset rezidenciale.

Skema e pagesës për blerësit që prenotojnë apartamente, vijon të mbetet e njëjta referuar kontratës së “Marrëveshjes për prenotimin e interesit” që u shpërnda ditën e parë së nisjes së shitjeve të apartamenteve.

Shlyerja për totalin e vlerës së apartamentit vijon të jetë sipas skemës e ndarë në 7 këste. 3 prej këtyre kësteve apo 40% e vlerës së apartamentit paguhen para marrjes së lejes së ndërtimit e ndarë në 20% e çmimit të blerjes të paguhet brenda 5 ditëve nga nënshkrimi i Marrëveshjes Paraprake të Shitjes; 10% e çmimit të blerjes të paguhet jo më vonë se 3 muaj nga data e lejes së ndërtimit dhe 10% e çmimit të blerjes të paguhet jo më vonë se 6 muaj nga data e lejes së ndërtimit.

Pjesa tjetër e vlerës totale të apartamentit do të paguhet nëpërmjet 3 kësteve sipas skemës: 15% e vlerës para ose pas përfundimit të strukturës, 20% të çmimit do të paguhet para ose pas vendosjes së xhamave dhe 5% e çmimit të blerjes të paguhet brenda 5 ditëve nga data e nënshkrimit të kontratës së shitjes për transferimin e titullit të pronësisë së pronës.

Në ankandin e zhvilluar në korrik, për shitjet e apartamenteve në godina për të cilët nuk kanë filluar punimet, çmimet e apartamenteve në “Durrës Yachts Marina” arritën deri në 3,000 euro/m2 apo 10% më shtrenjtë nga ankandi paraardhës./Monitor.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë